• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kallëzua për korrupsion, SPAK refuzon të hetojë prokurorin Kolë Hysenaj. E kalon në Durrës

13:19 : 28/10/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokuroria Speciale, SPAK, ka refuzuar të zhvillojë hetimet për një kallëzim penal për korrupsion ndaj prokurorit të Tiranës, Kolë Hysenaj, duke ia kaluar çështjen për kompetencë prokurorisë së Durrësit.

Në 9 tetor 2020, një shtetas ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hysenajt në prokurorinë SPAK, nën dyshimet se ka kryer veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Por vetëm pak ditë më pas, në 13 Tetor 2020, drejtuesi i Prokurorisë Speciale SPAK, Arben Kraja, ia përcjell rastin prokurorisë së Durrësit, me shumë mundësi pa kryer asnjë verifikim mbi materialin kallëzues.

“Boldnews.al” ka siguruar shkresën që Kraja i dërgon kolegëve të qytetit bregdetar. Sipas shkresës, “në datë 09.10.2020, shtetasi (X.X) ka paraqitur një kallëzim penal ndaj prokurorit Kolë Hysenaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal” (shpërdorim detyre).

Lexo edhe:

SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për prokurorin Ylli Pjetërnika

U mor i pandehur për dosjen “Veliaj”, Elman Abule paraqitet në SPAK

Në vijim, Kraja informon prokurorinë e Durrësit se “vepra penale për të cilën është bërë kallëzimi nuk përfshihet në kompetencën…” e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Në fakt, Kraja, në shpalljen e moskompetencës, i referohet vetëm veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë që kallëzimi ndaj prokurorit Kolë Hysenaj është bërë edhe për veprën penale të “korrupsionit”, e cila është në kompetencën e Prokurorisë Speciale.

Kallëzuesi, në materialin që i ka dorëzuar SPAK-ut, ngre dyshime se prokurori i Tiranës, Kolë Hysenaj, është përfshirë në veprime konkrete korruptive.

Kallëzuesi e mbështet dyshimin e tij në informacionet që ka lidhur me një situatë konkrete.

Pak muaj më parë, prokurori Kolë Hysenaj, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, ka marrë nën hetim 5 persona, pjesë e një komisioni shtetëror, i cili ka marrë vendim për një pronë.

Të pestë personat e hetuar ishin në të njëjtat pozita lidhur me aktin administratit-ata e kanë nënshkruar të gjithë.

Por, pas përfundimit të hetimeve, prokurori Hysenaj ka dërguar për gjykim vetëm 3 prej personave, ndërkohë që dy të tjerët i ka përjashtuar nga përgjegjësia penale.

Nisur nga këto rrethana, kallëzuesi ka ngritur dyshimet se prokurori i çështjes, Hysenaj, është përfshirë në korrupsion, me qëllim shmangien nga gjykimi i dy të hetuarve prej tij.

Pasi ka renditur në mënyrë të zgjeruar rrethanat e ngjarjes, kallëzuesi ka kërkuar nga prokuroria SPAK që të zhvillojë hetime ndaj prokurorit Hysenaj për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Këtë kallëzim, me fakte konkrete, prokuroria speciale SPAK duket se nuk e ka marrë aspak në konsideratë. Drejtuesi i SPAK-ut, vetëm 4 ditë pas dorëzimit të kallëzimit penal, ka vendosur të shmang përgjegjësinë e hetimit, duke e përcjellë materialin pranë Prokurorisë së Durrësit.

Tashmë, do të jetë kjo e fundit që pritet të kryejë hetime ndaj prokurorit Hysenaj. Në rast se nga hetimi konstatohen elementë të korrupsionit, atëherë rasti do t’i përcillet sërish SPAK-ut.

Pra, duket se e gjithë është një lojë “hidh e prit”, ku SPAK-u nuk merr guximin të kryejë hetime për prokurorin e Tiranës, Kolë Hysenaj.

Prokurori Hysenaj rezulton një ndër më të pasurit në sistemin e drejtësisë. Të gjitha pasuritë e tij kanë pasur si burim financiar vetëm pagën e tij si prokuror dhe të ardhurat nga një biznes i vogël bar-kafe të bashkëshortes.

Hysenaj u përball me një numër të madh problematikash dhe dyshime për fshehje pasurie, gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në datën 16 Shtator 2020.

Por, kur pritej vendimi për rezultatet e Vetingut të Kolë Hysenaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shtyrjen e procedurës për “arsye objektive”, në një datë të papërcaktuar.

Etiketa: kallzimiKolë Hysenajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për prokurorin Ylli Pjetërnika

13:17 : 15/10/2025
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen “Veliaj”, Elman Abule paraqitet në SPAK

10:54 : 15/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi-Dumanit: A ju thotë gjë emri Belinda Balluku? Apo po ha dhe ajo fiq pas shpinës së Ramës?

22:09 : 14/10/2025
AKTUALITET

Çështja e mikro-kredive, Dumani: Është dërguar për gjykim, po verifikohet edhe pozita e zyrtarëve

20:39 : 14/10/2025
AKTUALITET

Fshehu dënimin në Greqi/ Altin Dumani: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim nga SPAK

20:37 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Protesta për Veliajn para SPAK ishte ngjarje e shëmtuar

20:03 : 14/10/2025
Para

Andrra Destani tregon arsyen e zënkave të shpeshta me Sinan Hoxhën

TË GJITHA

Berisha: Marrëveshjen e Trump për Gazën nuk e përshëndeti vetëm Teherani, Pheniani dhe Ramaduro!

13:49 : 15/10/2025

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

13:35 : 15/10/2025

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin

13:32 : 15/10/2025

SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për prokurorin Ylli Pjetërnika

13:17 : 15/10/2025

Balla paralajmëron rrëzimin e kërkesës së PD-së: Begaj nuk do të shkarkohet

13:15 : 15/10/2025

Bardhi: Shpalli zgjedhjet në Tiranë pa ligj dhe futi në kaos Kushtetuesen për mandatet e gjyqtarëve, 7 shkeljet e Begajt

13:08 : 15/10/2025

“Paradite President, pasdite mjek”, Bardhi: Begaj rezulton i punësuar në një klinikë private mjekësore

12:56 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com