“Kur bie zjarr në pyll, grabitqarët përgatiten për gosti”/ Soko: Çfarë do bëhet me 90 mld lekë?

Aktivisti nga nisma “Thurje” Pano Soko zbërthen skemën e menaxhimit të të ardhurave të Qeverisë Rama. Ndërsa qeveria ka marrë borxh 148 miliardë lekë për këtë vit, defiçiti është 58 miliardë lekë.

Pyetja që bën Soko është: ku shkuan 90 miliardë lekë?

LEXO EDHE  Aksident me 6 të plagosur në Rrogozhinë, mes tyre dhe një infermier

“Çfarë do të bëhet me 90 miliardë lekë? Mos vallë do të përdoren për fushatën elektorale për vitin që vjen? Sepse një gjë është e sigurtë kur bie zjarr në pyll dhe kafshët e kanë mëndjen të shpëtojnë grabitqarët përgatiten për gosti”, thotë Soko.