Chrissy Teigen zbulon aksidentalisht gjininë e foshnjës me një video

Chrissy Teigen zbuloi gabimisht gjininë e foshnjës që po pret  gjatë kohës që po fliste për ndjekësit e saj në lidhje me shtatzëninë.

Sipas “Mirror”, 34-vjeçarja do të sjellë në jetë një djalë me partnerin e saj, këngëtarin e njohur John Legend. Gjatë kohës që po fliste për problemet që kishte hasur gjatë shtatzënisë, Chrrissy aksidentalisht zbuloi gjininë dhe e kuptoi këtë pak çaste më vonë.

Sipas “PEOPLE”, një burim tha se modelja 34-vjeçare dhe këngëtari “kurrë nuk menduan se do të ishte e mundur që Chrissy të mbetej shtatzënë natyralisht,” kështu që “nuk ishin kurrë shumë të kujdesshëm” në intimitetin e tyre.

john legend dhe partnerja e tij prindër të një.. (5)

Teigen dhe Legend, kanë folur hapur për mënyrën sesi iu nënshtruan fekondimit in vitro për dy fëmijët e tyre: Miles Theodore, 2 vjeç, dhe Luna Simone, 4 vjeç.

Gjatë bisedës me ndjekësit ajo tha: “Ai është mirë dhe i madh”, duke zbuluar kështu se po priste një djalë.

“Oops! Jam budallaqe… gjithsesi”,- shtoi ajo kur e kuptoi se çfarë kishte thënë.

john legend dhe partnerja e tij prindër të një.. (9)