FOTO/ Gjendja psikologjike nga Covid-19, pacientët tek “Infektivi”, vizita edhe nga mjekët e neurologjisë

Covid-19 fillimisht u mendua të ishte një sëmundje, që synonte të dëmtonte vetëm mushkëritë.

Por studimet e mëtejshme kanë treguar se infeksioni në të vërtetë mund të dëmtojë edhe organe të tjera jetësore përfshirë këtu edhe sëmundje të trurit.

Shefja e Infektivit Najada Çomo ka postuar së fundmi disa foto të specialistëve të neurologjisë dhe reumatologjisë, të cilët kanë shkuar në spitalin Infektiv për të kryer konsulta me pacientët e prekur nga Covid.

Specialistët e shëndetit edhe më herët kanë deklaruar se pacientët e infektuar, kanë disa shqetësime shoqëruese, ndërkohë që të tjerë, të cilët kanë kaluar sëmundjen vijojnë të marrin trajtimin për pasojat që u ka lënë Covid.

LEXO EDHE  Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit të Durrësit

Sipas tyre disa prej simptomave që shkakton virusi i ri, janë dhimbje kycesh por edhe trompoza të ndryshme të cilat në disa raste kanë qenë shkak i humbjes së jetës së disa pacientëve.

Sipas neurologëve britanikë, SARS-CoV-2 mund të shkaktojë dëme serioze në tru dhe në sistemin nervor qendror, që shkaktojnë psikoza, paraliza dhe hemoragji cerebrale dhe që shpesh konstatohen mjaft vonë.