• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrjetet sociale ndikojnë shumë në blerjet impulsive dhe krahasimin e pasurisë

08:38 : 21/12/2025
në AKTUALITET

Në një epokë kur rrjetet sociale po formësojnë perceptimet tona më shumë se realiteti vetë, pasuria, suksesi dhe stili i jetesës po shihen përmes një lenteje të filtruar.

Rritja e përmbajtjeve që tregojnë luks dhe “jetë të përsosur” ka krijuar standarde të reja, shpeshherë të paarritshme, që ndikojnë te vetëvlerësimi dhe sjelljet financiare të njerëzve, sidomos të rinjve.

Në këtë intervistë, Cansel Saygin, eksperte në marketing digjital dhe njëkohësisht, drejtuese e një agjencie marketingu, shpjegon se si algoritmet, influencerët dhe markat bashkëveprojnë për të normalizuar një konsum të ekzagjeruar, dhe si mund të ndërtojmë një marrëdhënie më të shëndetshme me botën online.

Si kanë ndikuar rrjetet sociale në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë pasurinë, suksesin dhe stilin e jetesës?

Rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën se si perceptohet dhe matet suksesi. Konsumimi i përditshëm dhe i vazhdueshëm i përmbajtjes ka krijuar disa iluzione të reja.

Lexo edhe:

Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat nën 16 vjeç

“Mu këput një pjesë e zemrës”/ Ndahet nga jeta babai i këngëtarit, Skerdi

Së pari, është krijuar ideja se pasuria dhe suksesi arrihen shumë shpejt. Dikur suksesi matej me arritje të prekshme, zhvillim personal dhe vite pune, ndërsa sot shpesh lidhet me pamjen e jashtme të jetës.

Në rrjetet sociale shohim makina luksoze, udhëtime, veshje “firmato” dhe momente komoditeti, por rrallë shohim historinë e vërtetë pas këtyre arritjeve.

Kjo ka krijuar një realitet të ri ku “të dukesh i suksesshëm” shpesh vlerësohet më shumë sesa “të jesh realisht i suksesshëm”. Nga ana tjetër, për disa njerëz ajo që shohin online mund të kthehet në motivim për të punuar më fort dhe për të ndërtuar versionin e tyre të suksesit.

Pse përmbajtjet që tregojnë luks, udhëtime dhe jetë “të përsosur” shfaqen kaq mirë në algoritmet e rrjeteve sociale?

Performojnë mirë sepse ngjallin kureshtje. Njerëzit kanë dëshirë të shohin më shumë detaje nga ajo mënyrë jetese.

Përveç kësaj, kjo lloj përmbajtjeje është vizualisht tërheqëse dhe mban vëmendjen më gjatë në ekran, një sinjal i fortë për algoritmin që duhet ta shpërndajë edhe më shpesh.

Për një pjesë të audiencës, këto imazhe janë një dritare ëndrrash. Për të tjerët, frymëzim. Dhe algoritmet shpërblejnë çdo gjë që të mban të ngjitur pas telefonit.

A krijojnë rrjetet sociale një standard artificial të jetës së pasur dhe si ndikon kjo te vetëvlerësimi i përdoruesve?

Në rrjetet sociale shohim vetëm momentet më të mira të jetës së një individi, ose më saktë, atë pjesë të jetës që krijuesi i përmbajtjes zgjedh të ndajë.

Rrallë shfaqen sfidat, stresi apo sakrificat që fshihen pas skenës. Në njëfarë mënyre, kjo është e kuptueshme pasi krijuesit duan të ndërtojnë një hapësirë pozitive dhe frymëzuese për audiencën e tyre.

Problemi lind kur audienca e konsumon këtë lloj përmbajtjeje në mënyrë të vazhdueshme dhe nis të krahasojë veten me një standard jetese shumë më të lartë.

Shumë njerëz fillojnë të ndihen sikur nuk po bëjnë mjaftueshëm, edhe kur po punojnë fort. Krijohet ndjesia e të qenët “pas”, vetëm sepse krahasohen me një realitet që është i kuruar, i filtruar dhe shpesh i largët nga e vërteta.

A po vëreni rritje të fenomenit “dismorfia e parasë”, ku njerëzit ndihen të pasigurt financiarisht për shkak të krahasimit me përmbajtjet online?

Po, sidomos te të rinjtë, kjo ndikon edhe më fort. Sot krahasimi nuk bëhet më me shokët e klasës apo me kolegët e punës, por me njerëz nga çdo cep i botës.

