Plehrat bëjnë “pis” Lali Erin/ Pas Fushës, edhe Abazi fiton 8 mln USD me skemën e ofertave “0” lekë

Nga Boldnews.al

Disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, Lali Eri ka vendosur të hapë “thesin” për kompanitë e preferuara. Ai ka shfrytëzuar tenderat e majmë të pastrimit të kryeqytetit për të kënaqur oligarkët që i kanë qendruar nga pas. Duke qenë përfaqësuesi politik i qarkut, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka një armatë të tërë punonjësish.

Të gjithë në shërbim të “klientëve” këto javë, teksa kanë filluar edhe “qokat” e fundit. BoldNews ka siguruar dhjetëra dokumente të tenderave të pastrimit të Tiranës, dokumente të cilat bëjnë “pis” Lali Erin.

Kompania “Fusha” ka fituar lotin IV të pastrimit, me një vlerë plot 10 milionë USD. Disa javë më parë, BoldNeës publikoi dokumente ku kjo kompani fitoi pa garë plot 500 mijë euro për vetëm 73 ditë.

Kontrata që u firmos më 31 dhjetor 2020 ishte paralajmërimi se tenderi i majmë do të fitohej pikërisht nga kjo kompani. Dhe ashtu ndodhi, ku kësaj herë “Fusha” do të përfitojë plot 10 milionë USD.

Ndërkohë, pas “Fushës”, radha i ka ardhur kompanisë “Alko Impex”, me administrator Arbër Abazin, nipin e deputetit Sadri Abazi. Ashtu si edhe dy lotet e tjera, edhe Abazi e ka fituar me të njëjtën skemë, ku dy firma kanë ofruar “0” lekë. Ndërkohë, ajo që ka ofruar më pak, është skualifikuar.

Nipi i Abazit, 600 USD më shumë …

Sipas dokumenteve, kompania “Alko Impex General Construction” është shpallur fituese e lotit III. Në këtë lot ka pasur një fond limit prej 772.477.256 lekë, buxhet i venë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës.

Shërbimi do të jetë 3-vjeçar, ndërkohë duhet rinovuar çdo vit. Mësohet se në këtë lot kanë marrë pjesë 5 kompani, ku dy të parat, “Kevin Construksion” dhe “Pastrime Silvio” nuk kanë paraqitur ofertë. Ato kanë kanë pasur “0 (zero) lekë”. Ndërkohë, kompania BOE “Victoria Invest” dhe “Duka” kanë ofruar 696.285.790 lekë. Kompania e katërt në garë ka qenë “Alko Impex…”, e cila ka ofruar 753.947.387 lekë pa TVSH.

Në fund, ofertë ka pasur edhe kompania “Fusha”, me ofertë 772.096.222 lekë. Oferta më e ulët, ajo e “Victoria Invest” është skualifikuar, me argmentimin se nuk pa pasur vërtetim nga fusha e depozitimit të mbetjeve. Përse duhet një vërtetim i tillë? Që të ketë vendimmarrje koncesionari!

Gjithashtu, këto firma u skualifikuan me argumentimin se nuk kanë kontenierë. Dhe në fund, nipi i deputeti u shpall fituese, pavarësisht se oferta më e ulët ka qenë rreth 600 mijë USD më pak.

Fusha, 10 mln USD pa garë!

Pastrimi i Tiranës ka qenë një nga problamatikat e hershme, ku bashkiakët dhe zyrtarët qendrorë kanë futur thellë duart në paratë publike. Qindra miliona euro janë shpenzuar për pastrimin dhe landfillin, para’ të cilat kanë dalë nga taksat vendore dhe qendrore.

LEXO EDHE  Emri/ U aksidentua një ditë më parë, humb jetën 34-vjeçarja

Drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, ashtu si eshe mafia italiane, është përqendruar te plehrat, një biznes “i pistë” që pasuron çdokënd, nga ai që harton dokumentet e deri te kontraktori që pastron apo ai që sistemon, me djegje apo me groposje. Një nga zonat më problematike në Tiranë ka qenë zona IV, zonë e cila është pastruar nga kompania “Fusha”.

Disa ditë më parë, BoldNeës publikoi se kjo kompani është shpallur sërish fituese në këtë zonë. Pasi mori pa garë 500 mijë euro në fund të vitit 2020, e njëjta kompani, drejtuesit e së cilës njihen për miqësinë e veçantë me Veliajn, është shpallur fituese edhe kësaj herë.

“Fusha” ka marrë pjesën më të madhe të fondit prej më shumë se 30 milionë dollarëve për pastrimin. Fondi për zonën IV ka qenë 906.755.115 pa TVSH, (me TVSH 10 mln USD). Kohëzgjatja e kontratës është 3 vite, ndërsa çdo operator do të rinovojë kontratën çdo 1 vit. Në këtë lot kanë marrë pjesë 4 firma.

Por, ajo që bie më sy është se dy kompani kanë qenë fiktivisht në garë, pasi kanë ofruar “0” lekë. Një skemë e njohur në procedurat publike, ku kompani të veçanta marrim pjesë vetëm sa për plotësim numri. Mësohet se “Kevin Construksion” dhe “Pastrime Silvio” kanë ofruar “0” lekë.

Kjo e fundit ka bashkëpunuar edhe në raste të mëparshme me firmën “Fusha”, kryesisht në mirëmbajten e sheshit “Skëndërbej”. Dhe, kësaj here, ka dorëzuar vetëm letrat në këtë tender. Në tender “Fusha” ofroi 861,648,872 lekë, ndërsa “Korsel”, 891,799,337 lekë pa TVSH. Në fund, kompania “Fusha”, u shpall fituese.

LOTI 1; Fituesi garoi me oferta “0”

Krahas lotit IV, Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin edhe të lotit I. Fondi për kërë lot ka qenë 559,686,066 lekë pa TVSH. Edhe ky lot ka të njëjtën kohë, 3 vjet, ndërsa çdo vit duhet të rinovojë dokumentet. Në këtë tender futën dokumentet firma “Kevin Construksion”, e cila kishte ofertë “0” lekë.

Gjithashtu edhe “Pastrime Silvio”, ofroi “0” lekë, firma të cilat u përdorën si koperturë në këtë tender. Ofertë të vlefshme pati vetëm kompania “Ante-Group”, me 553,701,525 lekë. Pra, fituesi ka lënë “rrugës” vetëm 60 milionë lekë të vjetra mga fondi limit. Skema është e njëjtë, ku kompani të caktuara garojnë vetëm fiktivisht, duke u tërhequr në momentin e fundit.