A do të bashkoni votat me një Kryeministre si Hajdari? Basha: Nuk jemi për satirë këtu

Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i është drejtuar sot një pyetje nga gazetari dhe satiristi Ismet Drishti i “Zjarr TV” në konferencën e shtypit.

Ismet Drishti pyeti: “Mbrëmë morëm vesh nga zonja Rudina Hajdari, se ka një elektorat gri, rreth 970 mijë shqiptarë që nuk votojnë. Po nëse këta 970 mijë shqiptarë do të votonin Hajdarin ose të tjerë si ajo që kanë krijuar parti të reja, ju a do të ishit gati të bashkonit votat me një Kryeministre si Hajdari?

Basha: Ismet qenke lodhur kot! Paske marrë gjithë këtë rrugë për këtë pyetje! Po u bënë zgjedhjet më 30 qershor, palo zgjedhje moniste. Nuk ishte opozita dhe pseudo-opozita nuk arriti të merrte vota. Shqiptarët e kanë treguar fare qartë se nuk janë budallenj. Kanë 30 vjet në këtë proces. Ta mbaroj të lutem…

LEXO EDHE  Më 4 dhjetor, hidhet shorti për emërimet në KED

Me 30 qershor në votimet moniste, opozita nuk mori pjesë, apo jo?! Pseudo-opozita, pa opozitën në fushë, e patë vetë se si doli. Tani besoj kjo mjafton për të dhënë përgjigje përfundimtare. Ndaj të mos harxhojmë kohë se koha në këtë krizë, nuk është flori, por shëndet. Le ta përqëndrojmë tërë energjinë tonë tek ato që kanë lidhje me shëndetin, jetën dhe ekonominë…

Drishti: Po në rast se 970 mijë shqiptarë vendosin me votue Hajdarin…a do ta bashkonit ju votën me të Kryeministre?

Basha: Këtë temë e trajton ti shumë më mirë në emisionet e mrekullueshme satirike. Këtu nuk jemi për satirë!