‘Do ju q* r***’/ Ja çfarë ndodhi me dy vëllezërit që u përplasën me policinë gjatë karantinës

Shumë qytetarë u përplasën me policinë gjatë kufizimit të lëvizjes së lirë. Bëhet fjalë për ata shtetas që u vendosën përballë gjobitjes apo bllokimit të makinave sapo konstatoheshin në rrugë pa një autorizim.

Por përtej numrit të të gjobiturve që u kthyen në një ritual në muajt mars-prill, prokuroria ka mbyllur hetimin për dy nga “kundërshtarët” e policisë gjatë koronavirusit, njëri prej të cilëve u premtoi atyre se do t’i fluturonte nga puna.

Sipas një burimi të sigurt të Gazeta Si, dy vëllezërit nga Tirana u morën si të pandehur në përfundim të hetimeve, pak muaj pasi një postbllok anti covid u kundërshtua prej tyre  me të shara e mallkime.

Burimet sqarojnë se D. H 41 vjeç dhe i  vëllai G.H 46 vjeç, u identifikuan duke qarkulluar në datën 14 mars në afërsi të Mjull Bathores. Për ata që nuk e mbajnë mend, ato ishin ditët e mbylljes dhe karantinimit të shoqërisë sipas urdhërave që i zinin vendin njëra tjetrës.

Por dy vëllezërit në çastet e para, sipas dëshmive të policëve, ishin të qetë dhe të edukuar ndaj çdo kërkese që njëri nga policët drejtonte në adresë të makinës BMV. Madje shoferi ka treguar edhe autorizimin që i jepte të drejtë për të lëvizur.

Por brenda një minute panorama e qytetarit model dhe e policëve model është përmbysur, pikërisht kur njëri nga policët ka kërkuar më pas identitetin e pasagjerit në automjet. “Po zotëria në makinë kush është?” pyeti polici.

Kaq ka mjaftuar që shoferi të nxehet dhe t’ju kërkojë llogari efektivëve për  detyrën. Madje edhe ai nga ana e tij ka kërkuar identifikimin e policëve dhe po ashtu shkaqet se përse kërkonin kaq shumë të dhëna. Të dy policët që u konfliktuan kanë lexuar urdhrat për kufizimin e lëvizjes anticovid dhe njëkohësisht kanë vënë ndërkohë në dijeni sallën operative, ndërsa shoferi i nxehur teksa i ka dhënë gaz makinës ka sharë “ do tju q… robt, policë kurva”. Sipas asaj që shkruajnë në raport shërbimi policët, patrullat u vunë në ndjekje të tyre duke i bllokuan pranë rreth rrotullimit në afërsi të TEG si dhe duke i arrestuar jo për fjalor të papërshtatshëm, por për kundërshtim të policisë.

LEXO EDHE  "Njerëzit u lodhën duke dëgjuar këta idiotë"/ Trump denigron Faucin

Por njëri prej tyre, shtetasi D. H ka vazhduar t’i ofendojë policët madje i ka paralajmëruar ata “ ju as që e keni idenë se kush jam unë, do më shikoni çfarë do ju bëj. Jam biznesmen i fuqishëm do t’ju shkatërroj, do t’ju fluturoj nga puna policë k..a”.

Edhe policët e Farkës kur kanë parë një grup kolegësh që po fusnin në komisariat dy njerëz të irrituar kanë dëgjuar sharje pa fund dhe sic thonë ata në procesverbal edhe kanosje.

Dëshmia: Por të kundërtën pretendojnë dy vëllezërit që u morën nën hetim për kundërshtim të forcave policore. Shoferi deklaron se iu bindën policisë kur lëshoi sinjal për të ndaluar. D.H shton se “iu lashë në dorë autorizimin siç e kërkuan. Por policët kërkuan edhe të vëllait. Iu tha që nuk e kishte, por punonte në një kompani dhe nëse e donin, të kthehej ta merrte. Sidoqoftë ata i panë letrat dhe na dhanë shenjë të largoheshim. Kur ndeza makinën për tu larguar dëgjova njërin nga policët që na shau. Atëherë xhirova gomat dhe i shava edhe unë”.

Por ky qëndrim shikohet disi i sajuar nga prokurorët që administruan edhe njoftimin në sallën operative të grupit policor, i cili njoftoi në radio për situatën. Dy policët G.B dhe I.F nga ana e tyre insistojnë se e filluan patrullimin në perimetrin Mjull Bathore, Farkë në  Tiranë sipas instruktazheve të shefave bazuar në urdhërin e emergjencës civile për shkak të Covid-19.