• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përtej Besës

11:55 : 09/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Shahini po e lë Ministrinë e Arsimit me një bilanc fatkeq. Mjaft të përmendim disa shifra si për shembull fakti që niveli i frekuentimit në para-shkollor është te vetëm 80 përqindshi. Të rriturit e grupmoshës 25-64 kanë përqindjen më të ulët në Europë të frekuentimit të arsimimit formal dhe jo-formal apo të trajnimeve të vazhdueshme me më pak se 1 përqind ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE-së është rreth 10 përqind sipas anketës së forcës së punës, ndërsa përsa i përket të nxënit gjatë gjthë jetës e kemi 9.2 përqind ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE-së është mbi 45 përqind. Kemi gjithashtu përqindjen më të ulët absolute në nivel përfitimi nga grantet e Horizon 2020 me një përqindje suksesi prej vetëm 7.8 përqind ndërkohë që mesatarja e vendeve që përfitojnë nga këto grante është mbi15 përqind, pra dyfishin tonë. Shpenzojmë për kërkimin shkencor vetëm 0.06 përqind të PBB-së, një nivel fare i papërfillshëm dhe ndër më të ulëtit në Europë, ndërkohë që inovacioni dhe kërkimi shkencor janë bazat e përshtatjes me ekonominë e dijes në të cilën jetojmë.

Për mos të folur mandej për digjitalizimin ende në fazat e para, mungesë financimi për zhvillim dhe inovacion edhe nga sektori privat, nivel penetrimi të internetit që na rendit të fundit në Europë gjithashtu, nivele shumë mediokre të know-how, probleme të theksuara të hasura me mësimin onlinë në shkollat dhe universitetet e vendit si pasojë e mungesës së investimeve ndërkohë që në kohë pandemie kjo është një conditio sine qua non etj. Gjithashtu testet e PISA që masin performancën e nxënies në arsimin parauniversitar në nivel botëror na tregojnë një gjendje fatkeqe të arsimit tonë ku mbi gjysma e 15-vjeçarëve performojnë në lexim dhe matematikë, duke na vënë në listën e  zezë të analfabetëve funksionalë,  e cila thellohet si problematikë po të marrim parasysh testet alla-Tur të cilët jo vetëm nuk nxisin leximin kritik por thellojnë konfuzionin dhe nxisin hallakatjen e nxënësve që ende në shekullin e 21 ju kërkohet të mësojnë përmendësh dhe të riprodhojnë pa menduar.

Ndërkohë që shembuj suksesi si Finlanda, ndonëse të renditur prej kohësh ndër top 3 vendet e para në testet e PISA-s dhe për nivelin e shkëlqyer të arsimit parauniversitar, janë ende në kërkim të parametrave të rinj të ekselencës dhe po eksperimentojnë me modele të reja të bashkimit të lëndëve, kurrikula të modernizuara dhe informacion të sintetizuar që përmisojnë akoma më tej leximin kritik, të kuptuarit analitik dhe aftësitë dhe kompetencat qysh në moshë të re. Gjithashtu kanë futur klasa të tilla si programimi apo të nxënit rreth Bashkimit Europian në mënyrë ndër-disiplinare qysh në klasat fillore, duke aftësuar nxënësit për një epokë digjitale, botë përherë dhe më të ndërlidhur, një ekonomi dije përherë dhe më sfiduese dhe ku mundësitë janë gjithnjë dhe më globale.

Në vend që të mësojmë nga praktikat më të mira si rasti i Finlandës në arsimin parauniversitar, rasti i Gjermanisë për sistemin dual të arsimit profesional, apo modeli anglo-amerikan për ekselencën në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor por gjithnjë duke pasur parasysh specifikat vendase, strukturën makro-ekonomike të vendit tonë, mundësitë e tregut të punës etj dhe duke i përshtatur dhe ndërtuar një model të qëndrueshëm në kohë. Duke i dhënë fund eksperimenteve kallp ku ende pas tre dekadave tranzicion nuk kemi një model të qëndrueshëm të Maturës Shtetërore, një model të klasifikimit të ekselencës në arsimin parauniversitar, universitar dhe pasuniversitar, një model shpërblimi për ekselencën nga mësim-marrësit dhe mësim-dhënësit, një model shpërblese për kërkimin shkencor dhe lidhjen e këtij të fundit me tregun e punës, një model që të na bëjë fitues në projektet europiane dhe të na fusë në hartën e kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Lexo edhe:

Protestat në Ballkan dhe te ne

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

Pra të kemi modele për orientimin e arsimit dhe shkencës në të ardhmen, modele orientuese dhe të qëndrueshme, duke marrë parasysh specifikat e vendit, të ndërtuara me specialistët më të mirë dhe që të kenë në fokus një arsimim cilësor të të rinjve, aftësimin e tyre, dhënien e kompetencave të duhura për t’u përshtatur me një treg punë dinamik dhe mbi të gjitha mbajtjen e tyre këtu, në Shqipëri ose kthimin e tyre pas shkollimit dhe punësimit jashtë për të përfituar nga dijet e tyre, nga investimi i bërë dhe nga talenti dhe aftësitë që ata kanë. Për të bërë të realizueshëm endrrën shqiptare dhe krijimin e mundësive në vendin e tyre.

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Etiketa: besa shahiniilir kalemajperte beses

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
AKTUALITET

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

09:05 : 16/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

10:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

Për çfarë shërbeu samiti SHBA-Kinë?

10:31 : 17/05/2026
Para

"25 prilli, dita e ikjes së mashtruesit më të madh"/ "Shpërthen" tenori i njohur

TË GJITHA

Kultivuan bimë kanabisi, arrestohen dy persona në Lezhë

12:55 : 25/06/2026

INSTAT: Prodhimi vendas humbet terren! Ekonomia rriti varësinë nga importet

12:54 : 25/06/2026

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, qeveria njofton ndërprerje të furnizimit me gaz

12:31 : 25/06/2026

Helmimi në Akademinë e Sigurisë/ “Sori-Al” shmang përgjegjësitë: Aty futen edhe ushqime nga jashtë!

12:27 : 25/06/2026

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026

Botërori 2026/ Brazili kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

12:03 : 25/06/2026

Goditja e tregjeve financiare/ Elon Musk zbret nën kufirin e 1 trilion dollarëve

12:00 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetnakitbahisjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet