• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U shoqërua gjatë protestës, gazetari: Ju rrëfej ç’më panë sytë në qeli

11:32 : 12/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Kryeredaktori i “Koha Jonë” Qamil Xhani është liruar nga policia pas shoqërimit mbrëmjen e djeshme gjatë protestës në Tiranë.

Në një postim të gjatë në FB, Xhani rrëfen momentin e shoqërimit dhe atë që pa në komisariat, ndërsa tregon për dhunën e policisë.

Miq, faleminderit për mbështetjen! Ju kërkoj ndjesë që nuk kam pasur mundësi tu ktheja përgjigje të gjithëve! Jam mirë, por shenjat që lanë prangat në duart e një gazetari të arrestuar para redaksisë nuk kanë për të më ikur kurrë. Kur dola nga komisariati isha i dërrmuar, jo thjesht nga efekti i goditjeve dhe duart që më dhembnin nga shtrëngimi i fort i prangave, por sepse pashë me sytë e mi atë që e merrja me pak rezerva kur ma thoshin të tjerët këto ditë. Qelitë nuk kishin më vende dhe mes të arrestuarve kishte minorenë. Më shumë se 55 qytetarë rrinin bashkë në një dhomë 4 me 4 m2 dhe të tjerë mbaheshin në korridor, sipas vlerësimit paraprak të sjelljes që u bënin “shefat”. Disa oficere firmosnin në korridore procesverbale që kthehen në vite burg dhe miliona lekë gjobë për qytetarë që as vet efektivët nuk e dinin se përse i kishin sjellë në komisariat.

Unë që u prangosa para redaksisë kur po fotografoja arrestimin e dhunshëm të dy të miturve, po më firmoseshin letrat për “Pjesëmarrje në tubim të paligjshëm!”. Nuk isha në protestë dhe as pjesë e ndonjë grupi protestuesish. Isha 5 metra larg hyrjes së redaksisë e gazetës dhe dola pas zhurmës së sirenave të policisë dhe ulërimave që vinin nga oborri.

Në 15 vite punë si gazetar s’më ka ndodhur kurrë të përballem më një brutalitet dhe arrogance të tillë nga policia; goditje, pranga dhe qelitë e paraburgimit.

Lexo edhe:

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

E kuptoj, dhe pse sot e kam shumë të vështirë, agresivitetin e policëve të protestave që kthehen me urdhër në makina dhune dhe terrori për të çuar rrogën te familja. Ashtu siç kuptoj, pas përvojës së parë personale me përfaqësuesit e rendit, arsyen përse mes të rinjve ka kaq zemërim me policinë. Por nuk kuptoj heshtjen e atij shefit me kostum firmato poshtë pelerinës ushtarake të shiut, që shihte i qetë si dhunoheshin dy minorenë. Kur 10-15 policë me shkopinj hekuri dhe gome ndjekin si gjah në rrugicat e ish-Bllokut dy minorenë, çfarë vlere kanë mediat dhe gazetarët në këtë vend!

Ata që më shoqëruan rrugës për në komisariat punonin si “urban linje” për të rinj që prangoseshin rrugëve dhe nuk e dinin së çfarë kishin bërë edhe pse u thashë disa herë se jam gazetar dhe nuk po më shoqëronin për protestën, por po më merrnin peng nga redaksia. Ndërsa shefat që ndiqnin operacionet rrugicave të Tiranës dhe ata më fytyrë të mbuluar që u kujdesën të fshihnin fotot dhe videot në telefon, ata po, ata e dinin se çfarë po bënin dhe mu krijua përshtypja se e shijonin çdo urdhër për reagim brutal që jepnin. Pas daljes nga komisariati po prisja një sqarim apo dhe ndjesë për atë që ndodhi. Jo nga shefat që urdhëronin dhunën në terren apo ata me kapuçët e zinj që grushti u fliste para gojës, por nga ata që drejtojnë. Nuk e bënë dhe mirë bënë, tani jam i qartë se nuk ishte rastësi dhe as ngatërresë. Dhuna ka emër.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026
AKTUALITET

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026
AKTUALITET

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026
Para

Bernie Sanders për Dua Lipën: Ajo po e ngre zërin për të kërkuar ndryshime të vërteta

TË GJITHA

Qeveria i jep Salillarit koncesionin 1 miliardë euro të rrugës Milot-Balldren

16:06 : 05/06/2026

Tentoi të godiste me thikë efektivin e rrugores, arrestohet 38-vjeçari /EMRI

15:56 : 05/06/2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom