• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nga fajin e ka Saliu, te fajin e kanë të rinjtë”/ Ironia e Berishës: Ata janë viktimat sociale

11:15 : 13/08/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se tashmë fajin nuk e ka Saliu, sikundër për vite me rradhë justifikohej Rilindja për dështimet e saj, ndërsa sot për dështimin në menaxhimin e pandemisë e kanë të rinjtë.

“Më në fund: “Fajin nuk e ka Saliu, por e kanë të rinjtë!” Stop fajësimit të të rinjve nga Edvin Hajduti. Ata janë sot më të braktisurit në Shqipëri! 90 përqind e tyre nuk përfituan asnjë lloj ndihme gjatë karantinës 60-ditore.

Të rinjtë nuk janë shkaku i përhapjes, por viktima kryesore sociale e COVID-19!

Çdo ditë Edvin Hajduti me zëdhënësit dhe mediat e tij të Arben dhe Karlo Malavitës e Ymer Çorapes, direkt apo me nëntekst sulmon dhe fajëson të rinjtë si përgjegjës për daljen totalisht jashtë kontrolli të pandemisë së COVID-19 për shkaqe që lidhen direkt me vjedhjet, korrupsionin, cinizmin dhe xhahillëkun e tij”, shkruan Berisha.

Sipas tij, e vërteta është se nuk janë të rinjtë shkaku i përhapjes së madhe të pandemisë, por mjerisht ata janë sot viktima sociale më kryesore e saj.

Lexo edhe:

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

Nga Sali Berisha

Më në fund: “Fajin nuk e ka Saliu, por e kanë të rinjtë!” Stop fajësimit të të rinjve nga Edvin Hajduti. Ata janë sot më të braktisurit në Shqipëri! 90 përqind e tyre nuk përfituan asnjë lloj ndihme gjatë karantinës 60-ditore.

Të rinjtë nuk janë shkaku i përhapjes, por viktima kryesore sociale e COVID-19!

Çdo ditë Edvin Hajduti me zëdhënësit dhe mediat e tij të Arben dhe Karlo Malavitës e Ymer Çorapes, direkt apo me nëntekst sulmon dhe fajëson të rinjtë si përgjegjës për daljen totalisht jashtë kontrolli të pandemisë së COVID-19 për shkaqe që lidhen direkt me vjedhjet, korrupsionin, cinizmin dhe xhahillëkun e tij.

E vërteta është se nuk janë të rinjtë shkaku i përhapjes së madhe të pandemisë, por mjerisht ata janë sot viktima sociale më kryesore e saj.

Kështu, një raport i Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendres për të Drejtat e Fëmijëve provon se:
“Pandemia shtoi kriminalitetin, papunësinë, dhunën dhe varfërinë tek të rinjtë në Shqipëri“.

Ky raport gjen se sipas pyetësorit kombëtar me të rinjtë, të zhvilluar gjatë periudhës së mbylljes së detyruar të Shqipërisë për shkak të pandemisë së COVID-19, rezulton se afro 50 përqind e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë; mbi 90 për qind pohuan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga qeveria gjatë mbylljes së detyruar.

Anketa zbuloi se gjatë karantinës mbi 60 për qind e të rinjve pohuan dhunën e shtuar në familje dhe mbi 80 për qind thanë se viktimat kryesore të dhunës ishin vajzat dhe gratë.

Pra raporti fakton qartë se të rinjtë në Shqipëri, në periudhën e shtetëzimit të kohës nga Edvin Kristaq Hajduti ishin dhe viktima kryesore të këtij shtetëzimi të dështuar.

Të përpiqesh të mbulosh dështimin e plotë në kontrollin dhe menaxhimin e pandemisë siç bën me propagandën e tij Edvin Hajduti, është një akt zuzar, cinik dhe i shpëlarë.

COVID-19 në Shqipëri doli jashtë kontrolli jo nga të rinjtë, por nga shkaqe që nuk kanë asnjë lidhje me të rinjtë dhe konkretisht:

1 – Nuk janë të rinjtë, por Edvin Hajduti me zëdhënësit e tij që nuk morën absolutisht asnjë masë paraprake në sigurimin e qendrave të karantinës, testeve, maskave, respiratorëve në sasinë e duhur për përballimin e pandemisë.

2 – Nuk janë të rinjtë, por Edvin Hajduti dhe zëdhënësit e tij që vodhën me tenderat dhe prokurimet e mjeteve për pandeminë duke i blerë ato me shumicë me çmime dy e tre herë më të larta se sa çmimi i shitjes me pakicë.

3 – Nuk janë të rinjtë, por Edvin Hajduti që manipuloi, falsifikoi që në fillim çdo tregues të COVID-19 vetëm e vetëm për të deklaruar sukses falso dhe për t’u thënë shqiptarëve shyqyr që në këtë fatkeqësi shekulli, pate kryeministër Edi Ramën, i cili në fakt është në vete një fatkeqësi më e madhe se sa COVID-19 dhe pandemia e tij.

4 – Nuk janë të rinjtë, por Edvin Hajduti dhe zëdhënësit e tij që me xhahillëkun e tyre shndërruan QSUT dhe qendrat e tjera spitalore në bomba biologjike, që përhapën me shpejtësi pandeminë në të katër anët e vendit.

Dënoj me ashpërsi e neveri, sulmet e stisura direkte dhe indirekte të Edvin Hajdutit dhe zëdhënësve dhe mediave të tij ndaj të rinjve si përgjegjës për daljen jashtë kontrolli të pandemisë dhe kërkoj caktimin e një pagese minimale për çdo të ri që nuk punon apo vazhdon shkollën, si kushti më kryesor për t’i mbrojtur ata nga pasojat e rënda të pandemisë.

Etiketa: Berishapandemiareagim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: SPAK-u mbron organizatat kriminale të Suel Çelës dhe Altin Troplinit

14:07 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

14:01 : 03/07/2025
AKTUALITET

Berisha nga Asambleja e OSBE: Drama e kombit tim, 45% e popullatës është larguar në 10 vjet

12:51 : 02/07/2025
AKTUALITET

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

08:42 : 01/07/2025
Para

Ankesa për flokët/ Trump propozon ndryshime për... kokat e dushit

TË GJITHA

Këmbimi valutor 5 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:41 : 05/07/2025

Daku rrit vlerën me 5 milionë euro, 13 futbollistë kuqezi fitojnë terren gjatë një viti

08:40 : 05/07/2025

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

08:34 : 05/07/2025

Al Hilal jashtë Botërorit, Inzaghi ankohet: Na u mohua penallti, kështu ma vodhën titullin me Interin

08:14 : 05/07/2025

Moti i keq në SHBA! Të paktën 24 viktima, 25 vajza të një kampi veror rezultojnë të zhdukura

08:14 : 05/07/2025

Policët francezë hyjnë në det me thika, çajnë gomonen me emigrantë të paligjshëm drejt Anglisë

08:09 : 05/07/2025

E shtuna “përvëluese”/ Parashikimi i motit për datën 5 korrik, ja sa do të shënojë termometri

08:04 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com