Merr flakë makina në mes të rrugës! Detajet (Foto)

Një makinë është shkrumbuar në flakë gjatë ditës së sotme në Bulqizë. Ngjarja u shënua rreth orës 15.00, ku siç mund të shihni në pamjet që gjeni më poshtë, një makinë tip “Renault” u shkrumbua e gjitha.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

LEXO EDHE  Asnjë viktimë/ 31 raste të reja me Covid në Shqipëri në 24 orët e fundit! Harta

Drejtuesi i mjetit shtetasi V. B., ka pikasur në kohë flakët, duke zbritur me shpejtësi.

U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke e mbyllur situatën pa lëndime.