• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari Neritan Cena vendosi interesin personal mbi ligjin/ Zbardhet vendimi i KPK

13:32 : 02/12/2020
në AKTUALITET, VETTING

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena për shkak të trasanksioneve financiare “shumë të diskutueshme” dhe “paaftësi profesionale”, përfshirë vendosjen e “interesit personal mbi atë të shoqërisë”, argumenton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin e arsyetuar.

Blerja e pronave në Shqipëri dhe Gjermani duke shfrytëzuar dhurata dhe hua nga personat e lidhur, shitja e makinave me çmime më të larta se sa çmimi i blerjes si dhe vonesa dhe zvarritje të proceseve gjyqësore në Vlorë, bindën Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se gjyqtari Neritan Cena i Gjykatës së Tiranës nuk meriton të jetë gjyqtar dhe duhet të shkarkohet nga detyra.

Cena ka një karrierë 15-vjeçare në sistemin e drejtësisë pasi është diplomuar në vitin 2005 dhe ka punuar si gjyqtar në Kurbin, në Vlorë dhe në Tiranë. Ai rezulton pronar i një apartamenti në Tiranë, të blerë nga babai me një hua nga kunata si dhe dy pronave në Gjermani, të blera me para të dhuruara nga babai ose të marra hua nga persona të tjerë të lidhur. Ai rezultoi gjithashtu një gjyqtar që nuk ka dorëzuar në kohë vendimet e gjyqeve, ka zvarritur proceset gjyqësore përtej standardeve ligjore e kushtetuese duke cënuar besimin te sistemi i drejtësisë.

Në lidhje me pasuritë, përveç pronave të veta të subjektit Cena, komisioni vërejti se babai i tij, një mjek në Kukës, rezulton pronar i pronave të ndryshme përfshirë një garazh në Selitë të Tiranës, një ndërtesë 88m2 në Yzberisht, një tokë arë 500 metra katrorë në Yzberisht si dhe një apartament dhe një garazh në Himarë. Nisur nga pronat e shumta, KPK analizoi gjendjen financiare të babait për të zbuluar shpenzime të pambuluara me të ardhura në nivelin e 5 milionë lekëve.

KPK thotë: “…nisur nga rrethanat e konstatuara si: (i) babai i subjektit i punësuar në Kukës me kohë të plotë, blen një apartament në Tiranë, ku jeton subjekti bashkë me familjen e tij, ndërkohë që për efekt të shpenzimeve jetike, subjekti deklaron se babai nga viti 2012 ‒ 2016 qëndronte më shumë në Kukës, pasi ishte i punësuar atje; (ii) subjekti i rivlerësimit i ka marrë hua kunatës/personit tjetër të lidhur/M.Sh. shumën prej 5.400.000 lekësh për të likuiduar babanë e tij, i cili është shitësi, ndërkohë që babai i subjektit i dhuron shumën prej 25.000 euro për të blerë një shtëpi në B., Gjermani; (iii) për më tepër që kjo hua nuk është shlyer për 3 vjet ndaj kunatës, Komisioni, gjatë hetimit nuk u bind që këto transaksione financiare shitblerjeje dhe huaje të ishin të vërteta dhe të sakta.”

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

Gjyqtari Cena u mbrojt në lidhje me pasurinë e babait duke argumentuar se detyrimi i tij si subjekt për barrën e provës për provimin e të kundërtës së konkluzionit të komisionit lidhet vetëm me pronat e tij dhe ato të dhuruara atij, por jo me pronat e prindërve.

“…si subjekt nuk kam barrë prove për të provuar balancat negative të konstatuara nga Komisioni në analizën financiare të prindërve B. dhe E.C., për periudhën 1994 – 2011,” deklaroi ai sipas vendimit të KPK. Komisioni gjithsesi e konsideroi këtë pretendim të Cenës si të pabazë.

Cena rezultoi gjithashtu i aftë të shesë makina me çmime më të larta se sa çmimet e blerjes, pasi i ka përdorur këto makina për disa vite. Në një rast, një automjet Benz, prodhim i vitit 1989, u ble nga Cena në vitin 2006 përkundrejt vlerës 250 mijë lekë. Në vitin 2011, këtë makinë Cena ia shiti të vëllait për 400 mijë lekë. Vetëm dy muaj pas blerjes për 400 mijë lekë, i vëllai kërkoi çregjistrimin e mjetit për arsye të shitjes së tij për skrap. Cena deklaroi se ishte në gjendje të shpjegonte të gjitha çudirat e kësaj historie. Ai tha se pasi e bleu benzin më 2006, investoi në të 350 mijë lekë për riparime ndërsa fakti që makina u çregjistrua dy muaj pasi ai e shiti për 400 mijë lekë ndodhi për arsye se makina pësoi një aksident menjëherë pas shitjes prej tij. Por Cenës iu desh të sqaronte gjithashtu se pse, pasi fitoi 150 mijë lekë të ardhura nga diferenca mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes së automjetit, nuk pagoi tatim mbi të ardhurat e realizuara.

Në një rast tjetër, gjyqtari Cena rezultoi se bleu një automjet Daimler Crysler AG për 14 mijë euro nga djali i xhaxhait. KPK zbuloi se djali i xhaxhait kishte shpenzuar mijëra euro më shumë për ta blerë këtë makinë dhe për ta zhdoganuar.

“…duket se shitja e automjetit nga shtetasi F.C. me çmim 14.000 euro me një humbje prej 6.659 euro brenda ditës (datë 16.5.2015), përbën një veprim financiar të pajustifikueshëm duke ngritur dyshime për caktim të një çmimi fiktiv në kontratën e shitblerjes së automjetit,” shkroi KPK në vendim.

KPK renditi gjithashtu një numër të madh rastesh kur analizimi i vendimeve gjyqësore të tij përfundoi me vlerësimin se zbardhja e vendimeve është shtyrë shumë përtej afateve ligjore ose çështjet janë zvarritur.

KPK vëren se subjekti bëri një shpjegim të përgjithshëm të arsyeve se përse kishte pasur vonesa, por pa dhënë shpjegime për çështjet konkrete të ngritura. Vonesa të tilla nuk përbëjnë në vetvete shkaqe për shkarkim, por ato ndikojnë në konkluzionet e përgjithshme.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 2 tetor 2020, Cena kritikoi metodologjinë e matjes së kostos mesatare të jetesës të zbatuar nga KPK. Sipas tij, analiza mbi shpenzimet e familjes, që KPK e merr nga Instituti i Statistikave si mesatare e shpenzimeve të konsumit familjar nuk është i vlefshëm në rastin e tij. Ai dha si shembull faktin që fëmijët e tij janë në një shkollë private, ku pjesë e pagesës në shkollë është edhe mëngjesi dhe dreka dhe se sipas tij, është e padrejtë që kjo të mos njihet si vlerë e kursyer në shpenzimet e familjes.

Ai e çoi më tutje analizën e tij, duke theksuar se duke qenë se ka jetuar me babanë për shumë vite dhe se babai i tij ishte mjek në zonat rurale, atij duhej t’i njiheshin si kosto të reduktuara jetese blerjet që babai i tij duhet të ketë bërë në zonat rurale, me çmime më të ulëta.

Këto argumentime nuk e bindën trupën gjykuese e cila doli në konkluzionin “se problematikat e konstatuara në vlerësimin e pasurisë në lidhje me transaksione financiare shumë të diskutueshme dhe paaftësia profesionale për të kryer detyrat tij brenda një standardi të pritshëm, krijojnë dyshimin e arsyeshëm tek çdo qytetar se gjyqtari me sjelljet e tij ka vendosur interesin personal mbi atë të shoqërisë/publikut dhe sundimit të paanshëm të ligjit, duke cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë…” /BIRN/

Etiketa: cenagjyqtarikpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
Para

“Kur bie zjarr në pyll, grabitqarët përgatiten për gosti”/ Soko: Çfarë do bëhet me 90 mld lekë?

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com