Aksident në Lezhë/ Plagoset një person, niset drejt Traumës

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka dalë nga rruga.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi Q.Gj.,ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhët në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.