• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet kushtetuese/ Yuri Kimit i ka humbur topi

13:41 : 24/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ndonëse vendet europiane dhe Britania po reagojnë për ndryshimet e njëanshme kushtetuese që prishin marrëveshjen e 5 qershorit, ambasadores amerikane Yuri Kim i është mbyllur goja. Ajo po hesht përpara faktit të kryer ku e ka vënë Rama, mazhoranca e të cilit vendosi sot t’i votojë ndryshimet në kodin zgjedhor deri më 30 shtator, ndonëse në Këshillin Politik ende s’ka konsensus.

Madje ai po e bën këtë edhe duke prishur paktin e vëzhguar nga arbitrat ndërkombëtarë, sipas të cilit, kur nuk ka dakordësi mes palëve Këshilli Politik i drejohet ODIHR.

Por nëse ambasadores amerikane nuk i kërkohet me detyrim të flasë, ajo ka së paku obligimin moral që të mos bëhet palë në betejën e brendshme politike. Sepse, nëse në 3 qershor, kur për ambasadoren amerikane faji ishte i Lulzim Bashës, për mos dakordësinë për një marrëveshje të mirë që ishte gati, ajo nuk ngurroi të tregonte me gisht përgjegjësin. Ajo përdori një metaforë futbollistike për të theksuar përgjegjësinë duke treguar se në fushën e kujt gjendej topi.

Por që atëhere rrodhi shumë ujë. Palët e firmosën marrëveshjen në 5 qershor dhe ambasadorja deklaroi me lumturinë e njeriut që i detyron palët të bien dakord: “5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e besimit të vënë”.

Por pas kësaj deklarate në “Top Story”, Rama vendosi ta shkelë besimin duke përdorur sharlatanët e opozitës së re për të ndryshuar rregullat e lojës. Ai vendosi të shkojë drejt hapjes formale të listave, zhbërjes së koalicioneve dhe pavarësisht këtyre, thoshte se nuk i ka cënuar asnjë fije floku marrëveshjes së 5 qershorit dhe se do ta votonte atë të plotë.

Lexo edhe:

Monika Kryemadhi zbulon premtimin që Altin Dumani i bëri Yuri Kim para se të merrte SPAK

Gazetari: Balluku pritet që të hetohet edhe për ‘Tigrat’, e lidhur dhe Yuri Kim

Në këto kushte edhe Bashkimi Europian, edhe vendi më i rëndësishëm i tij, Gjermania, nuk kanë ngurruar të tregojnë me gisht se cili është përmbysësi i tryezës. Madje ato i kujtuan Ramës se ky veprim unilateral, mund të pezullonte përparimin e Shqipërisë në rrugën e negociatave.

Në këtë kohë Yuri Kim nisi të sillet si memece. Deklarata e saj se “5 qershori nuk duhet prekur” tingëllonte qesharake, ndërkohë që palët qenë në pozicione diametralisht të kundërta: PS thoshte se nuk po e prekte, PD-ja se i qe vënë flaka.

Por kur gjithçka mori fund dhe socialistët i votuan në mënyrë të njëanshme në 30 korrik, ndryshimet e kushtetutës, pra kur u bë fakt për këdo se kryeministri nuk do të ndalej për ndryshimin e rregullave të lojës në favor të tij, ambasadorja ishte e vetmja që sillej sikur nuk kuptonte se ç’po ndodhte.

Ajo kërkoi që edhe pas faktit të kryer, diskutimet duhet të vazhdonin, në vjeshtë, në këshillin politik.

“Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve”, tha ajo dhe shtoi gjoja me kërcënim: “Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”.

Me naivitetin fëminor që e karakterizon, “zoti Luli” besoi se kryeministri do ta dëgjonte kërcënimin e rrugës së Elbasanit. Ai vazhdoi të ulet në tryezën e Këshillit Politik, ku opozita po nëpërkëmbet duke mos u lejuar që të shpjerë as versionin e saj për konsultim te ODHIR.

Dhe ndonëse Rama po shkel çdo angazhim të marrë para ndërkombëtarëve dhe po i trajton deklaratat publike të Yuri Kim njësoj si ato të Elisa Spiropalit, ambasadorja sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Natyrisht askush nuk ka të tagrin t’i kërkojë llogari, përfaqësueses së një shteti të huaj se kur vendos të flasë ose jo. Ndonëse ajo ishte garantja që i mblodhi palët në selinë e saj, përsëri askush nuk mund të pretendojë që ajo të thyejë heshtjen. Në këtë pikë nuk ka asnjë vlerë t’i kujtohen fjalët që tha pas nënshkrimit të 5 qershorit dhe urimet që u shprehën nga sekretari i shtetit Pompeo.

Por, ama është e drejtë e çdo shqiptari të mos jetë dakord me bërjen palë dhe me diplomacinë me dy standarte, që kur mendon se po dredhon “zoti Luli” e tregon se në fushën e kujt gjendet topi, ndërsa kur këtë e bën Rama, hiqet sikur nuk e sheh. Me kutin që ka vënë vetë, ambasadorja Kim e ka detyrim të flasë. Ajo ka detyrim të thotë ku gjendet topi dhe jo të kërkojë goma në detin e Sarandës.

/Lapsi.al/

Etiketa: Yuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Monika Kryemadhi zbulon premtimin që Altin Dumani i bëri Yuri Kim para se të merrte SPAK

22:57 : 19/03/2026
AKTUALITET

Gazetari: Balluku pritet që të hetohet edhe për ‘Tigrat’, e lidhur dhe Yuri Kim

21:43 : 20/11/2025
AKTUALITET

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme seksuale

11:20 : 09/11/2025
AKTUALITET

Kryemadhi: Së shpejti do zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave e inicuar nga Yuri Kim

10:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
AKTUALITET

Yuri Kim punësohet drejtoreshë në Exxon Mobil! Si përfitoi nga Shqipëria dhe lidhjet me TEC-et e Vlorës

13:58 : 30/09/2025
Para

Rita Orës i dalin të brendshmet aksidentalisht gjatë ecjes në Javën e Modës në Milano (Foto)

TË GJITHA

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, lihen në burg dy rojet private të kompanisë ‘Major Security’

15:50 : 05/06/2026

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom