• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tradhëtarët na lanë pa atdhe”, Meta kujton Fishtën: Fshikulloi politikanët e korruptuar

10:47 : 23/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot lindjen e poetit të shquar shqiptar At Gjergj Fishta.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta ka cituar disa vargje nga poezitë e Fishtës dhe shkruan se Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale.

“At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë”, shkruan Meta.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3465010803545168

Lexo edhe:

Komisioni Evropian zbulon shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

“O Perëndi, a ndjeve?
Tradhëtarët na lanë pa Atdhe,
E Ti rri e gjuan me rrufe
Lisat n’për male kot…”

Si sot, 149 vite më parë lindi Epiku ynë më i madh, poeti i shquar At Gjergj Fishta, një nga figurat më të ndritura dhe më mbizotëruese të letërsisë shqipe, shprehësi më i fortë i idealeve atdhetare dhe demokratike, i cili jetësoi vlerat e Rilindjes sonë Kombëtare.

Figurë qendrore e veprimtarisë politike, artistike, klerike dhe diplomatike, roli dhe kontributi i tij ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare.

Spikat veçanërisht roli i tij thelbësor në Kongresin e Manastirit ku u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me një angazhim të vyer për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, deputet, anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris, i angazhuar për njohjen diplomatike të Shqipërisë, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, për të Shqiptaria ishte misioni më fisnik i kombit, që na e la trashëgimi dhe prej së cilës ne frymëzohemi edhe sot.

At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë.

Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim, që aq mjeshtërisht e ka shprehur në vargjet:

“Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t’ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t’na qelbi fis e Atdhè?” 🇦🇱

Etiketa: FishtaMetapolitikanet

Lajme të lidhura

Teknologji

Komisioni Evropian zbulon shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord

13:27 : 10/07/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026
Teknologji

Valë padish: Meta mbledh më shumë të dhëna nga sa mendoni

09:17 : 16/06/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

19:38 : 25/04/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

09:37 : 25/04/2026
BOTA

Miliarda euro për inteligjencën artificiale, kompania “Meta” shkurton vendet e punës

17:28 : 24/04/2026
Para

Ronela Hajati ndalohet nga policia teksa ishte live në një intervistë (Video)

TË GJITHA

Horoskopi, 23 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 22/07/2026

Çfarë ndodhi gjatë testimit? “Çmendet” Chatgpt, del jashtë kontrollit

22:53 : 22/07/2026

Kumbaro emëron ish-asistenten e saj Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Arsimit

22:43 : 22/07/2026

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër

22:34 : 22/07/2026

Specialistja e gjeoshkencës: Shtrëngatat rikthehen të premten

22:24 : 22/07/2026

Nesër dita e 54 e protestës popullore, qytetarët do mblidhen në orën 08:30 para Parlamentit

22:18 : 22/07/2026

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinokingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet