• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria nuk ndalet, tjetër konçesion për karburantet. Tri kompani do të ofrojnë shërbimin e monitorimit të transaksioneve të hidrokarbureve

09:35 : 01/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Pak muaj para zgjedhjeve, në QBZ është miratuar një tjetër vendim për një konçesion të ri në sektorin e hidrokarbureve.

Tri kompani do të bëjnë monitorimin e vëllimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve.

Koncesioni ka një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe do të zgjasë 10 vite. Kjo bën që tarifa që do të paguhet për konçesionin të reflektohet në çmimin final që shitet karburanti për qytetarët.

Ndonëse në Fletoren e Botimeve Zyrtare VKM-ja është publikuar së fundmi, ajo është miratuar në datën limit që i lejonte ligji qeverisë për të miratuar konçesionet, pikërisht më datë 24 dhjetor 2020.

VENDIMI

Lexo edhe:

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

Ky vendim përcakton: a) metodologjinë e sistemit të fiskalizimit të transaksioneve tregtare në sektorin e hidrokarbureve; b) procedurën e ofrimit të instalimit dhe të mirëmbajtjes së sistemit të monitorimit nëpërmjet operatorëve privatë, të autorizuar nga autoritetet përgjegjëse, sipas kërkesave dhe procedurave të parashikuara në këtë vendim;

c) detyrimin ligjor që të gjithë tatimpaguesit, që tregtojnë me shumicë dhe/ose pakicë naftë dhe produkte të saj dhe gaz natyror të lëngshëm (GNL) në format e tregtimit, përfshirë skemat e vogla të GNL-së (SLNG) dhe impiantet e gazit natyror të komprimuar (CNG), të pajisen me mjete dhe sistem elektronik të kompjuterizuar për regjistrimin dhe qarkullimin e produkteve të tregtuara prej tyre;

ç) mënyrën e funksionimit të sistemit të monitorimit dhe të komunikimit me administratën tatimore;

d) kriteret për pajisjen me autorizim të shoqërive që ofrojnë sisteme të tilla nga autoritetet përgjegjëse, afatet dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë operatorët e autorizuar, nivelin.

AKUZA

Në lidhje me këtë koncesion ka reaguar edhe eksperti i ekonomisë, përfaqësuesi i Nismës Thurje, Pano Soko. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soko shkruan se fituesit e koncesionit ishin të paracaktuar.

“Kanë nxjerrë një VKM (nr. 1185, më 24 dhjetor të 2020-ës) ku për hir të procesit të fiskalizimit, kanë prodhuar një koncesion të ri, me tri kompani që do të ofrojnë shërbimin e monitorimit të vëllimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve për nja 10 vjet.

Domethënë historia shkurt, me anë të kësaj VKM-je, do t’iu japin tri kompanive të drejtën ekskluzive për të fituar diku rreth 100 milionë euro për 10 vjet, me këtë justifikim.

Natyrisht kjo vlerë do t’i ngjishet çmimit të naftës dhe natyrisht do të jemi ne që e paguajmë. Dhe siç e do zakoni në të tilla raste, kompanitë që do të fitojnë koncesionin janë gjetur më parë, mos të them janë gjetur para se të lindte koncesioni.

Madje te VKM-ja ua kanë shtruar dhe rrugën gati që mos kenë konkurrencë, pasi kanë hequr me urdhër nga gara gjithë kompanitë që kanë pasur kontrata më parë, që domethënë kanë hequr nga gara ato që kanë infrastrukturën gati dhe që mund të ofronin një çmim më të ulët, të paktën të na rëndonin pak më pak te xhepi.

Po jo, meazallah… s’bëhet llaf. Tri kompani të reja fringo aty, që t’iu paguajmë dhe investimin. Kokës aty, se populli i paguan lekët, se Kryeministri e merr naftën pa lekë për vete.

S’e di se si flenë natën këta, po jam i bindur që këta mendojnë se do të vdesin në pushtet, që mos të kenë fare frikë.

Se vetëm në këtë rast, me këtë VKM, kanë shkelur nja 3-4 ligje. Ligji për fiskalizimin nuk lejon dhënien e shërbimeve publike te privati. Këta s’pyesin hiç, e shkelin dhe s’pyesin, e japin shërbimin me VKM, varja ligjit.

Ligji thotë duhen bërë konsultime para miratimit, këtyre s’ua ndjen hiç. E kështu me radhë kanë shkelur ligjin për metrologjinë, ligjin për menaxhimin financiar etj., etj. Po si s’kanë fund ore.

Edhe kockën do t’ia bluajnë këtij populli. E kam thënë dhe herë tjetër, nëse shkoj në Parlament, gjysmën e kohës do të ma hajë komisioni hetimor për këto koncesionet.

Ju premtoj që do të shihni dhe dëgjoni çudira në atë komision, edhe ju, edhe SPAK-u”, shkroi Soko./Panorama

Etiketa: koncesionqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Toka në “duar të huaja”

10:06 : 10/07/2026
RAJONI

LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin

15:27 : 06/07/2026
AKTUALITET

Ndërprerje e tubimit? Aktivisti: Protestat do vijojnë deri në dorëheqjen e qeverisë Rama

20:02 : 28/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Manja “në hapat” e Ramës: Ka kontratë deri në 2029

17:59 : 28/06/2026
Para

Zgjedhjet/ Basha firmos sot koalicionin me Kryemadhin

TË GJITHA

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

18:31 : 16/07/2026

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi /EMRI

18:20 : 16/07/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë “Sori-Al”

18:15 : 16/07/2026

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë /EMRAT

18:03 : 16/07/2026

OBSH paralajmëron: Nxehtësia ekstreme po kthehet në një rrezik serioz për shëndetin

17:59 : 16/07/2026

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026

Administrata Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

17:47 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş