• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çudi më vete ne shqiptarët

23:51 : 26/12/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Ilir Levonja

Sot shqiptarët janë plot mllef karshi një performance në festivalin e këngës në televizionin shqitar. Po sillen në atë farë feje sa të krijohet përshtypja sikur nuk kanë parë kurrë llokume me sy. Në fakt nuk është kjo. Se, janë më shumë nga ajo që hiqen, kanë e parë e shohin ditë e natë.

Janë më pak shenjtorë nga ajo çfarë tregohen. I njohin njëri-tjetrit ato që nuk duken, por indinjohen nga ato që shohin. Eshtë një absurditet ashti ynë. Habiten edhe për faktin se e konsiderojnë televizionin shqiptar, si kombëtar. Por vetëm e konsiderojnë, se numrin rendor janë kanë harruar. Dhe megjithëse e konsiderojnë të tillë, nuk e shikojnë fare. Shikojnë privatet.

Madje kombëtarin e kanë varrosur për së gjalli. Ta thonë sysh, kush po e shikon tvsh-ën. Madje tvsh-ën e dikurshme e kanë zëvendësuar me tvsh taksë. (Taksa, tatimi mbi vlerën e shtuar). Dhe ajo që është më banalja, festivalin vjetor të këngës, e konsiderojnë zhele. Ca për ideologjinë e djeshme, ca për hatërmbetjet, ca për mungesën e kulturës në raport me brezat. Ca për shijet globale dhe suksesin e kërkuar në skenat e huaja. Madje mund të thuash pa frikë se, shqiptarët më shumë ndjekin Sanremon e Italisë se Festivalin kombëtar të këngës në Rtsh. Shqiptarët ndjekin më shumë Këngën magjike, se sa atë në Rtsh, si Festivali tradicional i shqiptarëve për më shumë se gjysmë shekulli.

Pra është një indinjatë e kot, një indinjatë bajate për faktin se Rtsh-ës ia kemi bërë të gjithë në kokë. Cilado parti që vjen e ka dashnore. Dhe më e neveritshmja është se kushdo gjoja intelektual që vjen në krye, me gjoja kulturën e integrimit, ja lëron nënën Rtsh-ës, mallkuar tradita, i lëpijnë koqet e shefit në qeveri se i dha punë. Po mund të përfitojnë edhe ndonjë fond nga i cili edhe bëjnë gjoja punë, por nxjerrin edhe ndonjë lekë.

Lexo edhe:

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

Shqiptarët protestojnë edhe në Hagë: Rama jep dorëheqjen

Bota e përqindjeve është magji më vete. Të gjen agu i herët me vilë në Golem a gjirin e Lalzit. Të kesh bindje politike nuk është krim, krim është bësh si do shefi në krye. Dhe të argumentosh me gjoja kulturë për të drejtën e fortë të shefit për të bërë krime. Pavarsisht statutit tënd, të institucionit apo Kushtetutës së vendit. Por edhe ashtit të intelektualit. Dhe Shqipëria e gjorë i ka me shumicë intelektualët e tillë. Rtsh-ja nuk ka faj, po e mbysni.

Do vëmendje. Nuk mbahen festivalet kombëtare ndryshe. Nuk justifikohen pagat e vogla në raport me ato në Klan apo TopChanel. E sa të tjerë që të shqyejnë. Nuk mbahen lajmet me lukun e Dhimitër Gjokës. Mos bëni sikur u turpëruat. Se jo të gjithë e keni ndjekur Festivalin. Po ta kishit ndjekur do kishit reaguar me kohë. Kanë vdekur institucionet kombëtare.

Sot komb për ju janë veç Berisha, Rama, Meta, Basha dhe një zhigolo ekranesh si lali Eri. Po ta donit kombin nuk e shembnit Teatrin Kombëtar. E ruanit, e ndërtonit dikur tjetër një të ri. E ruanit për t’i ruajtur kujtimin korifeut shqiptar, ta zëmë Sul Pitarkës a Drita Pelingut. Por nuk e bët. Kështu që, nuk u ka faj Rtsh. Do vëmendje. Madje për më tepër që shefi është i zëmeruar me Europën, që nuk i sjell vaksinën, me botën, me Kosovën. As ajo këngëtarja.

Më mirë shikoni llokumen e saj se sa gojën e Taulantit. Ja keni bërë Rtsh-ës në kokë, tani ju tmerron lakuriqësia e një këngëtareje. U doli Edi Rama cullak dhe nuk u tmerruat, madje e bët kryeministër. Ju del një këngëtare dhe vetëm e pështyni. Çudi më vete ne shqiptarët.

Etiketa: levonjareagimishqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

14:01 : 03/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët protestojnë edhe në Hagë: Rama jep dorëheqjen

17:57 : 14/06/2026
AKTUALITET

Hall edhe për të ngrënë, mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë

16:42 : 08/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët peticion për largimin e Ramës, firmosin mbi 450 mijë persona

16:20 : 08/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

10:40 : 30/05/2026
AKTUALITET

Sa paguajmë për sigurime në vit? Shqiptarët renditen të fundit në rajon për shpenzimet

20:10 : 28/05/2026
Para

Aventura në Itali nuk zgjati, ish-futbollisti i Partizanit gati të firmosë me ekipin kampion

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş