• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kolapsi nga covid nuk mbulohet me “Merhaba arkadash”!

18:37 : 16/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndërsa në Spitalin Infektiv në Tiranë mbi 45 autoambulaca mbanin radhë me të sëmurë brenda që mezi merrnin frymë, në pritje të një shtrati më pavionin e covid, kryeministri Edi Rama shoqërohej drejt Shkodrës me një shpurë automjetes policie dhe garde, edhe më të shumtë në numër se autoambulacat me pacientë.

Donin sigurinë e kreut të qeverisë që u prit me protesta nga banorët e përmbytur, por kjo nuk e pengoi kreun e qeverisë që të jepte shfaqjen e radhës me një grusht vaksinash që u shpërnda në në Shkodër.

Plot 300 vaksina shkuan në këtë qytet, që do të vlejnë për vaksinimin e 150 personave, ku 45 janë për personat e shtëpisë së të moshuarve dhe 105 për personelin e përzgjedhur mjekësor në spitalin e qytetit.

Por më shumë se për atë grusht vaksinash, Rama shkoi për spektaklin propagandistik. Injeksioni do të kryhet në Pallatin e Sportit, që është mbushur me postera të mëdhenj me diçiturat: “Shqipëria vaksinohet”.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Nëse do i besohej propagandës qeverisëse, çdo shqiptar do ishte i “lumtur” që jeton në këtë vend, që për nga menaxhimi sipas disa syresh në Rilindje përfshi edhe ministra, qeveria shqiptare ia ka kaluar edhe Gjermanisë, Francës, Italisë apo edhe vetë SHBA-së në mënaxhimin e pandemisë…

E vërteta vret, dhe ajo duket qartazi në oborret e spitaleve covid, ku autoambulancat qëndrojnë në pritje, duke i përngjarë “arkivolëve lëvizëse”, ndërsa spitalet brenda janë të tejmbushur me paciantë, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kolapsi tashmë është e vetmja fjalë që mund të thuhet për sistemin e shëndetësisë në lidhje me trajtimin e të sëmurëve me covid. Në Tiranë ku ndodhen tre spitale nuk ka më shtretër të lirë, ndërsa kërkesat për shtrim janë mjaft të larta. Po mendohet hapja e spitaleve rajonale, por aty mungojnë mjekët specialistë, si infeksionistë, epidemiologë dhe reanimatorë. Përveç burimeve njerëzore ka mangësi të theksuara edhe në apartura mjekësore, aq të nevojshme për kontigjentin e të shtruarve me covid.

Megjithatë kryeministri e ka marrë mjaft lehtë, pasi ka futur në trupin e tij të dyja dozat e vaksinës Pfizer, sot nuk deklaroi asgjë për kolapsin nëpër spitale.

Përkundrazi, me një fytyrë që shprehte as lumturi e as mërzi, por dukshëm papërgjeshmëri, bëri një ndalesë në Laç, aty ku thuhet se po punohet për ndërtimin e spitalit, objekt i shkatërruar që në nëntorin e vitit 2019, por që ende nuk ka hapur themelet.

Intersante se çfarë mendon kreu i qeverisë në kokën e tij dhe kush është problem në të vërtetë zbulohet nga biseda e zhvilluar në Laç: Rama: Ajo fasada përballë spitalit të rregullohet. Të lidhet me godinën… Zbatuesit e projektit: Patjetër! Rama: Merhaba!’-përshëndet një punonjës turk.

E rëndësishme për të ishte fasada e spitalit që është vetëm një 3 D në kokën e tij dhe nuk ka rëndësi tjetër se sa shtretër do të ketë, çfarë pajisjesh do të vendosen dhe mbi të gjitha me çfarë personeli do të funksionojë ku shumë mjekë dhe infermierë kanë marrë arratinë drejt Gjermanisë dhe specialistët mungojnë në çdo spital rajonal.

Etiketa: COVID 19deshtimkolapsmenaxhimiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
Para

Nuk ishte asteroidi/ Ja nga se u zhdukën dinosaurët

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com