• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA: Pasuria e ish-prokurorit Shpëtim Kurti, KPK bëri hetim “sipërfaqësor”

16:02 : 30/09/2020
në AKTUALITET, VETTING

KPA konfirmoi shkarkimin e Shpëtim Kurtit për lidhjet e tij me krimin e organizuar, por rrëzoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kriterin e pasurisë, duke e kritikuar për “zbatim të gabuar të ligjit” dhe “arsyetim sipërfaqësorë e të paqartë”.

Ish-prokurori Shpëtim Kurti u largua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit më 25 qershor të këtij viti. Arsyet e shkarkimit të Kurtit sipas Kolegjit ishin lidhjet e tij me krimin e organizuar.

“Subjekti i rivlerësimit rezultoi me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar dhe ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për këtë kriter,” thuhet në vendimin e zbardhur sëfundmi.

Por trupa e Kolegjit që shqyrtoi çështjen, e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me Sokol Çomo relator dhe Albana Shtylla, Ina Rama e Natasha Mulaj anëtarë, rrëzoi pjesërisht vendimin e Komisionit, duke e cilësuar hetimin e këtij të fundit në kriterin e pasurisë si sipërfaqësor dhe përfundimet e arritura në “zbatim të gabuar të ligjit”.

Trupa gjykuese e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me Lulzim Hamitaj relator dhe Roland Ilia anëtarë, e kishte hetuar Kurtin fillimisht vetëm në kriterin e pasurisë dhe pas një rihapje e mbylli procesin pas problemeve të gjetura në kriterin e figurës.

Lexo edhe:

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

Por sipas Kolegjit hetimi i pasurisë së Kurtit kishte qenë i mangët dhe se arsyetimet e KPK në këtë kriter ishin sipërfaqësore.

Në vijim të sa më sipër, “trupi gjykues vlerëson se konkluzioni i Komisionit në vendim, lidhur me përcaktimin e situatës faktike të marrëdhënies reale të subjektit me këtë pasuri të paluajtshme, është i paqartë, për shkak të një hetimi të paplotë”, thuhet në vendim në lidhje me marrëdhëniet ekonomike të Kurtit dhe babait.

Kolegji shprehet se arsyetimet e KPK në tërësi për kriterin e pasurisë ishin të paplota dhe nuk ishte e qartë situata faktike, ndërsa e fshikullon KPK për “arsyetim sipërfaqësorë” në vendim. KPA shprehet se Komisioni “ka zbatuar në mënyrë të gabuar ligjin” dhe nisur nga ky fakt ka rrëzuar këtë pjesë të vendimit.

KPA me shumicë prej katër nga pesë anëtarët shprehet se për të arritur një përfundim në këtë kriter do duhej të rihapej çështja dhe Kolegji të shqyrtonte atë në seancë publike. Megjithatë shumica, po aty arsyeton, se vendimi i Komisionit qëndronte sa i përket kriterit të figurës dhe se Kurti kishte kontakte të papërshtatshme. Në fund shumica vendosi për “ekonomi gjyqësore” të lërë në fuqi vendimin vetëm për kriterin e figurës.

Në një qëndrim paralel gjyqtarja Natasha Mulaj shprehet se çështja duhej të kishte kaluar në seancë publike.

“Në kushtet kur Komisioni nuk ka kryer hetim administrativ të plotë për kriterin e vlerësimit të pasurisë, në kushtet kur Kolegji mbi bazë dokumentesh në dhomën e këshillimit e ka pasur të vështirë vlerësimin e këtij kriteri, për Kolegjin ka qenë i detyrueshëm kalimi i çështjes në seancë gjyqësore publike”, shprehet Mulaj.

Megjithatë Kolegji ka qenë unanim kur ka rrëzuar të gjitha pretendimet e Kurtit, duke vënë në dukje se kontaktet e tij me një person të dënuar për “trafik qeniesh njerëzore” dhe “falsifikim kartmonedhash” nuk ishin të rastësishme. Kolegji vë në dukje se kishte parë vetë materialet e cilësuara “sekret shtetëror” dhe kishte dalë në përfundimin se Kurti, ishte i papërshtatshëm në këtë kriter.

Në vendim KPA arsyeton kundër pretendimeve të Kurtit në lidhje me njohjen me këto informacione sekrete dhe po ashtu shpjegon procedurën se si vëzhguesi ndërkombëtar dhe KPK ishin njohur me informacionet nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Kurti pretendoi se një numër telefoni që ishte në mesazhin mes dy personave që po hetoheshin për vepra penale, nuk ishte i tij dhe se kishte 12 persona me të njëjtin emër në Shqipëri, por KPA e rrëzoi këtë duke u bazuar në deklaratat e pasurisë 2003-2006. Sipas Kolegjit, Kurti kishte deklaruar në ato deklarata këtë numër telefoni dhe se mesazhi mes dy personave ishte i lidhur me të.

Kolegji po ashtu rrëzoi pretendimet e Kurtit për shkelje të procedurës dhe mos dhënie kohe mjaftueshëm, duke arsyetuar se ai nuk kishte ankuar këtë në KPK dhe nuk ishte shprehur se i kishte munguar koha.

Në përfundim Kolegji arsyetoi në favor të shkarkimit të Kurtit vetëm për kriterin e pastërtisë së figurës, duke rrëzuar pjesët e vendimit të Komisionit mbi kriterin e pasurisë.

“Në kushtet kur subjekti i rivlerësimit, në vijim të arsyetimit të trupit gjykues lidhur me shkaqet e ankimit për kriterin e kontrollit të figurës, u vërtetua se nuk ka nivel të besueshëm lidhur me këtë kriter rivlerësimi dhe, si pasojë, nuk është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës, trupi gjykues çmon se, për arsye të ekonomisë gjyqësore, shqyrtimi i shkaqeve të ankimit për kriterin e pasurisë në seancë gjyqësore publike, është i panevojshëm, pasi në çdo rast vendimi i Komisionit për shkarkimin e subjektit nga detyra do të ishte i pacenueshëm”, thuhet në vendim./BIRN/

Etiketa: kpakpkKurti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

20:27 : 30/09/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj për pasurinë dhe profesionalizmin

22:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

Problemet me pasurinë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

16:52 : 22/09/2025
RAJONI

SHBA mesazh Kurtit: Na duhet një partner në Kosovë që nuk sjell destabilitet

19:46 : 15/09/2025
RAJONI

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

09:20 : 13/09/2025
Para

Situata e Covid-19, 131 raste të reja. 3 qytetarë humbin jetën, 115 shërohen

TË GJITHA

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

09:22 : 10/10/2025

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025

Senati Amerikan dështon për të shtatën herë, nuk arrihet marrëveshja për financimin e qeverisë

09:17 : 10/10/2025

I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

09:05 : 10/10/2025

Izraeli sulmon Gazën pas arritjes së armëpushimit

09:02 : 10/10/2025

I dënuari për drogë tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Rinas! Kush është 55-vjeçari me dy emra

08:55 : 10/10/2025

Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi

08:46 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com