Kur kjo ndodh çdo ditë, krijohet një perceptim i shtrembëruar, njerëzit fillojnë të mendojnë se janë financiarisht të dobët, edhe kur nuk janë.

Ndiejnë nevojën të kenë gjëra materiale që nuk janë domosdoshmërisht të nevojshme. Shpesh ndihen të pasigurt ekonomikisht, jo për shkak të realitetit të tyre, por për shkak të realitetit që shohin online.

Me kohë, ajo që shfaqet në rrjetet sociale fillon të perceptohet si “standardi” i jetesës, edhe pse është vetëm një version i filtruar i realitetit.

Si ndikojnë influencerët dhe markat në normalizimin e konsumit të luksit te të rinjtë?

Fenomeni i “influencers” ka bërë që markat t’i perceptojmë si pjesë të natyrshme të jetës së përditshme, shumë më afër nesh sesa para epokës së rrjeteve sociale.

Sot, markat ndërtojnë identitet rreth idesë “kështu duhet të jetosh”, ndërsa influencerët e përkthejnë këtë stil jetese në kohë reale, duke e bërë edhe më bindës.

Kur shohim dhjetëra njerëz që ndajnë çdo javë çanta apo produkte të një marke të caktuar, krijohet iluzioni se këto janë nevoja elementare, edhe pse në realitet nuk janë.

Frekuenca dhe natyra vizuale e kësaj përmbajtjeje e normalizon luksin, duke e bërë të duket si standard i zakonshëm i jetës.

Në ç’mënyrë i shtyjnë rrjetet sociale përdoruesit drejt shpenzimeve impulsive dhe vendimeve financiare të ndikuara nga imazhet online?

Rrjetet sociale e kanë bërë procesin e blerjes pothuajse të menjëhershëm. Sheh një produkt, emocionohesh, klikon dhe brenda pak sekondash e ke blerë.

Nuk ka më një fazë reflektimi apo arsyetimi. Imazhet e bukura dhe mënyra se si paraqiten produktet të shtyjnë të mendosh:

“Po e kanë të gjithë, pse të mos e kem edhe unë?”. Shpërblimi psikologjik që vjen sapo përfundon blerja është i menjëhershëm dhe pikërisht për këtë arsye, shpenzimi online është rritur në mënyrë të ndjeshme.

Një strategji e thjeshtë, por shumë efektive, është ta vendosësh produktin në “shportën” online dhe të mos e blesh menjëherë.

Nëse i rikthehesh të nesërmen, ka shumë gjasa të kuptosh se nuk është as urgjente, as e domosdoshme. Kjo distancë e vogël në kohë shpesh mjafton për të ulur ndikimin e impulsit.

Cilat janë strategjitë më efektive për t’u mbrojtur nga krahasimet joreale dhe për të ruajtur një marrëdhënie të shëndetshme me rrjetet sociale?

Së pari, duhet të kontrollosh atë që shikon. Nëse dikush nuk të bën të ndihesh mirë me përmbajtjen që ndan, nuk ke asnjë detyrim ta ndjekësh.

Më pas, është e rëndësishme të kujtosh se askush nuk e poston të gjithë realitetin, vetëm pjesën që zgjedh ta tregojë. Prandaj, fokusi duhet të qëndrojë te zhvillimi yt personal, jo te krahasimi me të tjerët.

Një marrëdhënie më e shëndetshme me rrjetet sociale vjen edhe nga kufizimi i kohës online dhe nga edukimi financiar.

Sa më shumë të kuptosh si funksionojnë reklamat, influencerët dhe psikologjia e konsumit, aq më pak gjasa ke të biesh pre e presioneve vizuale që shfaqen çdo ditë para teje./ Cansel Saygin, Monitor/

Etiketa: krahasimpasuriarrjetet sociale

Lajme të lidhura

BOTA

Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat nën 16 vjeç

16:17 : 16/02/2026
BOTA

“Mu këput një pjesë e zemrës”/ Ndahet nga jeta babai i këngëtarit, Skerdi

22:19 : 08/02/2026
BOTA

Edhe Çekia pro ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët

21:48 : 08/02/2026
AKTUALITET

Fitonin para duke filmuar fshehurazi vajzat, kush është grupi i “videove të natës”, mes tyre edhe shqiptarë

17:45 : 04/02/2026
RAJONI

Greqia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

15:38 : 03/02/2026
AKTUALITET

Prokurorja Rita Gjati dështon të kundërshtojë konkluzionet për pasurinë dhe figurën

18:50 : 28/01/2026
Para

Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin i gatshëm për dialog me Emmanuel Macron

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom