• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema e milionave të oksigjenit/ Shefja e gruas së “Nikut” zvarrit tenderat e mëdhenj për procedura emergjence

12:29 : 07/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

Një nga bizneset më fitimprurëse gjatë vitit të fundit është oksigjeni spitalor. Dy firmat qe operojnë në Shqipëri kanë bashkëpunuar me njëra tjetrën, duke rrjepur shtetin dhe familjet, të cilët detyrohen që të kurojnë të afërmit në kushte shtëpie.

BoldNews ka hulumtuar disa procedura të tenderave të kryer nga Ministria e Shëndetësisë, apo Drejtoritë e Spitaleve Universitare, Rajonale apo Lokale. Ajo që bie në sy është se, megjithëse Covidi ka mbërthyer vendin prej 1 viti, sërish zhvillohen tendera emergjence kryesisht për blerjen e oksigjenit spitalor. Përse shefja (Manastirliu) e gruas (Luneda Sufali) së Nikut (Besnik Halili, administrator i GTS) i vonon firmat për tenderat e mëdhenj?!

Natyrisht, favorizohet “Niku i Ndragetës”, apo Nikët e firmës tjetër! Skema është shumë e thjeshtë, kjo e bazuar në dokumentet e vetë ministrisë apo të spitaleve; vonohen në maksimum procedurat e tenderit kryësor dhe bëhen disa tendera emergjence. Dhe, për “koiçidencë?!”, ai që fiton tenderat emergjentë fiton edhe tenderin kryesor. Skemë e mirëfilltë që do e kishin zili edhe grupet apo familjet mafioze italiane, influenca apo njerëzit e së cilave kanë hedhur rrënjë prej kohësh në Shqipëri. Madje, në nivelet më të larta të vendimmarrjes së pushtetit qendror dhe lokal.

Lexo edhe:

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

GTS, 200 mijë euro për 60 ditë në Durrës!

BoldNews ka hulumtuar prej disa muajsh procedurat tenderuese për blerjen e oksigjenit spitalor nga Ministria e Shëndetësisë, QSUT, Spitali Ushtarak, Shefqet Ndroqi apo nga spitalet rajonalë dhe lokalë. Ajo që bie në sy është se në këto tendera merr pjesë vetëm 1 kompani, ose GTS-ja e Nikut të Ndragetës ose Messer Albgaz. Në asnjë tender nuk ka pasur konkurencë, duke hedhur hije të forta dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Disa ditë më parë, GTS është shpallur fituese e një tenderi për blerjen oksigjenit nga Spitali i Durrësit. Procedura e ndjekur është me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, ndërsa objekti është “blerje oksigjen lëng për spitalin Rajonal Durrës me afat 60 ditë”. Në “garë” mori pjesë vetëm GTS-ja e cila edhe u shpall fituese, pasi kërkoi 21.676.800 lekë. Shërbimi kërkohej brenda 24 orëve. Por, ajo që ngre dyshime është pikërisht emergjenca e bërjes së këtij tenderi.

GTS, fituese edhe e tenderit kryesor?

Në tenderin e emergjencës, Spitali i Durrësit kërkon oksigjen për përiudhën 60 ditore, përkatësisht 160.000 litra. Afatet e lëvrimit është për një periudhë 60 ditore me kusht ndërprerjen e menjëhershme të furnizimit me qëllim lidhjen e kontratës bazë të procedurës standarde të prokurimit. Në fakt, prej kohësh, Spitali i Durrësit ka hapur tenderin blerje oksigjen ndarë në dy lote me afat 12 mujor. Fondi limit është 130.392.576 lekë. Por, nisur nga precedentët e mëparshëm në QSUT, edhe në Spitalin e Durrësit pritet që këtë procedurë ta fitojë GTS-ja. Në fakt, para pak javësh “Niku” i Luneda Sufalit fillimisht fitoi tenderin e emergjencës në QSUT me vlerë 1.5 miliardë lekë. Ndërkohë, disa ditë më vonë, ai fitoi edhe tenderin kryesor, atë prej 9 miliardësh. Por, a do të përsëritet e njëjta skemë edhe në Durrës?! Skema është identike, e orkestruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Etiketa: Manastirliuoksigjentendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet

18:52 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025
AKTUALITET

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ‘besnikët’ e Ballukut! Nga Evis Berberi, te Gentian Gjyli i ARRSH! Akuzat

17:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet

13:45 : 02/11/2025
Para

Melisa Lleshi zbulon nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me Andi Shehun

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com