Çfarë po ndodh në Kinë?/ Shpërthen laboratori ku testohet rrjeti 5G

Laboratori kërkimor dhe i zhvillimit i gjigantit kinez të teknologjisë “Huaëei Technologies” në qytetin jugor të Dongguan është përfshirë nga flakët.

Re të mëdha tymi që vijnë nga katet e fundit të ndërtesës dhe shpërndahen në të gjithë qytetin.

Sipas departamentit lokal të zjarrit, pambuku i ndezshëm i thithjes së zërit, që po përdorte struktura, mund të jetë burimi kryesor i flakës.

Laboratori në Dongguan kryesisht bën testimin për antenat 4G dhe 5G, ndërsa kompania Huaëei ende nuk ka bërë komente për ngjarjen.