Gjashtë raste pozitive janë regjistruar në një shkollë në fshatin Buçimas në Pogradec.
5 mësues, 1 sekretare, 1 sanitare dhe 3 nxënës kanë rezultuar së fundmi pozitivë me COVId-19, teksa të gjithë këta janë karantinuar.
Raportohet se u është marrë tamponi edhe kontakteve të afërta të këtyre personave, teksa deri më tani mësuesit nuk janë zëvendësuar.
Mësohet gjithashtu se në ditët në vijim DSHP e Korçës pritet të marrë një vendim për këtë shkollë.
Rastet aktive me COVID-19 vijojnë në Korçë, teksa janë momentalisht 948 të tilla