• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

11:29 : 03/11/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit autokraik dhe i mundëson qëndrimin në krye duke qenë pakicë

Në galopin e një beteje të pandalshme me kryeministrin, Ilir Meta po skicon një profill të ri të kundërshtarit të tij të vjetër, atë të një armiku të Shqipërisë, që mbahet peng, duke u mbështetur njëkohësisht të qëndrojë në pushtet, nga qarqe që nuk e duan të mirën e vendit.

Ai herë përmend lobe okulte, herë Sorosin dhe herë vllazëri konspirative me diplomatë perendimorë që çojnë të gjitha tek i njëjti konkluzion: Edi Rama është pilotuar për të ndarë Shqipërinë nga BE.

Në fakt, e parë në mënyrë sipërfaqësore, teza që pompon presidenti, duket sikur ka bazë. Po ta fusësh në këndvështrimin që servir ai, Edi Rama të lë të besosh se ka një axhendë të qartë për të penguar integrimin. Në kohën e qeverisjes së demokratëve, Shqipëria, e cila liberalizoi vizat, qe më pranë BE-s sesa Serbia dhe Mali i Zi.

Lexo edhe:

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

Kur ishte në opozitë, Rama e mbajti peng rrugën drejt BE-së me tre ligjet e famshme. Ndonëse premtoi, pas ardhjes në pushtet, se Tirana do mbërrinte në destinacion më para se Beogradi, ndonëse premtoi që negociatat do hapeshin që vitin e parë të mandatit të rilindjes, ai bëri vetëm hapa pas.

Kur Hollanda kërkonte luftë serioze ndaj krimit, shefi i qeverisë thoshte se pretendimet e saj ishin pretekste që i duheshin për betejën e brendëshme elektorale. Kur Bundestagu sillte që në vitin 2016, eurodeputetin Krichbaun me një sërë kushteshsh për tu realizuar nëse donim të bënim përpara, ai thoshte se këto qenjë thjeshtë gënjeshtrat e Lulzimit të përkthyera në Gjermanisht.

Pra e gjithë saga përmblidhet në një fjali, europianët shtronin presionin mbi qeverinë e Tiranës, ndërsa ajo shumfishonte mashtrimet për ta fshehur atë në sytë e shqiptarëve.

Por, në sjelljen skandaloze në rrugën e integrimit ka edhe më, aty mund të reshtohen pafundësisht fakte për gënjeshtrën se kemi një datë, për mshtrimin se po na mban peng Makroni për hir të halleve që ka me reformimin e BE, për alibinë se po na pengon opozita e rrugës.

Dhe kështu kemi arritur në pikën që jo vetëm Serbia e Mali i Zi na kanë lënë shumë mbrapa, por pas disa përpjekjesh të BE-së për të mos na njollosur përfundimisht, ajo po na ndan edhe nga Maqedonia. Ashtu sikurse theksoi së fundi Hollanda, ky ndëshkim i mbramë vjen pasi në ethet për të grabitur zgjedhjet, Edi Rama i ndryshoi i vetëm dhe pa konsensus rregullat e lojës për to.

Pra, nëse bëhet një bilanc afatgjatë, nuk ka asnjë diskutim se përgjegjësi ekskluziv i shkatërrimit të ëndrës europiane të Shqipërisë është një njeri i vetëm.

Por, nëse këtë konkluzion nuk e kundërshton asnjë njeri normal, përpos atyre që ushqehen me paratë e pista të rilindjes, pyetja që shtrohet është: a vërteton ky dështim pretendimin e Ilir Metës se kjo është pjesë e një axhende për ta mbajtur Shqipërinë larg BE-së?

Pra a përbën kjo provën automatike se Edi Rama është kryqëtari i një Shqipërie anti perendimore, se ai i shërben planeve për zbrazjen e saj dhe zëvendësimin e popullsisë me emigrantë, se ai është anëtar i ndonjë vllazërie okulte apo i ndonjë llozhe të fshehtë, që mëton të na kthejë në mish për topat e atyre që duan një Shqipëri aq të dobët sa të mos jetë në gjendje të ndihmojë as Kosovën?

Nuk ka diskutim se ky është një këndvështim, në rastin më të mirë i ekzagjeruar dhe në atë më të keq, një ftesë për të përvetësur elektoratin e prekur nga paranoja. Ka disa fakte dhe argumenta që hedhin poshtë këtë teori konspirative të Ilir Metës.

Fjala vjen, të gjithë e dinë se Edi Rama nuk do të vinte kurrë në pushtet, nëse LSI dhe vetë presidenti aktual nuk do të bënin koalicion me të në 2013. Pra ata së pari duhet të pyesin veten, kush i çoi drejt Ramës? Mos qe Sorosi, lobistët serbë të Vuçiçit, apo ndonjë organizate që vepron në hije?

Ja pra që gjërat janë shumë më të thjeshta dhe pas tyre mund të mos fshihet detyrimisht një dorë e padukshme.

E njëjta pyetje vlen edhe për opozitën e PD-së dhe LSI-së. Pse e ndërprenë rrugën radikale? Pse vendosën ti shuajnë mlotovët dhe të ulen në tryezën e marrëveshjeve me Ramën, apo mos qenë gjë pengje të këtyre qarqeve okulte që donin ti siguronin paqe një kryeministri që ishte duke realizuar axhendën e tyre?

Pak e vështirë të besohet apo jo?

Pra, në këtë kuptim, nuk ka nevojë të thirren në ndihmë fantazi të çartura, apo psikoza paranojake për të shpjeguar se përse Rama qëndron në pushtet dhe se përse ai e përdor atë në mënyrën më keqbërëse të mundëshme.

Jo, Edi Rama nuk është një vegël në duart e armiqve të Shqipërisë, ai është thjeshtë një politikan që po i bën shumë dëm asaj.

Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit autokraik dhe i mundëson qëndrimin në krye duke qenë pakicë.

Jo, Edi Rama nuk është peng i qarqeve të fshehta dhe të padukshme që kanë axhenda komplikuara, ai është thjeshtë ortak i oligarkëve dhe banditëve lokalë, më të cilët ndan paratë dhe friëson ata që nuk binden.

Kaq e thjeshtë dhe banale është historia e tij. Prandaj sofistikimi konspirativ që i bën Ilir Meta nuk i duhet kërkujt. Ai mund të jetë i dobishëm për të bërë për vete mendjen e sëmurë të ndonjë zgjedhësi paranojak, por nuk ka të bëjë me të vërtetën dhe nuk i shërben asaj. Pasi nuk ka nevojë të bymehësh me fantazi mëkatet e Ramës, ndërkohë që nuk mjaftojnë, as koha dhe as hapsira, për të pëmendur krimet e tij reale në pushtet. /Lapsi.al/

Etiketa: BushatiMetateoria

Lajme të lidhura

BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

19:38 : 25/04/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

09:37 : 25/04/2026
BOTA

Miliarda euro për inteligjencën artificiale, kompania “Meta” shkurton vendet e punës

17:28 : 24/04/2026
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

21:33 : 02/10/2025
Para

Eduart Grishaj shijon shëtitjet e ëmbla me të birin (Foto)

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom