Spektakël dhe gola në Ligën e Kombeve, ja rezultatet e mbrëmjes së sotme

Mbrëmjen e sotme është luajtur raundi i katërt i ndeshjeve të grupeve në Ligën e Kombeve.

Liga A ka dhuruar spektakël teksa janë përballur disa nga ekipet më të mëdha të kontinentit europian. Italia dhe Holanda kanë ndarë pikët ndërmjet tyre me ndeshjen që përfundoi në barazim 1-1.

Nga ky barazim ka përfituar Polonia, pasi me fitoren 3-0 ndaj Bosnje-Hercegovinës, skuadra e udhëhequr nga Lewandowski e sheh veten në krye të grupit 1.

Një tjetër përballje e fortë ishte ajo mes Kroacisë dhe Francës. Një ndeshje tepër e luftuar mes ekipeve por në fund kampionët e botës dolën triumfues me rezultatin 1-2. Në të njëjtin grup bëjnë pjesë Portugalia dhe Suedia. “Luzitanët” edhe pse pa kapitenin e tyre Cristiano Ronaldo, arritën të mundin nordikët lehtësisht 3-0.

Pas 4 ndeshjeve, Grupi 3 kryesohet nga Portugalia dhe Franca me nga 10 pikë, Kroacia në vendin e tretë me tre pike, ndërsa Suedia renditet e fundit me 0 pikë.

LEXO EDHE  Transferimi i Bardhit në Turqi, ja paga që do të përfitojë talenti i akademisë së Partizanit

Vëmendja më e madhe e sportdashësve shqiptarë ishte e përqendruar në Ligën C, ku bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova. Kuqezinjtë barazuan sërish pa gola, këtë herë në transfertën e Lituanisë. Kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja, bën pjesë në grupin 4 dhe aktualisht renditet e treta në kuotën e 5 pikëve.

Nga ana tjetër, edhe Kosova ka marrë një barazim pa gola por ndaj një kundërshtari të vështirë siç është Greqia. Për “Dardanët” mund të konsiderohet një rezultat pozitiv duke qenë se ndeshja u luajt në tokën greke. Grupi 3 i Ligës C, kryesohet nga Slovenia me 10 pikë, e ndjekur nga Greqia dhe Kosova me nga 10 dhe 2 pikë.

Rezultatet e plota të mbrëmjes: