• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Papunësia e të rinjve ushqen eksodin e shqiptarëve drejt Perëndimit

15:03 : 07/10/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Alseva Vata u diplomua dy vite më parë në degën e Kimisë së Përgjithshme në Fakultetin e Shkencave Natyrës, por aktualisht punon në një qendër estetike në Tiranë.

“Jam munduar të kërkoj punë në profesionin tim, por pa sukses,” thotë 23-vjeçarja, e cila po mëson zanatin e parukieres nga e motra.

“Jam e kënaqur këtu, por do të dëshiroja më shumë të punoja në atë profesion për të cilin jam diplomuar, si kimiste,” shtoi ajo.

Tradicionalisht një diplomë universitare është konsideruar si një garanci më shumë për të rinjtë që kërkojnë të gjejnë vendin e tyre në tregun e punës, kryesisht në administratën publike.

Por sipas ekspertëve, në shumë raste arsimi i të rinjve shqiptarë nuk reflekton kërkesën dhe dinamikat e ekonomisë.

Lexo edhe:

Shqipëria vijon të tkurret/ Emigracioni dhe rënia e lindjeve, popullsia zbret në 2.36 mln banorë

Ish-drejtoresha e INSTAT: Shqipëria po përballet me plakje të përshpejtuar dhe largim masiv të të rinjve

“Arsimi universitar në vendin tonë është shndërruar në qëllim në vetvete,” thotë ekonomisti Zef Preçi. “Ky lloj qëllimi është në mjaft raste jashtë kontekstit historik, shoqëror dhe ekonomik,” shtoi ai.

Mospërputhja e ambicieve profesionale të të rinjve të sapodiplomuar me ofertat që mundëson tregu vendas i lë shumë prej tyre të frustruar, duke i shtyrë të shohin rrugën e vështirë të emigrimit në Perëndim si zgjidhje.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, gjatë vitit shkollor 2018-2019, nga universitet shqiptare u diplomuan 34,821 studentë, pak më shumë se gjysma e tyre në nivelin Bachelor.

Megjithatë, këta të rinj do ta kenë të vështirë të gjejnë një punë në profesionin e tyre. Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia e të rinjve në Shqipëri – e regjistruar në 21.4 % në tremujorin e dytë të 2020-ës, është dy herë më e lartë se papunësia mesatare e popullatës së aftë për punë. Gjatë vitit 2019, 12,3 % e të rinjve me arsim të lartë ishin të papunë.

“Jemi shumë të rinj që kemi ëndrra dhe shpresa për të ardhmen, dhe kur përballemi me realitetin është për të ardhur keq,” tha Alseva Vata.

“Unë mendoj që tregu shqiptar i punës nuk ofron shumë mundësi që një student shqiptar të përmbushë ambiciet profesionale për të ardhmen, kjo është dhe arsyeja se pse si unë, ashtu edhe të rinj të tjerë, po e kërkojmë këtë gjë në vendet europiane për profesionin tonë,” shtoi ajo.

Zef Preçi, drejtor ekzekutiv pranë Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), u shpreh se mentaliteti i trashëguar nga regjimi komunist e sheh ende arsimin akademik universitar si një autostradë për t’u punësuar në shtet.

“Studimet tona tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e të rinjve të sapodiplomuar nuk janë aspak të angazhuar për të ndërmarrë nisma sipërmarrëse, por ata preferojnë të punojnë në administratën publike,” tha ai.

Sipas Preçit, mënyra kryesore e penetrimit në vendet e punës së administratës publike mbeten partitë politike, edhe pse në mjaft raste, kjo përmban një kosto të lartë morale.

“Edhe pse në një vend normal të ekonomisë së tregut, arsimimi universitar do të kontribuonte direkt në sipërmarrjen e lirë nga ana e të sapodiplomuarve dhe do të bënte diferencën duke nxitur konkurrencën në treg, ky nuk është rasti për vendin tonë,” shtoi ai.

Megi Malaj, 23-vjeç u diplomua gjithashtu 2 vjet më parë. Me shpresën se studimet për financë në një universitet privat do t’i garantonin asaj një të ardhme më të mirë, prindërit sakrifikuan një pjesë të kursimeve të tyre për të shkolluar vajzën e madhe.

Sot ajo punon me kohë të pjesshme në një ‘Call-center’, punë për të cilën duhet të ngrihet herët në mëngjes për shkak se e merr turnin në orën 6.

“Zgjimi në orët e para të mëngjesit është tepër i sikletshëm, pasi tani është totalisht errësirë dhe ftohtë,” tha ajo, duke theksuar se në disa raste është edhe e frikësuar, pasi në atë orë nuk ka lëvizje në rrugë.

“Puna në ‘Call center’ është e lodhshme, por ngushëllohem me faktin se në orën 10.00, kur të gjithë sapo kanë filluar punën, unë e kam ditën të lirë përpara,” shtoi ajo.

Ashtu si Megi dhe Alseva, edhe Ari u diplomua një vit më parë në degën e Sociologjisë në Universitetin e Tiranës, por ndryshe nga vajzat, ai është sot i papunë. Pasi mbaroi studimet në nivelin Bachelor, Ari kreu një praktikë pune për të fituar eksperiencë.

“Aplikova në disa qendra të mbështetjes psiko-sociale për të rinj dhe të moshuar dhe arrita të fitoja një praktikë në një qendër për të moshuar për një periudhë 4 mujore, por pas saj përsëri mbeta disi i paqartë për të ardhmen time. Pavarësisht aplikimeve të shumta në profesionin tim, akoma nuk kam mundur të gjej punë,” tha ai.

Ari i tha BIRN se pas praktikës u detyrua të punojë rreth 6 muaj si kamarier, por e la pasi synonte diçka më lart. Ashtu si Alseva, ai shprehet se tashmë i ka hedhur sytë drejt emigrimit.

Sipas të dhënave të INSTAT, 249 mijë shqiptarë emigruan jashtë vendit mes viteve 2014-2019, kryesisht në vendet e Bashkimit Europian. Një pjesë e madhe e të larguarve janë të rinj të diplomuar.

“Sipas raportit “Rinia në Shqipëri 2020”, të publikuar nga Qendra Burimore për të Rinjtë në Shqipëri, 79 % e të rinjve shqiptarë synojnë të emigrojnë drejt një vendi të BE-së.

Zef Preçi thekson se fajtor kryesor për emigrimin e të rinjve janë politikat e punësimit dhe zhvillimit në vend. Ai shtoi se shkaqet lidhen me keq-qeverisjen dhe me shkallën e zhvillimit të vendit në tërësi, duke nënvizuar se sektori privat – i cili absorbon dhe forcën punëtore të kualifikuar, ka probleme serioze të menaxhimit dhe rritjes së produktivitetit dhe konkurrencës.

“Ky stad i zhvillimit nuk ofron mundësi për absorbimin e fuqisë së re punëtore me një kualifikim universitar, ndërsa degët si IT dhe shërbime mjekësore – për të cilat ka nevojë tregu në Perëndim, çojnë paradoksalisht në largimin e specialistëve më të mirë,” përfundoi ai. /BIRN/

Etiketa: emigrimpapunesiate rinjte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria vijon të tkurret/ Emigracioni dhe rënia e lindjeve, popullsia zbret në 2.36 mln banorë

08:09 : 13/06/2025
AKTUALITET

Ish-drejtoresha e INSTAT: Shqipëria po përballet me plakje të përshpejtuar dhe largim masiv të të rinjve

22:37 : 10/06/2025
AKTUALITET

Konsumi i alkoolit dhe i lëndëve narkotike shtohet gjatë sezonit veror, mjekja: Të rinjtë janë më të shumtë

20:42 : 10/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

Ekstazi, kokainë e kanabis në festivalin “Unum” në Shëngjin, në hetim 2 shqiptarë e 4 të huaj

13:22 : 09/06/2025
Para

Plagosje me thikë në Durrës

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com