• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Një “imunitet rajonal”? Pse Azia e ka shmangur më të keqen nga Covid-19

23:57 : 16/01/2021
në BOLD BLOG, BOTA, SHENDETI

Nga Yann Ruso

Tokio – Është një nga misteret më të mëdhenj të pandemisë Covid-19. Vendet në Azinë Lindore u prekën nga koronavirusi disa javë para Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, e megjithatë ato ishin më të afta që ta zbulonin dhe t`a kalonin krizën shëndetësore. Pavarësisht disa valëve goditëse të pandemisë, shifrat sa i përket numrit të vdekjeve ishin shumë më të ulëta sesa në Perëndim.

Së bashku, 10 vendet anëtare të ASEAN (Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tailanda, Brunei, Vietnami, Laosi, Birmania dhe Kamboxhia), dhe vendet e zhvilluara të Azisë Verilindore (Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani), kanë regjistruar vetëm 44.000 vdekje të lidhura me Covid-19, që prej janarit të vitit 2020.

Pra 2.4 për qind të 1.8 milion viktimave në të gjithë botën. Kjo shifër është më e vogël se 65.000 vdekje të regjistruara në Francë. Dhe për t`a vënë në perspektivë këtë krahasim,

me 2.3 miliardë banorë, Azia Lindore përbën 30 për qind të gjithë popullsisë botërore.

Lexo edhe:

Rama po planifikon 20 qendra për emigrantë nga Azia, PD: Pazar personal, rrezik për vendin

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

Pavarësisht nga niveli i zhvillimit apo fuqia e shtetit të tyre, të gjitha territoret në këtë rajon kanë regjistruar një numër jashtëzakonisht të ulët të vdekjeve për 1 milion banorë. Raporti është 0.36 në Vietnam, 0.29 në Tajvan dhe 3.4 në Kinë. Kamboxhia dhe Laosi nuk kanë identifikuar asnjë viktimë të vetme në 11 muaj.

Për krahasim, numri i të vdekurve në Francë është 970 për 1 milion banorë, ndërsa në Shtetete Bashkuara ka arritur në 1.034 viktima për 1 milionë banorë. Japonia dhe Koreja e Jugut, janë përballur nga nëntori me një shtim të numrit të infektimeve. Por gjithsesi, mbetet një numër shumë i kufizuar i rasteve.

Në një nga ditët e saj “më të këqija”, 31 dhjetor 2020, Japonia identifikoi 4520 raste pozitive në126 milion njerëz. Ndërsa më 20 dhjetor, Koreja e Jugut theu rekordin e saj me 1.097 raste pozitive në 24 orë. Në fillim të janarit 2021, këto dy vende kishin regjistruar një total prej 4.284 vdekjesh që nga fillimi i pandemisë, më pak sesa numri më i madh i viktimave në SHBA në një ditë të vetme.

Kjo diferencë e madhe e Azisë dhe pjesës tjetër të botës, ka gjeneruar muajt e fundit një mori bisedimesh mbi “paaftësinë” ose “efektivitetin” e qeverive të ndryshme, ndërsa të tjerët flasin për një “disiplinë” të pabesueshme,apo për një “veçanti kulturore” të popullatave në Lindje.

Madje, disa analistë televizivë tallen me “autoritarizmin” e supozuar të kryeqyteteve aziatike si Pekini. Por në realitet, shumë vende në rajon i kanë mbijetuar krizës, pa shkelur kurrë liritë themelore të qytetarëve të tyre. Për shembull, në Japoni nuk është vendosur asnjë kufizim ndaj popullatës.

Në Korenë e Jugut, asnjë kufizim i lëvizjes nuk është zbatuar në të gjithë vendin. As Tajvani nuk ka zbatuar ndonjë bllokim të plotë. Në gjithë kontinentin aziatik, njerëzit pranuan shpejt të mbanin maska pa diskutuar shumë, pasi vendosja e kësaj mase mbrojtëse ishte tashmë praktikë e zakonshme në Japoni dhe Korenë e Jugut.

“Dallimet e mëdha me Perëndimin, kanë qenë mbylljet e rrepta të kufirit, dhe testimi rigoroz i njerëzve të infektuar, qofshin ata të sëmurë apo simptomatikë”- thotë profesor Teo Jik Jing, dekan i Shkollës së Shëndetit Publik në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Por ndërsa konfirmojnë peshën e faktorëve socio-politikë, shkencëtarët janë ende të habitur nga performanca e jashtëzakonshme e Azisë, dhe tani po reflektojnë mbi një shpjegim të një natyre më mjekësore. Po sikur popullatat aziatike të jenë natyrshëm më rezistente ndaj koronavirusit?

A mund të ketë një lloj “imuniteti aziatik” të shkaktar nga epidemitë e kaluara, apo edhe tiparet gjenetike? Në Tokio, një numër studiuesish janë të bindur mbi vlefshmërinë e këtyre hipotezave. Në përpjekje për t’i konfirmuar ato, Tatsuhiko Kodama, nga Universiteti i Tokios, ka analizuar përgjigjen imune të më shumë se 100 njerëzve të infektuar me koronavirus në Japoni, këto muajt e fundit.

Ai u befasua kur zbuloi nivelin e lartë të një lloji të veçantë të antitrupave në gjakun e të gjithë pacientëve të tij.Zakonisht, kur një pacient sulmohet nga një substancë e huaj e panjohur, sistemi i tij imunitar gjeneron në fillim një antitrup të quajtur “IgM” për të mbrojtur veten ndaj virusit.

Disa ditë më vonë, kur sistemi i tij imunitar e ka neutralizuar sulmin e parë dhe ka nisur të ndërtojë një memorie imune, ai do të gjenerojë një lloj të dytë të antitrupave të quajtur “IgG”.

Sipas studiuesit, popullatat e Azisë Lindore, kanë zhvilluar natyrshëm një formë rezistence ndaj SARS-CoV-2.

Kjo,pasi ata tashmë janë ekspozuar gjatë gjithë jetës së tyre, ndaj një morie “kushërinjsh” të tjerë më pak të egër të koronavirusit. “Nuk është vetëm MERS apo SARS, por shumë viruse të tjerë të një lloji të ngjashëm që qarkullojnë. Kjo shpjegon se përse numri i të vdekurve është kaq i ulët në Azinë Lindore”-thotë ai. / “Les Echos” – Bota.al/

Etiketa: aziaCovidimuniteti rajonal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama po planifikon 20 qendra për emigrantë nga Azia, PD: Pazar personal, rrezik për vendin

16:15 : 05/12/2025
BOTA

Vaksina anti-Covid i shkaktoi paralizë një gruaje, Gjykata italiane njeh rastin e parë

11:57 : 15/10/2025
AKTUALITET

Rezultojnë mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

20:08 : 30/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
AKTUALITET

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025
BOTA

Arrestohet në Itali kinezi i dyshuar për spiunazh ndaj kërkimeve për vaksinat Covid në SHBA

15:26 : 08/07/2025
Para

Biden emëron diplomatë veteranë në poste të larta në DASH

TË GJITHA

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom