U ekzekutua nga RENEA, 71-vjeçari ka qenë ushtarak në kohën e diktaturës

Lefter Zhidru, që u ekzekutua pasditen e sotme në Elbasan, pas 5 orë negociatash për t´u dorëzuar mësohet se ka qenë ushtarak në kohën e diktaturës.

Kjo duket se ka bërë që ai të jetë një njohës i mirë i armëve të zjarrit. Ndoshta e shkuara e tij si ish-ushtarak ka bërë që policia të jetë e kujdesshme në ndërhyrje, deri në momentin e ekzekutimit.

71-vjeçari u vra pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, që pasi hapën me forcë derën e banesës ku ai ndodhej, përdorën gazin lotsjellës, ndërsa më pas u dëgjuan të shtëna armësh.

Pas ekzekutimit të 71 vjeçarit, u raportua se në banesën e tij policia gjeti 6 kallëpe me tritol, si dhe fitil ndezës. Madje nga raportimet e fundit mësohet se Zhidru kishte vendosur tritol edhe në derën hyrëse të banesës, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer kur RENEA ka përdorur forcën për hapjen e saj.

LEXO EDHE  A do izolohet Shqipëria për herë të dytë? Flet Rakacolli

Zhidru, me origjinë nga fshati Xarrë i Sarandës ishte zhvendosur në Elbasan bashkë me familjen e tij, gruan e dytë, dhe vajzën 13-vjeçare, para 5 vjetësh. Ai raportohet se ishte problematik, kishte pasur konflikte me bashkëshorten e tij, 31 vjet më të re, por nuk dihet sepse nuk kishte pasur më parë ndërhyrje nga policia lokale.