• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj mban sekret studimin 600 mln lekë për Teatrin e ri. Cilin projekt i treguan Ndrenikës?

12:17 : 07/08/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Rreth dy javë më parë, aktori i njohur shqiptar, Robert Ndrenika, u citua në media të shprehej i kënaqur me projektin e ri të Teatrit Kombëtar, referuar, me shumë mundësi, studimit që pasoi vendimin kontravers për rrënimin e një prej monumenteve më të rëndësishme kulturore të Tiranë.

Ndrenika dha një deklaratë që duket se krijon “barazlargësi” mes palëve që u përballën ashpër për çështjen e Teatrit.

Ai vlerësoi nga njëra anë skicimet për godinën e re, të cilat i kishte parë, pasi “…më thirrën regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri, në një zyrë arkitekture dhe pashë skicat dhe projektin e ndërtimit të teatrit të ri. U kënaqa shumë.

Nga ana tjetër, Ndrenika falenderoi Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe Partinë Demokratike, për sugjerimet e tyre.

Lexo edhe:

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

“Të gjitha këto vërejtje i gjeta të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Për shembull, në të gjithë territorin e teatrit, në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla.”, deklaroi aktori.

Deklaratat e Ndrenikës morën hapësirën e tyre në një pjesë të medias shqiptare.

Por, ajo që mbetet pikëpyetja më e madhe është fakti se çfarë projekti i kanë treguar aktorit të mirënjohur ata personazhe, të cilët, nga shoqëria civile, konsiderohen si “oficerë të Erion Veliajt”.

Tender 600 mln lekë, rezultat sekret

Në 3 Korrik 2020, Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, shpalli tenderin “Studim – Projektim i Teatrit Kombëtar”, në vijim të një procedure tejet të kontestuar që nisi me shkatërrimin e godinës dhe të cilën Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si edhe organizma të shumtë të shoqërisë civile e konsiderojnë si “krim shtetëror kundër kulturës kombëtare”.

Tenderi ishte parashikuar me fond limit 600 milionë lekë (të vjetra) dhe do të mbyllej në datën 14 Korrik 2020.

Referuar deklaratave të aktorit Ndrenika, ai i ka parë skicat e Teatrit të ri në datën 21 korrik, pra rreth një javë pas afatit për mbylljen e tenderit.

Duke u nisur nga kjo e dhënë, rezulton se tenderi për Studim-Projektimin e Teatrit Kombëtar duhet të jetë mbyllur në afatin e parashikuar dhe duhet të jetë shpallur edhe firma fituese.

Por, të dhënat zyrtare, të konsultuar nga “Boldnews.al”, tregojnë se Bashkia e Tiranës, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka bërë publike kompaninë fituese, projektin e saj dhe cilët ishin pjesëmarrësit në garë.

Në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, procedura për “Studim – Projektimin e Teatrit” vijon të jetë ende e pambyllur, pa rezultat.

Autoritetet kontraktore, përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës, janë të detyruara ligjërisht të shpallin publikisht rezultatet e tenderit, menjëherë sapo mbyllen procedurat.

I vetmi rast kur rezultatet nuk shpallen, është ai kur operatorët konkurues ushtrojnë të drejtën e ankimit brenda 10 ditëve, afat i përcaktuar nga Ligji për Prokurimet Publike.

Në procedurën për “Studim – Projektim të Teatrit” nuk duket se ka pasur ankime. “Boldnews.al” verifikoi të dhënat zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik, nga ku nuk rezultoi asnjë ankesë për këtë procedurë të shpallur nga Bashkia e Tiranës.

Në këto kushte, situata mund të shpjegohet vetëm me dy mënyra;

  1. Bashkia e Erion Veliajt ka zgjedhur të zhvillojë procedura “në errësirë”, në kundërshtim me parimet e transparencës në prokurime publike;
  2. Tenderi për “Studim – Projektim të Teatrit” nuk është zhvilluar për arsye të ndryshme.

Kjo alternativë e dytë rëndon pozitën e artistëve Hervin Çuli e Altin Basha, të cilët i kanë “treguar skicat e reja” aktorit Robert Ndrenika.

Etiketa: projektiTeatriVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

19:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Socialistët marrin urdhrin, Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

18:31 : 17/09/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Ditën që u ngrit Bela, u noterizua vdekja e Veliajt”/ Bushati: Kryebashkiaku në burg me urdhër të Ramës

22:03 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

15:46 : 11/09/2025
Para

Bir Genti nënës kë të qash më parë!

TË GJITHA

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com