• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shëndetësia, spitali qyl teneqe dhe premtimet badihava të Ramës

15:35 : 22/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndërsa ishte përpara presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, kryeministri Edi Rama nuk e përmbajti veten nga “emocionet e thella”, kur mësoi se qeveria turke do të ndërtonte një spital në Fier brenda tre muajsh. Aty bëri një gabim ndërsa sfidoi Erdogan se do vinte bast se ishte e vështirë të ndërtohej aq shpejt, kjo vepër e “madhe” njëkatëshe me materiale parafabrikate…

Për një musliman si Erdogan, basti është haram, por Rama e bëri atë “gabim” duke mos menduar gjatë, sepse ai spital i vlen për fushatën e 25 prillit, qoftë ajo edhe një karabina e sajuar në një periudhë të shpejtë. Kjo është derexheja ku ka rënë qeveria, e cila para premtimit për “shëndetësi falas” në vitin 2013 kur mori pushtetin, sot vjen me një bilanc të një shëndetësie të mbytur nga mitmarrja në spitale dhe korrupsioni marramendës në konçesione të përfunduara në duart e pak oligarkëve.

Me një spital qyl po tenton të mbajë një fushatë të lodhur përsa i përket çështjes shëndetësi, sepse kushdo qytetar që nuk i ka mundësitë të kurohet jashtë vendit, apo në spitalet tona private e ka të qartë se çfarë ndodh në ngrehinën shtet. Po e përjetojnë edhe më shumë këtë kohë ku për shkak edhe të pandemisë ka dalë mbi sipërfaqe gjithë ai llum që ziente prej kohësh.

Qindra milionë euro janë hedhur për konçesionet në shëndetësi, por shërbimi nuk ka ndryshuar. Mitmarrja gjithashtu është rritur frikshëm ku përveç mjekëve të partisë që mbulojnë pazaret me tesërën e Rilindjes, po ngjyejnë gishtat deri tek pastrueset apo infermieret.

Lexo edhe:

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Shërbimi mungon, por para e madhe është hedhur. Në këtë fushatë Rama po premton atë që nuk e bëri për tetë vite, jo se i mungoi koha, por ky është koncepti i qeverisjes, duke lënë pas një shëndetësi të sëmurë deri në gjenezë me izmin e vetë pushtetit, që oazin e sistemit shëndetësor e pa si mënyrën më të mirë për të futur konceptin shkatërrimtar të konçesioneve.

Ndërsa në Fier sapo ka dalë në spiërfaqe karabinaja e spitalit qyl, Rama e ka si “teqenë” ku falet disa herë në muaj e madje do ta intesifikojë më shumë këtë ritual prej jeniçeri, që me gjuhën e propagandës dhe shpesh të shpatës po tenton ti presë “gjuhën” kritikëve që kanë kaluar mbi kurriz sistemin tonë shëndetësor.

Nga ai “spital teneqe” Rama po premton një reformë të thellë ku sipas tij nuk do të ketë më mjekë, infermierë apo deri edhe pastruese që bëjnë pazar me jetët e qytetarëve. Premton edhe koncept tjetër në shëndetësi, a thua se nuk i dolën tetë vite për ta reformuar. Këto premtime badihava mund ti kthehen në boomerang, pasi sa herë përmendet fjala shëndetësi bilancet e tij janë të frikshme. Për vitin 2020 Janë rreth 6000 vdekje më shumë krahasuar me vitin 2019 dhe kjo ka një arsye të frikshme që pandemia po menaxhohet në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ata të vdekur më shumë nuk janë vetëm statistikë votash për qeverinë, por dhimbje që ka prekur çdo familje e cila në pamundësi finaciare për ti dërguar të afërmit për kurim jashtë vendit u bënë dëshmitarë sesi lanë jetën në dyart e spitaleve, apo akoma më rëndë pa pasur mundësinë të marrin trajtimin e duhur shëndetësor.

Etiketa: premtimeRamaspitale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

Aksident fatal, humb jetën shqiptari në Greqi

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com