• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Bojkoti i Superiores, Duka letër drejtuar Ramës: Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti kryeministër

17:45 : 18/09/2020
në SPORT

Futbolli shqiptar vijon të notojë në ujëra të trazuara me Kategorinë Superiore që  që vazhdon bojkotin deri në plotësimin e disa kërkesave nga ana e qeverisë.

Ditën e sotme, ka qenë presidenti i FSHF Armand Duka, i cili i dërgon një letër publike kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, futbolli nuk kërkon lëmoshë por investime që më pas kthehen 4-fish në arkat e shtetit.

“Vërej me keqardhje se për fat të keq grupi i punës i ngritur me urdhërin tuaj, shumë shpejt u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport. Kjo luftë e brendshme, e shoqëruar nga “JO”-ja e përhershme e “burokratëve të pandreqshëm” të Ministrisë së Financave, solli një zhbërje të produktit final. Që ndryshe nga ç’premtuat apo ndryshe nga ç’jua kanë transmetuar, nuk u materializua në një dokument reforme tërësore”, shkruan ndër të tjera Duka në letrën e tij.

Letra e plotë:

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

I nderuar zoti Kryeministër!

Shpresoj të kem vëmendjen Tuaj, në këtë moment historik për të krijuar një bazë ligjore, nxitëse për sportin në vendin tonë. Jo vetëm për të kapërcyer gjendjen, në të cilën ndodhemi, por për të çelur rrugën e zhvillimit normal e të formalizuar.

Sot, ndodhemi në një situatë jo normale, të pazakontë e të padëshiruar. Është bllokuar rrotullimi i topit në Kategorinë Superiore e në akademitë e tyre, jo vetëm futbollistët profesionistë, por edhe fëmijët kanë mbetur pa dashurinë e tyre të madhe: FUTBOLLIN.

Dialogu, mirëkuptimi e bashkëpunimi janë parësore në mentalitetin e sportistit dhe në botën e sportit. Nisur nga këto parime, Federata Shqiptare e Futbollit në vitin 2016 falë edhe rezultateve e paraqitjes së shkëlqyer të ekipit tonë kombëtar, i cili arriti objektivin më të madh historik, kualifikimin në finalet e Euro 2016, duke shfrytëzuar dhe vëmendjen e shtuar të qeverisë ndaj nesh, mori një iniciativë për propozimin e një pakete ligjore në interes të futbollit e të sportit në përgjithësi.

Në mënyrë të përmbledhur, kjo paketë ligjore përfshinte ndërhyrjen në disa ligje e vendime të Këshillit të Ministrave me qëllim krijimin e një ekonomie sportive autonome. Me iniciativën tonë përgatitëm disa projektligje së bashku me relacionet përkatëse. Propozimet tona u mirëpritën nga komuniteti sportiv dhe nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit. Drejtoria Juridike e Këshillit të Ministrave ja përcolli këto propozime Ministrive për oponencë teknike.

Ndërkohë, nga ana e Ministrisë së Financave, nuk u reflektua asnjëherë një vullnet pozitiv. Për më tepër, përmes një oponence mediokër, konstatuam një mungesë vizioni për të ardhmen e sportit shqiptar. Në këtë oponencë, nuk pati një studim të mirëfilltë të fizibilitetit të përfitimeve, që këto ndryshime do të sillnin. Aq më pak, në këtë aspekt nuk u mor parasysh studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për kontributin ekonomik të sportit në ekonomi: “Ku çdo dollar i investuar, kursen katër të tillë, në shëndetësinë publike”.

Futbolli nuk kërkon lemoshë zoti Kryeministër, por investime me sigurinë e garantuar, që ato do të kthehen katër herë më shumë në arkat e shtetit.

Të bindur në nevojën e një pakete gjithëpërfshirëse në dobi të sportit, e përsëritëm kërkesën tonë edhe në seancën dëgjimore të komisionit përkatës parlamentar, lidhur me “Ligjin e ri të Sportit” në vitin 2017.

