• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat, 124 persona të shoqëruar, nga të cilët 57 të mitur/ Ja shkeljet e konstatuara

21:21 : 11/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Avokati i Popullit, pas protestave të zhvilluara dy ditët e fundit, ka kryer një seri inspektimesh dhe vizitash në komisariatet e kryeqytetit si dhe në qendrat shëndetësore kryesore.

Në raportin paraprak, konstatohet se numri i të shoqëruarve ka qenë i lartë: 124 persona, nga të cilët 57 të mitur.

Sipas raportit, të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre dhe në momentin e inspektimit janë gjendur vetëm 2 persona nën moshë të arrestuar, njëri 16 vjeç dhe tjetri 17 vjeç.

Ky numër, theksohet më tej, është disa herë më i lartë se kapacitetet e shoqërimit dhe ndalimit në drejtoritë vendore dhe komisariatet e kryeqytetit, të cilat kanë mundësi akomodimi vetëm për 33 të shoqëruar dhe rreth 25 të arrestuar.

Këto janë kapacitetet në gjendje normale, pa marrë në konsideratë masat shtesë të distancimit për shkak të emergjencës shëndetësore.

Lexo edhe:

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

“Në momentin e inspektimit ka pasur në total një numër prej 52 të arrestuarish. Dhomat e sigurisë ishin të pajisuara me dezifektantë dhe në disa prej tyre kishte maska por nuk ishin në numer të mjaftueshëm për ta. Nga të ndaluarit, pati vetëm një numër të kufizuar pretendimesh për veprime të dhunshme nga ana e punonjësve të Policisë por nuk pati ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë.”

Gjithashtu Avokati i Popullit ka konstatuar se përgjatë shoqërimeve në Polici të pjesëmarrësve në protestat e fundit, janë shoqëruar edhe disa të mitur nën moshën 14 vjeç dhe se procedurat e shoqërimit për ta kanë paraqitur disa probleme, për të cilat do të kryhet një hetim i thelluar.

Avokati i Popullit ngre shqetësimin se problemet në lidhje me mbipopullimin apo procedurat përkatëse për shoqërimin e shtetasve në përgjithësi por edhe në kushtet e emegjencës shëndetësore në veçanti kanë mbetur të pa-adresuara dhe situata mbetet problematike inspektim pas inspektimi.

Pjesa e raportit

Në Komisariatin nr.3, ishin shoqëruar 13 të mitur të cilët ishin lënë më pas të lirë, pas kryerjes së procedurave. Në momentin e vizitës së përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, në këtë Komisariat mbaheshin 5 persona të arrestuar, nga të cilët njëri paraqiste probleme shëndetësore të karakterit mendor. Këta persona mbaheshin në kushte të papërshtatshme për ruajtjen e shëndetit të tyre, pasi kapaciteti në këtë Komisariat ishte vetëm për 3 persona. Në këtë komisariat rezultoi se për asnjë person nuk ishin plotësuar kartelat mjekësore.

Në Komisariatin nr.1 situata paraqitej më komplekse për shkak të numrit masiv të të shoqëruarve që ishin sjellë këtu.

Në këtë Komisariat ishin shoqëruar fillimisht rreth 50 persona, nga të cilët 24 të rritur dhe 25 të mitur, këta të fundit, pa raport shërbimi.

Të miturve u ishin marrë gjeneralitetet dhe ishte komunikuar me prindërit. Gjatë momentit të inspektimit në dhomat e shoqërimit dhe ndalimit në Komisariatin nr.1 ishin 16 persona, nga 6 persona që ishte kapaciteti.

Në Komisariatin e Policisë Nr.2, janë shoqëruar 38 persona, 10 prej të cilëve nën moshën 18 vjeç.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 10.12.2020, janë shoqëruar 17 veta, 9 prej të cilëve nën moshën 18 vjeç. Këta të fundit janë lënë të lirë një orë pas shoqërimit.

Të gjithë të arrestuarit u intervistuan për veprimet e kryera në protestë. Disa prej tyre pretenduan se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme. Disa të tjerë pretenduan se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë. Dy të miturit, të pyetur nëse kanë qenë të pranishëm avokati apo psikologu gjatë marrjes në pyetje, u përgjigjen se janë pyetur vetëm nga punonjësi i Policisë i cili i ka bërë presion të pranonte se kishin kryer veprime të dhunshme.

Ata pretenduan se avokati ka ardhur në një moment të dytë dhe ka firmosur dokumentat që mbanin me vete (procesverbal të arrestimit, procesverbal të kontrollit personal dhe letrën e të drejtave të të miturit nën hetim).

Për sa i përket rastit të punonjësit të medias Xhoi Malësia, shpjegimi verbal nga autoritetet policore ishte se ai nuk është trajtuar si i shoqëruar dhe nuk është mbajtur në dhomat e shoqërimit.

Gjithashtu, përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë monitoruar dje dhe sot Qendrën Kombëtare të Shërbimit Mjekësor për të marrë informacion mbi numrin e personave që kanë marrë shërbim mjekësor në urgjencë përgjatë dy ditëve të protestave të dt.09.12.2020 dhe 10.12.2020.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se të gjithë personat e paraqitur në urgjencë në të dyja ditët e protestës kanë marrë shërbimin dhe janë larguar.

Më konkretisht ditën e parë të protestës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 14 efektivë të policisë dhe 2 protestues, ndërsa ditën e dytë 5 efektivë të Policisë dhe 2 protestues. Punonjësit e Policisë paraqisnin kryesisht dëmtime të shkaktuara nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta. Një prej tyre që kishte pësuar dëmtime të syrit, paraqiste gjendje më serioze.

Nga verifikimi i regjistrave mjekësorë, rezultoi se të gjithë personat e mësipërm kanë marrë mjekim e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, me përjashtim të një punonjësi Policie që kishte marrë dëmtime në këmbë.

Etiketa: avokati i popullitpoliciashoqerime

Lajme të lidhura

BOTA

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

18:51 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mbeti në mes të detit me skaf, shpëtohet 46-vjeçari në Velipojë

19:10 : 23/06/2026
AKTUALITET

Ylli Zalla i shpëtoi sërish RENEA-s, policia: U arratis duke hyrë në pyll, arrestohet 55-vjeçari që e ndihmoi

14:23 : 23/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

13:11 : 23/06/2026
Para

Aksident i rëndë në Babrru, ka të plagosur (VIDEO)

TË GJITHA

Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:03 : 24/06/2026

Protestat/ Rudina Hajdari: Ky brez do e çojë deri në fund amanetin e babait tim

20:57 : 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

20:50 : 24/06/2026

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026

Begaj mbyll “turneun e pesë gurëve”, kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

20:33 : 24/06/2026

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026

Protesta e 25-të/ Aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:10 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet