• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nasim Haradinaj doli para Gjykatës së Posaçme në Hagë

19:19 : 29/09/2020
në AKTUALITET, RAJONI

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, tha sot në Hagë se nuk e njeh Gjykatën e Posaçme e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Ai i bëri këto komente në paraqitjen e parë para Gjykatës, pasi që me 25 shtator u arrestua në Prishtinë në bazë të në urdhër arresti të Prokurorisë së Posaçme në Hagë për veprat penale “kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Prokuroria tha se ekziston dyshimi i bazuar se zoti Haradinaj është përgjegjës për orvatje të kryerjes së veprës penale kundër administrimit të drejtësisë duke mbajtur 3 konferenca për shtyp gjatë shtatorit 2020 ku ai “shpërndau ose vuri në dispozicion të medies informacion dhe dokumente të besueshme ose jo publike që kanë lidhje me punën e zyrës së prokurorit të specializuar. Kjo sjellje përbën kërcënim të rëndë ose mënyrë shtrëngimi që e nxit një person të mos jep deklaratë ose të jap të rreme për zyrën e prokurorit të specializuar”, thanë zyrtarë të prokurorisë.

Gjykatësi Nichalos Guillout, njoftoi zotin Haradinaj me detyrat dhe detyrimet e tij dhe nënvizoi se ende nuk ka akuza ndaj tij. Prokuroria e Posaçme u zotua se aktakuza do të dorëzohet shumë shpejt.

Avokati mbrojtës i zotit Haradinaj kërkoi hedhjen poshtë të akuzave dhe lirimin e menjëhershëm meqë siç tha, klienti i tij nuk është i akuzuar për krime lufte dhe rrjedhimisht gjykata nuk ka juridiksion ta mbajë në paraburgim.

Lexo edhe:

“Specialja” publikon video nga qendra e paraburgimit në Hagë

PDK: Shtyrjet e gjykimit për krerët e UÇK tregojnë politizim të procesit

Vet zoti Haradinaj tha se nuk e njeh Gjykatën e Posaçme dhe se arrestimi i tij është i padrejtë. “Unë në këtë moment po them nuk e kam njoftë këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk kam për ta njohur këtë gjykatë”, tha ai duke nënvizuar se mandati i saj 5 vjeçar ka skaduar me 2 gusht. Ai tha se ekzistojnë 150 mijë nënshkrime me të cilat është kërkuar shfuqizimi i Gjykatës, ndërsa kritikoi ashpër deputetët e parlamentit që siç tha “për poste e rroga të veta e kanë sjellur popullin këtu që ju sot të arrestoni e ta theni Kushtetutën tonë e të ja vjedhni qytetarin në mes të vendit të tij edhe pas skadimit të afatit. Prandaj e ndjej veten që jam padrejtësisht këtu, keni thyer Kushtetutën e vendit tim, çdo ligj njerëzor dhe të drejtën e mendimit të lirë”, tha ai.

Me 25 shtator prokuroria e posaçme arrestoi për të njëjtat arsye kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i cili do të paraqitet të enjten para Gjykatës në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Luftës në tri raste gjatë këtij muaji tha se ka marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm.

Arrestimi i tyre u bë një ditë pasi që prokuroria e posaçme arrestoi ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili u paraqit të hënën në Gjykatën e Posaçme në Hagë.

Akuza e ngarkon zotin Mustafa “me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme”.

Sipas akuzës, “afërsisht midis 1 prillit të vitit 1999 dhe 19 prillit të vitit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, (një zonë në lindje të Prishtinës) janë kryer krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Etiketa: hagenasim

Lajme të lidhura

BOTA

“Specialja” publikon video nga qendra e paraburgimit në Hagë

19:01 : 12/05/2026
RAJONI

PDK: Shtyrjet e gjykimit për krerët e UÇK tregojnë politizim të procesit

17:39 : 06/05/2026
AKTUALITET

“Më është mbyllur goja…”, Hashim Thaçi rrëfen përjetimin në 6 vite izolim

22:41 : 04/05/2026
RAJONI

I dënuar për krime lufte, Ratko Mladić pëson goditje në tru në burgun e Hagës

14:20 : 15/04/2026
RAJONI

Gjyqi në Hagë/ U akuzua për ndërhyrje në drejtësi, Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm

12:11 : 27/02/2026
RAJONI

Sot deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit për pengim të drejtësisë

08:44 : 27/02/2026
Para

Masat e ashpra anti-covid/ Në këtë shtet ndalohet edhe prostit*cioni

TË GJITHA

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom