• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK i cilëson “të paligjshme” të ardhurat nga Euralius të bashkëshortit të gjyqtares

19:46 : 14/09/2020
në AKTUALITET, VETTING

Seanca ndaj gjyqtares Fjoralba Prifti të Gjykatës Administrative të Apelit në Komisionin e Pavarur u fokusua kryesisht në vërtetimin e pagesës së tatimeve nga bashkëshorti për një sërë të ardhurash si përkthyes i gjermanishtes.

Gjatë seancës dëgjimore të hënën u vu në dukje se ndërsa vërtetohej puna e kryer dhe kontratat e shërbimit me institucione të ndryshme të huaja dhe shqiptare, përfshi Projektin e Bashkimit Europian për Konsolidimin e Drejtësisë në Shqipëri, Euralius dhe Fondin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Drejtësisë IRZ (Internationale Rechtliche Zusammenarbeit) financuesi kryesorë i Euralius. Të ardhurat nga këto punë siç tha Prifti në seancë nuk ishin cilësuar të ligjshme pasi nuk dokumentohej pagesa e tatimeve.

“Deri në këtë moment, janë konsideruar të ardhura të ligjshme ato që janë deklaruar dhe është provuar pagesa e detyrimeve tatimore,” tha relatorja e çështjes Valbona Sanxhaktari.

“Por nuk janë marrë në konsideratë disa nga të ardhurat për të cilat nuk ka kontrata dhe të ardhurat e dokumentuara, por për të cilat nuk ka arritur të konfirmojë pagesën e tatimit,” shtoi ajo.

Sanxhaktari vuri në dukje se gjyqtarja rezultonte në analizë fiananciare me një diferencë negative prej mbi 4 milion lekë.

Lexo edhe:

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

Por Prifti kundërshtoi këto gjetje. Ajo tha se të ardhurat e bashkëshortit ishin nga puna si përkthyes, ndërsa theksoi se ndër të ardhurat e konsideruara të paligjshme ishin edhe ato nga Euralius dhe IRZ.

“Euralius e IRZ që kanë mbështetur reformën në drejtësi, të ardhurat nga të cilat më janë konsideruar si të paligjshme… Nuk mendoj që një konstatim i tillë është i drejtë,” tha Prifti.

“Nëse do të arrinim në këtë konkluzion, vëmë në dyshim edhe ligjshmërinë e këtyre institucioneve në Shqipëri” tha Prifti.

Seanca për Priftin u drejtua nga Pamela Qirko me anëtar Lulzim Hamitaj dhe relatore Valbona Sanxhaktarin. Vëzhgues ndërkombëtar ishte Tomçi Petkoviç.

Fjoralba Prifti ka mbaruar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lezhës. Në vitin 2014, Prifti është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ndërsa në vitin 2016 është dekretuar në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë.

Të ardhurat e bashkëshortit

Relatimi mbi kriterin e pasurisë për Priftin nisi me raportin negativ të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Ky i fundit pretendonte se gjyqtarja nuk kishte deklaruar saktë, kishte bërë fshehje dhe kishte mungesë burimesh.

Sanxhaktari tha se KPK kishte bërë hetimin e saj duke u fokusuar fillimisht te blerja nga bashkëshorti e një apartamenti për 78 mijë euro në vitin 2004, dy vjet para martesës. Apartamenti sipas relatimit ishte paguar pjesërisht para martesës dhe dy këste pas saj, ndërsa ishin paguar përmes kursimeve të tij dhe një huaje nga babai.

Sipas relatimit ishte gjetur që nuk ishte deklaruar burimi i kësaj pasurie në deklaratën e parë të bashkëshortit si person i lidhur në vitin 2006 dhe se as ky as babai nuk provonin të kishin burim të ligjshëm të të ardhurave.

Por Prifti kundërshtoi gjetjet. Ajo vuri në dukje se pasuria ishte sidoqoftë e krijuar para martesës dhe se edhe pagesat e tjera për këtë pasuri të kryera pas martese në vitin 2006, ishin bërë nga të ardhurat vetjake të bashkëshortit.

Ajo po ashtu vuri në dukje se të ardhurat e tij ishin të ligjshme dhe se mund të provohej puna e tij si përkthyes, një punë e kryer në Gjermani dhe të ngjashme. Të njëjtën gjë ajo tha edhe për vjehrrin edhe pse këmbënguli se ai nuk duhej të konsiderohej person tjetër i lidhur, pasi ajo nuk kishte pasur me të marrëdhënie financiare dhe se huaja ishte marrë para martese.

I njëjtë ishte edhe debati në lidhje me likuiditete bankare të çiftin në shumën 21 milion lekë. Sanxhaktari numëroi disa llogari dhe obligacione bankare, ndërsa vuri në dukje se analiza financiare e nxirrte Priftin me bilanc negativ në disa vite, pa llogaritur mungesat e bashkëshortit para martese.