Aftësia juaj për të transformuar krizat në mundësi, u testua dhe vërtetua, në mars 2019 gjatë takimit të zhvilluar me klubet. Ju i dëgjuat kërkesat e aktorëve të futbollit dhe i pranuat ato. Ju premtuat, se brenda një afati ambicioz prej 100 ditësh, t’i bëni realitet të gjitha kërkesat e tyre. U shprehët saktësisht, se duhet nisur një proces reformimi i thellë i futbollit. Kjo do t’u krijojë mundësi atyre që investojnë, që ta kenë investimin e garantuar, ndërsa atyre që janë jashtë, të jenë të interesuar për të investuar në futboll.

Vërej me keqardhje se për fat të keq grupi i punës i ngritur me urdhërin tuaj, shumë shpejt u përfshi nga përçarja dhe meskinitetet politike, me qëllim ngritjen e flamurit të reformatorit në sport. Kjo luftë e brendshme, e shoqëruar nga “JO”-ja e përhershme e “burokratëve të pandreqshëm” të Ministrisë së Financave, solli një zhbërje të produktit final. Që ndryshe nga ç’premtuat apo ndryshe nga ç’jua kanë transmetuar, nuk u materializua në një dokument reforme tërësore.

Sa i takon “Ligjit të Sponsorizimit”, nuk ka asnjë kuptim që ai të mos jetë favorizues për futbollin dhe në përgjithësi për sportin. Kaq e vështirë është të ndjekim shembullin progresist të Hungarisë apo Gjermanisë?! Apo më tej, të bëjmë atë që bënë me këtë ligj, vende me ngjashmëri ekonomie dhe problematikë të njëjtë si Mali i Zi e Kosova.

Siç edhe vihet re qartazi, “teatri” i futbollit nuk u shemb brenda natës, por pas katër vitesh insistimi për një shtrat ligjor që i shërben të gjithëve: Sportistëve, klubeve, bizneseve dhe vetë politikës, për të marketuar një premtim të mbajtur.

Në të kundërt, “teatri” profesional i politikës ngriti siparin, në mënyrë kërcënuese, duke etiketuar 20.000 futbollistë e kushedi se sa sportistë të tjerë, si mosmirënjohës.

Nuk ka mirënjohje për mëshirën. Mirënjohje ka për barazinë, solidaritetin në periudha të vështira dhe “fair-play”-n.

Mirënjohje ka për ndërtimin e një ekonomie te shendetshme sportive, e cila të mos jetë e varur nga lëmosha qeveritare.

I nderuar z. Kryeministër!

Kjo është një çështje vullneti dhe jo takimesh të tejzgjatura që nuk sjellin asnjë produkt. Varet vetëm nga JU, nga pushteti JUAJ. Prandaj ju bëj thirrje miqësisht, ushtrojeni pushtetin Tuaj në të mirë të futbollit e të ndërprerjes së bojkotit.

Me besim në ndërgjegjen Tuaj, ju kërkoj edhe një herë të mbani premtimin e dhënë për një fillim të ri për sportin shqiptar.

Sinqerisht, Armand DUKA”

Etiketa: DukaFSHFRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
SPORT

Duka tallet me shqiptarët: Trajnerët i zgjedh sipas flokëve që kanë në kokë!

11:12 : 27/05/2026
AKTUALITET

Zbulohet paga e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare

20:41 : 19/05/2026
SPORT

Pozicioni vakant në Kategorinë e Parë, Kukësi dhe Butrinti do të përballen në finalen ‘play-off’!

16:03 : 12/05/2026
SPORT

FSHF vendos “armikun” e Flamurtarit si gjyqtar kryesor, klubi vlonjat reagon para sfidës me Teutën

15:09 : 06/05/2026
Para

Covid-19, infektohet edukatorja dhe infermierja në Berat

TË GJITHA

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom