• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plumbat e karantinës së Rilindjes

20:25 : 08/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sot në familjen e Klodjan Rashës ka zi. 25-vjeçari u vra pranë shtëpisë nga një efektiv policie që i ishte qepur nga pas për t’i vendosur atë gjobën e shkeljes së karantinës. Iku me vrap i riu, por plumbat e policisë sonë janë më të shpejtë dhe nga arma e efektivit u qit arroganca e pushtetit, terrori mbi qytetarët dhe dhuna që vjen nga lart dhe zbatohet në çdo rrugë dhe rrugicë nga njerëz të veshur me uniformë.

Sipas dëshmive të policit që i mori jetën Rashës, e kishte thirrur disa herë të ndalonte pasi kishte shkelur orën policore të karantinës. Nuk i ishte bindur dhe në fund e kishte qëlluar drejtëpërdrejtë në pjesën e sipërme të trupit, me pretendimin se u ndje i rrezikuar dhe iu duk sikur kishte armë në duar. Sado të mundohet të mbulohet, qoftë edhe gradualisht e vërteta do të dalë dhe ai polic, minimalisht i papërgatitur dhe që nuk njeh rregullat e përdorimit të armës, mund të dënohet, por kjo nuk do ketë asnjë lloj vlere, sepse sot një 25-vjeçar pa faj futet nën dhe’.

U desh pak kohë për të shkuar deri në vrasje se përse thyen karantinën…! Në fillim nisën gjobat masive, shoqërimet në polici, dhuna mbi qytetarët që kërkonin minimalisht llogari për arsyet e shoqërimit dhe denigrimi, duke u dërguar në faturën e energjisë atë “gjobë qeveritare”, që më shumë se një masë për të frenuar përhapjen e Covid-19, po përdoret si forma më malinje për të mbajtur nën trysni qytetarët dhe rritur arrogancën e pushtetit.

Janë parë shumë shoqërime të dhunshme nga ana e policisë. Janë fiksuar ato pamje agresiviteti të personave të veshur me uniformën e shtetit që u lëshuan si “skifterët e partisë” mbi qytetarët që protestonin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Nuk mund të harrohen as ngjarjet e dy viteve më parë kur me gazin e importuar nga Serbia u “mbushëm” mushkëritë e banorëve gjatë protestave të opozitës. Dhe do vinte edhe kjo kohë kur të shkrehen edhe armët e zjarrit pasi ke përdorur grushtat, shkelmat, shkopinjtë e gomës dhe gazin…

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Fati i keq ishte për të riun Klodjan Rasha, i cili mbylli sytë pak metra larg portës së shtëpisë në orën 01.45 të ditës së sotme. Gjithçka e veshur me mjergullnajë nga reagimi zyrtar i policisë, ku për të mbuluar disi turpin ia vendosën prangat “qitësit” të tyre, por me akuzën e lehtë: “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Për ta u kapërcye një kufi, por për një familje sot ka ikur biri i tyre, sepse nuk iu bind urdhrit të policisë për tu ndaluar. Kupola drejtuese e policisë të gjithë përgjegjësinë ia kanë lënë individit që shkrehu armën, efektivit të Patrullave të Përgjitshme të Tiranës. Po ajo krismë arme oshëtin më shumë se “kapërcimi i kufirit të vëtmbrojtjes”. Plumbi të vret, por fryma që vjen nga lart, në formën e agresivitetit të pushtetit është “arma shfarosëse” që të mban nën presion gjithë kohën, që të kërcënon në çdo hap që hedh, që të ngushton lakun me bukën e gonjës dhe në vend të ushqimit të bombardojnë me propagandën qeveritare.

Lojërat perverse mund të vazhdonin më gjatë dhe disa media pranë qeverisë po përdorin taktikën e vjetër për të denigruar 25-vjeçarin që sot nuk jeton më. Mund të kishte edhe më rëndë, që kryepolici i vendit Ardi Veliu të dilte publikisht dhe të merrej me biografinë e familjes, siç bëri në rastin kur justifikoi dhunën çnjerëzore të policisë ndaj një 15-vjeçari që theu karantinën pak muaj më parë.

Tashmë shumë po merren me plumbat e qitur nga polici, pozicionin ku qëlloi, dinamikën e krimit, por pak po e kuptojnë se më shumë se arma e zjarrit në brezin e policit vret fryma e pushtetit, sepse shkaku është tjetërkund, (Aty në godinat pranë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’), pasoja në atë rrugicë pranë lagjes Laprakë në Tiranë…

Etiketa: RamaRilindjavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
Para

Kalendari i Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit, e nisim në transfertë dhe e mbyllim në shtëpi

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com