• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përballet me Vetting, si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Dragjoshi/ Flamujt e kuq

16:27 : 11/11/2020
në AKTUALITET, VETTING

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Brahim Dragjoshi do të përballet të enjten më 12 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po zhvillohet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Brahim Dragjoshi ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej gati dy dekadash e ushtron funksionin e tij në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës. Ai e drejtoi Prokurorinë e Apelit Shkodër në vitet 2010-2014, për t’u rikthyer si drejtues i komanduar në vitin 2019.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Brahim Dragjoshi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, prokurori Brahim Dragjoshi zotëronte pasuri me vlerë 3.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 5.9 milionë lekëve, duke shënuar një rritje prej 1.7 herësh.

Lexo edhe:

Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën

Rrjetet sociale ndikojnë shumë në blerjet impulsive dhe krahasimin e pasurisë

Pasuria familjare e Z. Dragjoshi përbëhet nga një shtëpi banimi me vlerë 4 milionë lekë dhe automjete me vlerë 1.9 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.3 milionë lekë, nga të cilat 84% burojnë nga paga për shkak të funksionit të prokurorit dhe rreth 14% nga pagat e familjarëve. Gati 1% e të ardhurave ka si burim të deklaruar dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit të Z. Dragjoshi rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” shpenzimet për ndërtimin e një shtëpie banimi si dhe huatë e marra për nevoja familjare.

Në deklaratën e vitit 2003, Z. Dragjoshi deklaron pronësinë mbi një shtëpi banimi në ndërtim e sipër me vlerë 3 milionë lekë. Ai deklaron përfundimin e shtëpisë në vitin 2004 pas shpenzimeve shtesë prej 1 milion lekësh, ndërsa procesi i legalizimit të saj përfundon në vitin 2015.

Për mobilimin e shtëpisë apo blerjen e pajisjeve, subjekti deklaron më vonë edhe një kredi bankare prej 1.6 milionë lekësh, ndërsa huamarrjet tek të afërmit 3 mijë euro në vitin 2015 për pushime në Turqi dhe 2600 euro të marra nga i biri për blerjen e një automjeti.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017   /BIRN/

Etiketa: dragjoshiflamujt e kuqpasuria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën

18:50 : 28/01/2026
AKTUALITET

Rrjetet sociale ndikojnë shumë në blerjet impulsive dhe krahasimin e pasurisë

08:38 : 21/12/2025
BOTA

Zakonet dixhitale që dikur përkufizonin rininë! Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet

08:59 : 15/11/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Incesti përçau familjen nga Tirana, deklarata shokuese: Babai ka një djalë me vajzën e hallës së tij

18:48 : 14/09/2025
BOTA

Elon Musk mund të jetë trilioneri i parë i botës në 2027

20:28 : 09/09/2025
Para

Koronavirusi në Shqipëri/ 507 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit (HARTA)

TË GJITHA

Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha, shfuqizohet vendimi i rektorit Artan Hoxha

15:10 : 16/07/2026

Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të pestin vit radhazi

15:09 : 16/07/2026

Deklaratat skandaloze të Paunoviç ndaj Kosovës, Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

14:47 : 16/07/2026

Çfarë mund ta ndalë gjuhën e ashpër të Serbisë karshi Kosovës?

14:37 : 16/07/2026

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

14:25 : 16/07/2026

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

14:19 : 16/07/2026

Braçe replika me Sallën për fotovoltaikët në toka bujqësore: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për prodhim

14:03 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş