Emrat/ Të dënuar për vrasje, vjedhje me dhunë e kanabis, OFL i dërgon formularët 5 shtetasve

Policia e Shtetit ka njoftuar se në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve, për tre dënuar për vrasje me paramendim, një për vjedhje dhe një tjetër për kultivim të lëndëve narkotike.

Formulari iu është dërguar shtetasve:

Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Ilia Pire, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arben Muça, ., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Egli Duka banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

LEXO EDHE  OSHEE kërkon 70 milionë euro borxh tek BERZH, prej COVID-19 dhe investimeve

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A.N., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

N.J., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

I.P., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A.M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

E.D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.