• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Skandal/ E vdekura me COVID-19 u la me orë të tëra në dhomë me pacientë të tjerë (FOTO)

17:38 : 14/09/2020
në RAJONI

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ka ndërruar jetë në Klinikën e Pulmologjisë së QKUK-së, 74-vjeçarja nga fshatin Loskoparë i komunës së Ferizajt.

Ajo ishte e dyshuar për Covid-19, ku pas vdekjes rezultoi pozitive.

Por trupi i pajetë i kësaj zonje deri pas orës 10:00 ka qëndruar në dhomën ku ishte e shtrirë, në të cilën kishte pasur edhe pacientë të tjerë.

Familja e saj në një rrëfim për Express ka dhënë detaje të dhimbshme rreth gjithë rastit. Ndërsa, QKUK-ja e jep versionin e saj për këtë çështje.

Një trup i pajetë i mbështjellë me një mbulesë të zezë, kishte qëndruar në një dhomë të repartit C, të Klinikës së Pulmologjisë së QKUK-së, për më shumë se 5 orë.

Lexo edhe:

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

Ferizaj/ 32-vjeçari gjendet i vrarë në banesë, hetohet 24-vjeçarja dhe babai i saj

Bëhet fjalë për trupin e një gruaje të moshës 74-vjeçare e cila kishte ndërruar jetë të shtunën pak pas orës 06:00 të mëngjesit.

Familjarët e së ndjerës, në një deklaratë për Express, po e akuzojnë stafin mjekësor të QKUK-së për neglizhencë ndaj këtij rasti. Ata thonë se në dy testime të bëra në Ferizaj, nëna e tyre doli negativ ndaj COVID-19.

“Nana jem ka dalë negative në dy teste. Në Prishtinë ish krim. Aty ish tmerr. Pakujdesi e mjekëve. Nuk interesohen për pacientin. Jam detyrua që në ora 02:00 të natës me e thirrë policinë. Mjeku nuk u ndalke kur donim ta pyesnim. Kur e thirra policinë dolën krejt mjekët. Dhoma 4 me 3, katër pacientë. Nëna më ka vdekur në ora 6:30 në mëngjes. Ajo deri pas orës 9 ka qëndrua në dhomë. Me vdekë e me e lanë pacientin ashtu.. unë nuk di se çka të them”, ka deklaruar për Express djali i së ndjerës, Përparim Avdyli.

Ata japin versionin e tyre edhe për çështjen e qëndrimit të trupit të kufomës për orë të tëra në shtratin e Klinikës së Pulmologjisë.

Familja: Në Pulmologji u prish lifti: Trupin e nënës nuk kishim nga ta nxjerrim jashtë

E derisa janë kryer procedurat për lëshimin e trupit të pajetë, në momentin kur familjarët ishin gati për ta marrë turpin e pajetë të 74-vjeçares, në Klinikën e Pulmologjisë nuk punonte lifti.

“Njëherë trupi i nënës ka ndejt aty deri sa i kanë rregullu letrat. Pastaj unë e kam thirë menjëherë atë djalin, një mjeke ma ka gjetë numrin aty. Mandej lifti u prish. U deshtë me pritë ma shumë se një orë për me e tërheq kufomën. Shkallëve poshtë nuk na lenin të zbresim”, deklaron për Express familja e së ndjerës.

Djali i viktimës deklaron se e ka njoftuar edhe policinë rreth këtij rasti.

“Kam thirrë në polici, ata më thanë duhesh me ardhë këtu me e raportua rastin”, deklaron amilja.

Mjekët e QKUK-së: Ne e kemi njoftuar Qendrën Operative, pacientja kishte ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore

Për gjithë këtë rast, versionin e vet e ka dhënë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Mjeku kujdestar, Flamur Marku- pulmolog në Klinikën e Mushkërive.

“Nga ajo që jemi njoftu në mëngjes nga ekipi kujdestar për rastin në fjalë në momentin kur pacienti ka ndërruar jetë është njoftuar Qendra Operative dhe kompania e transportit që merren me rastet e dyshimta apo pozitive me Covid 19. Por tek rasti i pacientes, ajo ka qenë në pritje të rezultatit. Akoma nuk ka qenë e konfirmuar me Covid. Telashja ka ndodhë që nuk është bërë me kohë tërheqja e viktimës”, sqaron Marku.

Mjeku sqaron se pacientja kishte shkuar në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pacientja ka qenë në gjendje të rënde shëndetësore, përkundër terapisë që e ka marrë, ka qenë i pamundur përmirësimi i saj derisa ka ndërruar jetë”, thotë ai duke sqaruar se pacientëve që kanë qenë në dhomë me viktimën u është rekomanduar që ta ndërrojnë dhomën, po ata kanë refuzuar.

“Nuk kemi pasë rast që ka ndodhur kaq shumë të qëndrojnë në një dhomë edhe pacientët e tjerë edhe kufoma e një personi. Ka pas rast kur kufoma ka qëndrua 1 orë ose pak ma shumë, por jo 5 orë”, thotë Flamur Marku.

Kodra: Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë rast

Ndërkaq, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve e Kosovës ka reaguar për këtë rast. Besim Kodra nga kjo shoqatë, thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla.

“Ky nuk është rasti i vetëm i kësaj natyre. Ato kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Janë të papranueshme. Kërkojmë nga SHSKUK-ja, MSH-ja që të ndërmarrin masa ndaj personave përgjegjës. Pacienti ka nevojë për dinjitet. E kufoma ka nevojë për një vdekje të dinjitetshme dhe të mos nëpërkëmbet në dhoma e korridore të spitaleve duke mos e kryer një procedurë që do t’i jepte dinjitet”, ka deklaruar Kodra për Express.

Por për gjithë këtë rast kanë hezituar të flasin gjerësisht nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë kosovare. Por ministri Armend Zemaj, në një konferenë për media është pyetur nga gazetarët rreth këtij rasti. Ai ka thënë se Inspektoriati Shëndetësor është i njoftuar për këtë rast.

Trupi i pajetë i viktimës është varrosur të dielën nga familjarët në fshatin Loskoparë të Ferizajt.

Etiketa: COVID 19kosoveskandali

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

15:42 : 29/06/2026
Lajmet e Dites

Ferizaj/ 32-vjeçari gjendet i vrarë në banesë, hetohet 24-vjeçarja dhe babai i saj

15:22 : 29/06/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

13:08 : 27/06/2026
RAJONI

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

19:44 : 26/06/2026
RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
Para

Të burgosur në kampin Al-Hawl në Siri, protesta para Kryeministrisë: Ktheni fëmijët në shtëpi

TË GJITHA

Korreshi: KE ka vendosur të ndërpresë fondet e IPARD III për Shqipërinë

12:22 : 01/07/2026

Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen Ivi Kason: Qepe gojën, legen!

12:08 : 01/07/2026

SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin e Roskovecit

11:57 : 01/07/2026

Tabaku: 5 mijë lekë për pensionistët, lëmoshë sezonale përballë miliona eurove të koncesioneve

11:56 : 01/07/2026

Trafiku i drogës dhe call center-at/ Europol: Mafia shqiptare ndër kërcënimet kryesore për BE

11:54 : 01/07/2026

Vokshi – kreut të SPAK: A e keni hetuar sistemin e patronazhimit? Balluku shantazhe në Fier…/ Përplaset me Gjiknurin

11:35 : 01/07/2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit, drejtues të rinj në disa komisariate. Alfred Çepe në krye të Akademisë së Sigurisë

11:35 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobet