2, 3 apo 6 fishuan pasuritë, Rama justifikon veten dhe ministrat: Është rritur vlera e pronave

Kryeministri Edi Rama justifikoi sot veten dhe ministrat, pas publikimeve në Birn, mbi 2, 3 apo 6 fishinin e pasurive të tyre.

Referuar publikimit të BIRN, sipas të cilit 2/3 e qeverisë nuk justifikojnë të ardhurat, Rama e konsideroi këtë si një shpifje, ndërsa justifikoi shtimin e pasurive me atë që e konsideroi si rritje të vlerës së pronës në Tiranë.

Ai tha se pasuria e banorëve në Tiranë është rritur përgjatë qeverisjes së Partisë Socialiste për shkak se pasuria e patundshme sot vlerësohet si asnjëherë më parë.

“Po të bësh kalkulimet del që vlera e pasurisë së ministrave është rritur, por po të shohësh fakte nuk lidhet më të ardhura monetare që nuk justifikohen”, tha Rama.

Duke iu drejtuar gazetarëve, Rama tha se ju nuk jeni as prokurorë as gjykatës.

“Dua t’ju informoj se në Shqipëria ka një institucione të veçantë që quhet Inspektorati i Lartë i Deklarimit të pasurive. Është një institucion i pavarur, një institucione ku të gjitha personat që merren me deklaratat e pasurive mbajnë përgjegjësi penale për çdo fshehje të fakteve dhe përtej kësaj, ky institucion përpara se ne të vinim në qeveri bënte kontrolle të përgjithshme dhe me short bënte kontrolle të imta që janë njësoj si kontrollet e vettingut, për çdo detaj. Pasi kemi ardhur në qeveri, bën kontrolle të imta për gjithë ne. Nëse do të shikoni dok e kontrollit të pasurisë të familjes time janë faqe e faqe të tëra dhe nëse do të shikoni dosjen e deklaratave dhe të gjitha faturave do tju duhen ditë.

LEXO EDHE  Shqiptarët e majtë të rithemelojnë Partinë Socialiste

Ku banoni ju personalisht? Në Tiranë. E dini që pasuria juaj është rritur vitet e fundit, si banore e Tiranës, sepse në deklaratën e pasurisë nuk janë vetëm të ardhurat monetare por edhe pasuria e patundshme dhe vlerë a kësaj të shqiptarëve është rritur si asnjëherë më parë gjatë qeverisje tonë. Qeveria ka bërë disa herë për rivlerësim të pasurisë. Është lajm 100% i rremë!

Është produkt i dembelizmit aktiv. Elementi i fundit është: deklarata e pasurisë ka një pjesë publike dhe një pjesë konfidenciale, nëse nuk sheh këtë të fundit nuk e kupton dot. Jini shumë të qetë që jeni shqetësuar nga ky lajm sepse është e pamundur të ekzistojë e shkruar, e deklaruar një pasuri e pajustifikuar”, tha Rama.