Zhaklin Lekatari i hakërrehet Rezarta Shkurtës pas publikimit të letrës për Enver Hoxhën: Turp poshtë katundarët

Gazetarja Zhaklin Lekatari ka reaguar ashpër Rezarta Shkurtës pas publikimit të letrës drejtuar diktatorit Hoxha nga një person anonim.

Përmes një postimi në “Facebook”, Zhaklin thotë se dikush duhet të ftojë Rezartën të lexojë ndonjë libër dhe të kuptojë më shumë, pasi nuk ka turp që promovon ende Enverin. Sipas gazetares, propaganda të tilla duhen dënuar me ligj dhe katundaret duhen ulur poshtë.

“Dikush te ftoje @rezarta shkurten te lexoje ndonje liber qe te kuptoje bullshitat qe promovon dhe ndan ne IG e saj, meqe nuk ka turp qe promovon ende Enverin. Sipas mendimit tim, propaganda te tilla duhen denuar me ligj. Nuk kam bere ndonjehere reagime publike per personazhe te njohura, por kjo ishte e tepert, e shemtuar, injorante, jo empatike dhe shume, shume epitetet te tjera qe mendoj por nuk mund te shkruaj. Poshte katundaret”, shkruan Zhaklin.

LEXO EDHE  Ish-konkurrentja e "Për'puthen" do të botojë së shpejti një libër

Image

Kujtojmë që  në letrën e publikuar, qytetari shprehet se dikur e urrente ish-diktatorin dhe kërkonte të ishte i lirë, si një qytetar i vendeve perëndimore, ndërsa sot i penduar i kërkon falje.

LEXO EDHE:

Dikur e urrente Enver Hoxhën sot i kërkon falje, Rrezarta Shkurta publikon letrën dedikuar ish-diktatorit