Sanxhaktari vuri në dukje se për disa prej të ardhurave të deklaruara të bashkëshortit, nuk kishte dokumentacion dhe nuk provohej pagesa e tatimeve.

Gjyqtarja kundërshtoi versionin e relatuar. Ajo tha se kishte shpresuar që analiza financiare do të kishte reflektuar gabimet që ajo kishte gjetur, por u sqarua nga kryesuesja se qëndrimet e saj do merreshin parasysh vetëm para vendimit dhe se relatimi ishte i njëjtë me atë për të cilin i ishte kaluar barra e provës.

Prifti u fokusua më pas gjatë në të ardhurat e bashkëshortit si përkthyes, ndërsa këmbënguli se puna e tij ishte e ligjshme. Megjithatë në këtë pikë ajo pranoi se edhe për punë me institucione si Kultur Kontakt Austria dhe mjaft të ngjashme nuk kishte pasur mundësi të gjente dokumentacion.

Prifti solli si provë një përgjigje nga atasheu i Ministrisë së Brendshme Austriake që sipas saj i kishte bërë me dije shkatërrimin e dokumenteve pas një periudhe kohore dhe përgjigjen e Drejtorisë së Tatimeve për mungesë të dokumentacionit për shkak të kohës.

Anëtarët e KPK-së këmbëngulën në pyetjet e tyre për të mësuar mbi këtë raport të bashkëshortit dhe pagesën e tatimeve. Ato kërkuan të dinin nëse vetë gjyqtarja ishte interesuar ndonjëherë nëse për këto pagesa ishin paguar detyrimet tatimore dhe për arsyet se përse ai nuk ishte regjistruar si person fizik në zyrën e tatimeve.

Prifti tha se nuk kishte pasur interes të tillë dhe i kishte besuar sinqeritetit të bashkëshortit. Ajo theksoi se ky i fundit kishte paguar si individ më shumë tatime mbi të ardhurat se sa po të ishte regjistruar si person fizik. Ajo po ashtu theksoi se tatimet për kontratat e shërbimit me individ, paguheshin në burim nga punëdhënësi dhe jo nga përfituesi.

“Vetëm për vitet për balancë negative, një pjesë e madhe e pagesave të përkthimeve që nuk janë konsideruar në analizën financiare, vijnë nga përkthime për PAMECA, për Ministrinë e Brendshme Austriake, për Kultur Kontakt të ministrisë së Arsimit Austriak, nga Fondacionet “Friedrich Erbert” dhe “Konrad Adenauer”, e të tjera,”,tha Prifti.

Ajo vuri në dukje se i shoqi kishte përkthyer dokumentacion zyrtar për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit dhe atë të Liberalizimit të Vizave.

KPK tha se nga hetimi ishin vënë re disa derdhje cash në llogaritë e bashkëshortit, për të cilat nuk njihej burimi. Prifti këmbënguli se në disa raste bëhej fjalë thjeshtë për zhvendosje parash nga një bankë në tjetrën dhe po ashtu theksoi se për një periudhë kohe ekonomia shqiptare ishte e bazuar në cash dhe se bashkëshorti ishte paguar në cash ose përmes çeqeve bankare. Ajo tha se shumat sipas saj nga përkthimet kishin qenë gjithmonë më të vogla se kufizimet nga ligji i kohës.

Ndërkohë sipas KPK, Prifti kishte qenë për disa vite me radhë, me anë të një prokure përfaqësuese e të vëllait dhe kishte kryer veprime në emër të tij. Komisioni vuri në dukje se në një rast në dy kontrata ishin bërë para noterit në një kohë që vëllai i subjektit nuk kishte qenë në Shqipëri.

Prifti i kundërshtoi këto gjetje. Ajo tha se në kontratat në fjalë, për shit-blerjen e dy apartamenteve në Shëngjin, nuk kishte qenë palë. Ndërsa bëri me dije se kontratat ishin korrigjuar dhe se në datat që ishin bërë, vëllai kishte qenë i pranishëm.

Gjetjes së KPK se nuk kishte deklaruar në momentin e çeljes së një trashëgimie përfitimin e saj, Prifti tha se nuk kishte pasur dijeni dhe se e kishte deklaruar menjëherë sapo kishte marrë informacionin në vitin 2016.

Gjyqtarja u gjet pa probleme në kriterin e figurës dhe atë të aftësive profesionale. Po ashtu nuk u vunë në dukje probleme nga 21 denoncimet që ishin bërë ndaj saj. Për dy kallëzime penale ndaj saj u tha se ishte vendosur mosfillimi nga prokuroria.

Prifti kërkoi të konfirmohej në detyrë ndërsa seanca e radhës u caktua në 18 shtator në orën 10.00. /BIRN/

Etiketa: kpkpriftivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

08:31 : 02/06/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
Para

Topalli tregon se pse refuzoi degën e PD Shkodër

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com