• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa shtëpi dhe pa drejtësi, 1 vit nga tërmeti tragjik që shkaktoi 51 viktima

08:52 : 26/11/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SOCIALE

Sot është një ditë përkujtimore për viktimat dhe ngushëllimi për të afërmit e atyre që vdiqën tragjikisht nën rrënoja. Ceremonitë në Durrës dhe Thumanë, vendi ku u shënuan më shumë viktima nuk do të mungojnë. Qeveria ka përgatitur ceremonitë me lule dhe fjalimet e rastit, por një vit pas tërmetit, më shumë se për fjalime, viktimat kanë nevojë për drejtësi. Ndërsa ata mijëra të tjerë që humbën banesat dhe gjithë pasuritë kanë nevojë për një shtëpi ku të fusin kokën dhe jo për fjalë e filma ministrorë në 3D!

Sot shënohet 1 vjetori i tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. 365 ditë më parë Shqipëria u zgjua nën lëkundjet e frikshme që morën jetën e 51 viktimave dhe plagosën mijëra të tjerë. Dhe u shkatërruan qindra banesa. Sot është një ditë përkujtimore për viktimat dhe ngushëllimi për të afërmit e atyre që vdiqën tragjikisht nën rrënoja. Ceremonitë në Durrës dhe Thumanë, vendi ku u shënuan më shumë viktima nuk do të mungojnë. Qeveria ka përgatitur ceremonitë me lule dhe fjalimet e rastit, por një vit pas tërmetit, më shumë se për fjalime viktimat kanë nevojë për drejtësi. Ndërsa ata mijëra të tjerë që humbën banesat dhe gjithë pasuritë kanë nevojë për një shtëpi ku të fusin kokën dhe jo për fjalë e filma në 3D.

Tërmeti është fenomen natyror, por vdekja e 51 qytetarëve në Shqipëri më shumë se vullnet i Zotit ishte dështim i gjithë strukturave shtetërore. 25 viktimat e Thumanës u gjetën në rrënojat e pallateve që ishin klasifikuar si të pabanueshëm, për shkak të tërmetit që goditi vendin në muajin shtator. Zyrtarët të cilët lejuan që pallatet të ktheheshin varre për disa familje nuk janë thirrur kurrë para drejtësisë. Ka dokumente dhe deklarata të zyrtarëve të qeverisë “Rama” që pranojnë se tragjedia mund të ishte shmangur, por të gjithë nuk bënë asgjë për të larguar familjet nga objektet e ndërtuara.

Në Durrës, objektet që u shembën dhe morën jetë njerëzish ishin ndërtuar pa asnjë kriter teknik dhe ligjor. Megjithatë ministritë, bashkia dhe zyrtarët e urbanistikës i kishin firmosur dokumentet sikur të ishin objekte të kategorisë më cilësore. Pallatet që u rrëzuan si kuti shkrepsesh apo hynë në rërë kishin firma zyrtarësh të lartë të PS dhe lejet janë dhënë me bekimin e ministrave dhe qeverisë. Ndaj më shumë se fatkeqësi natyrore, viktimat në Durrës dhe në Thumanë ishin një krim i paralajmëruar. Një krim që nuk u hetua nga drejtësia dhe askush nuk u ndëshkua. Në gjyq për krimin e ndërtimeve janë disa muratorë dhe punëtorë llaçi, por jo ministra, kryebashkiakë dhe zyrtarë që lejuan dhe firmosën ngritjen e banesave që morën jetë. Sot mes atyre që do bëjnë homazhe në vendet ku humbën jetën qytetarët do të jenë dhe zyrtarët dhe drejtuesit që lejuan kasaphanën me ndërtime në Durrës, ndaj bashkë me dhimbjen për humbjen e jetëve të njerëzve duhet të vajtojmë dhe dështimin e drejtësisë.

Dështimi i drejtësisë nuk është i vetmi për tragjedinë e 26 nëntorit. Tërmeti shkatërroi totalisht dhe dëmtoi rreth 14 mijë banesa. Qeveria nuk është në gjëndje thotë sot me shifra të sakta dhe të verifikueshme sa objekte janë ndërtuar dhe sa janë riparuar. Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të qeverisë flasin çdo ditë për rindërtim dhe po mundohen ta paraqesin situatën si një histori suksesi, kur në fakt realiteti është ndryshe. Banorët në Thumanë, Durrës dhe zonat e tjera jetojnë ende në çadra ose në shtëpi me qera. Kanë një vit që qeveria u premton rregullisht se do t’u ndërtojë banesat, ndërkohë për shumë prej tyre ende nuk janë hedhur themelet. Edhe këtë fatkeqësi qeveria po e përdor për qëllime elektorale dhe tallje me qytetarët. Pak ditë pas tërmetit Edi Rama tha se pjesa më e madhe e banesave do të ishin gati brenda vitit. Sot jemi një vit fiks nga tragjedia dhe premtimi i Edi Ramës duket shumë larg realizimit. Një pjesë e projekteve janë lenë me afrimin e datës së zgjedhjeve, në mënyrë që Rilindja tu marrë votat për shtëpitë që po ndërtohen me lekët e buxhetit të shtetit dhe donatorëve. Ndërkohë si çdo histori tjetër që lidhet me menaxhimin e qeverisë edhe fondet e tërmetit nuk dihen në dorë të kujt po shkojnë. Kryeministri Edi Rama tha se mori rreth 1.5 miliardë euro, donacione dhe kredi për rindërtimin. Askush nuk di të thotë ku kanë shkuar këto para. Ish-deputeti Përparim Spahiu akuzoi se një pjesë e këtyre donacionëve të huaja kanë shkuar për pagat e administratës shtetrore.

Lexo edhe:

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

‘Kemi frikë se na zë shtëpia brenda’/ Banorët e Ishmit ende pa zgjidhje pas tërmetit të vitit 2019

Sot të përulemi para viktimave, por edhe SPAK-u duhej të kishte firmosur plotë fletë arreste./Koha jonë/

Etiketa: drejtesiatermetitragjedia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026
AKTUALITET

‘Kemi frikë se na zë shtëpia brenda’/ Banorët e Ishmit ende pa zgjidhje pas tërmetit të vitit 2019

14:05 : 18/05/2026
AKTUALITET

Tragjedia vazhdon, të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike

22:34 : 12/05/2026
AKTUALITET

Saga e pafund e rindërtimit/ Familja Marku përjashtohet nga programi në Kurbin pas tre vitesh pritje

22:08 : 13/03/2026
AKTUALITET

Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

17:49 : 13/03/2026
AKTUALITET

‘Fantazma’ e krimit të ’97, arratia 29 vjecare e të dënuarit me vdekje për ekzekutimin e një 9-vjeçari

22:11 : 22/02/2026
Para

Elton John do të bashkohet me 'Studio 2054' të Dua Lipa

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom