• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE “rrëzon” portin 3D të Ramës, nga Dubai mbeti vetëm “darka e Nusretit”

20:06 : 04/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews

Zyrtarët e Bashkimit Europian në Tiranë deklaruan se po presin sqarime nga kryeministri Edi Rama për marrëveshjen e nënshkruar me fondin financiar “EMAAR” të Dubait për shndërrimin e portit të Durrësit nga industrial në vend-ankorim jahtesh, për një vlerë 2 miliardë dollarë.

Përtej gjuhës së drunjtë, burokratët e Brukselit e bënë të qartë që nuk e mbështetin aspak këtë nismë të qeverisë “Rama”, e cila mund të bjerë ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, të nënshkruar në vitin 2006.

Ajo që Brukseli pret nga Rama është shpjegimet nëse marrëveshja e tij me grupin arab është apo jo në përputhje, sidomos me nenet 71 dhe 74 të MSA.

Në këto nene, qeveria e Tiranës ka marrë përsipër që të mos diskriminojë ose të mos krijojë pengesa për investime të mundshme të kompanive europiane në Shqipëri, në rast se ato shprehin interes për sektorë të ndryshëm në vendin tonë.

Lexo edhe:

Aksident në Durrës, dyshohet për të plagosur

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore

Në rastin konkret, qeveria e Ramës ka nënshkruar një marrëveshje për shndërrimin e portit të Durrësit në port jahtesh me një kompani jashtë Komunitetit Europian, ndërkohë që Brukseli kërkon që në raste të tilla të zhvillohen procedura të hapura, transparente dhe të mos ketë favorizime për kompani të ndryshme, aq më tepër ekstrakomunitare.

Qëndrimi i Brukselit për marrëveshjen me fondin “EMAAR” pritet ta vendosë në vështirësi kryeministrin Edi Rama, i cili u detyruar të japë publikisht detaje për projektin “2 miliardë dollarë”, vetëm pasi një shpurë zyrtarësh të tij u kapën “mat” duke darkuar në restorantin luksoz të Nusretit, në Dubai.

Pamjet video, ku shfaqeshin duke shqyer mish “Nusreti” të ministrave Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, të biznesmenit Samir Mane e të tjerë shoqërues të tyre, e vendosën qeverinë e Edi Ramës në një pozitë të pafavorshme, vetëm pak muaj para zgjedhjeve.

Kryeministri Rama u mundua të justifikonte “luksin e Dubait” me faktin që zyrtarët qeveritarë po ndanin “një çapë bukë”, siç pëlqen ta përmendë Arben Ahmetaj, me drejtuesit e fondacionit “Emaar”, të cilët do të investonin 2 miliardë dollarë në Shqipëri.

Madje, sipas mediave pranë qeverisë, kjo marrëveshje “xhelozoi” edhe fqinjët, sidomos Greqinë, që shpresonte të merrte miliarda investime nga vendet arabe.

“Apologjia” e Ramës për ministrat dhe të tjerët, nxori në dritë ekzistencën e një marrëveshjeje për tjetërsimin e portit të Durrësit, e cila deri në atë kohë i ishte mbajtur e fshehtë opinionit publik.

Por, një marrëveshje Rama-“Emaar” ishte një patate e nxehtë, e cila nuk kaloi pa u vënë re nga Brukseli zyrtar.

Pas reagimit të funksionarëve të Bashkimit Europian, duket se nga Dubai do të mbetet vetëm “darka e Nusretit”.

Etiketa: DurresNusretprojekti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Durrës, dyshohet për të plagosur

18:12 : 18/07/2025
AKTUALITET

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore

15:12 : 18/07/2025
AKTUALITET

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

16:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

15-vjeçari polak bie nga kati i katër i banesës, përfundon në spital

10:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë 50-vjeçari

10:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Firmën e gjeti punonjësi”/ Qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë

21:09 : 16/07/2025
Para

Raporti i PE për Shqipërinë, Pollo: Rama nuk përmbushi kushtet për çeljen e negociatave

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com