Ka humbur jetën drejtuesi i motorit që u aksidentua në Mirakë, në rrugën Elbasan-Librazhd. Ai është identifikuar me emrin Rexhep Shkalla 64-vjeç i cili doli nga rruga me motor.
Që pas aksidentit u transportua për ndihmë mjekësore.
Raportohet se pak momente pasi mbërriti në ambientet spitalore, humbi jetën për shkak të plagëve të shumta.
Shpejtësia e lartë dyshohet se u bë shkak i aksidentit.