• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemia, eksperti Dasho sugjeron 10 hapa që duhen ndjekur: Jo një masë për të gjithë

08:25 : 04/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale sugjeron 10 hapat që duhen ndjekur lidhur me pandeminë e Covid-19, duke apeluar që të mos aplikohet një masë për të gjithë.

Dasho ndalet te grupet e konsideruara me risk, të cilat duhen trajtuar ndryshe nga grupet e tjera.

“Praktika për të favorizuar të moshuarit dhe personat me një kartë shëndeti të posaçme në përfitimin e shërbimeve në supermarket, administratë, etj. duke i mundësuar atyre një fashë orare të privilegjuar, p.sh. 8.00 me 10.00.

Mjete transporti të dedikuara për kategoritë në risk. P.sh. në çdo tre mjete, një i dedikohet të moshuarve apo bartësve të kartës së shëndetit.

Shpërndarje maska falas për këto kategori, madje jo maska artizanale apo kirurgjikale (të ashtuquajturat maska “solidare”) por maska që ofrojnë mbrojtje të shtuar siç janë maskat tip FFP2 ose FFP3”, janë 3 nga këshillat e ekspertit të shëndetit publik.

Lexo edhe:

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

Dasho sjell në vëmendje masat që u aplikuan në disa vende si Singapori apo Izraeli, që u përpoqën që në fillimet e epidemisë të aplikonin masa inteligjente që veçonin grupet në risk nga pjesa tjetër e popullatës.

“Përafrimi suedez, i vlerësuar i suksesshëm, pati dështimin e vet me të madh kur nuk arriti të parandalonte vdekjet nga COVID tek të moshuarit në shtëpitë e kujdesit. Së fundi, flitet se Britania e Madhe do të aplikojë të tilla masa duket vendosur kufizime të lëvizjes për personat mbi një kufi moshe të caktuar”, shprehet ai.

Postimi nga Erion Dasho

JO MË “NJË MASË PËR TË GJITHË”!

(One size does NOT fit all)

Që në fillimet e epidemisë së COVID, u identifikuar grupet vulnerabël, ata me më shumë gjasa se të tjerët që të prekeshin më rëndë nga virusi, të zhvillonin komplikacione të sëmundjes dhe të rrezikonin jetën prej tij. Këta ishin personat me moshë mbi 65 vjeç dhe personat e prekur nga sëmundje të caktuara kronike.

Për shkak se janë në kontakt me të sëmurët shumë më shpesh se të tjerët dhe për shkak se mendohet që ka një lidhje midis dozës infektuese dhe shkallës së gravitetit të sëmundjes, personeli mjeksor mund të përfshihet si grupi i tretë në risk lidhur me COVID-19.

Ndërkohë që masat anti-COVID përgjithësisht u bazuan tek parimi “një masë u shkon të gjithëve”, disa vende si Singapori apo Izraeli u përpoqën që në fillimet e epidemisë të aplikonin masa inteligjente që veçonin grupet në risk nga pjesa tjetër e popullatës. Përafrimi suedez, i vlerësuar i suksesshëm, pati dështimin e vet me të madh kur nuk arriti të parandalonte vdekjet nga COVID tek të moshuarit në shtëpitë e kujdesit. Së fundi, flitet se Britania e Madhe do të aplikojë të tilla masa duket vendosur kufizime të lëvizjes për personat mbi një kufi moshe të caktuar.

POR A FUNKSIONOJNË MASAT INTELIGJENTE?

Secili vend është i veçantë, prandaj edhe duhet të marrë masa në përputhje me nevojat dhe karakteristikat e veta. Në fund të fundit, risku për këdo, përfshi të moshuarit, nuk bëhet asnjëherë zero, por një tërësi masash mund t’a ulin atë në mënyrë të ndjeshme.

Një pjesë e masave MIDIS të cilave mund të zgjidhen nga çdo vend ato më të përshtashmet (feasible) do të ishin:

1. Praktika për të favorizuar të moshuarit dhe personat me një kartë shëndeti të posaçme në përfitimin e shërbimeve në supermarket, administratë, etj. duke i mundësuar atyre një fashë orare të privilegjuar, p.sh. 8.00 me 10.00.

2. Mjete transporti të dedikuara për kategoritë në risk. P.sh. në çdo tre mjete, një i dedikohet të moshuarve apo bartësve të kartës së shëndetit.

3. Shpërndarje maska falas për këto kategori, majde jo maska artizanale apo kirurgjikale (të ashtuquajturat maska “solidare”) por maska që ofrojnë mbrojtje të shtuar siç janë maskat tip FFP2 ose FFP3.

4. Bonus qiraje (p.sh. 10 mijë lek në muaj) që të moshuarit që jetojnë së bashku me fëmijët të kenë mundësi të marrin një banesë me qira deri në zbulimin e vaksinës.

5. Një fushatë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e kategorive në risk që ndërthur mesazhet për këtë moshë dhe mesazhet për personat e tjerë (p.sh. “të mbrojmë gjyshërit tanë”, etj.)

6. Përmirësim të ndjeshëm të trinomit testo-gjurmo-trajto për të mundësuar diagnozën e hershme dhe trajtimin e hershëm të personave që i përkasin kategorive në risk.

7. Hartim i protokolleve të veçantë për ndjekjen në shtëpi dhe spital të personave që i përkasin kategorive në risk.

8. Ndryshim i protokollit nga testo-gjurmo-trajto në testo-gjurmo-izolo për persona të jetojnë së bashku me prindër të moshuar apo me persona të prekur nga sëmundje kronike të caktuara.

9. Mundësi për të punuar nga shtëpia për të gjithë personat që u përkasin grupeve në risk dhe janë në marrëdhënie pune. Kur është e mundur, mund të konsiderohet edhe ndryshimi i përkohshëm i profilit të punës (p.sh. një person i gjykuar në risk që punon në një profil që ka kontakt të shtuar me njerëzit, mund të kalohet përkohësisht në një profil pune ku ky kontakt është më i reduktuar).

10. Caktimi i fashave orare të dedikuara për shëtitje, ushtrime fizike, madje edhe plazh për personat që u përkasin kategorive në risk. Për plazhet, si për transportin, mund të mendohen edhe plazhet e dedikuara për personat mbi 65 vjeç gjatë periudhës së epidemisë.

Sigurisht, këto masa nuk do t’a eliminojnë përhapjen e COVID midis të moshuarve apo personave të prekur nga sëmundje kronike, por do t’a reduktojnë ndjeshëm atë.

NËPËRMJET NJË TRAJTIMI TË DIFERENCUAR TË PERSONAVE QË U PËRKASIN GRUPEVE NË RISK, DO TË KRIJOHET MUNDËSIA QË PJESA TJETËR E SHOQËRISË TË KETË NEVOJË PËR MË PAK KUFIZIME DHE TË ZHVILLOJË NJË VEPRIMTARI EKONOMIKE DHE SOCIALE SA MË AFËR NORMALES!

KOHA PËR VEPRIM!

Etiketa: COVID 19dashomasa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Auditimi: Në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura urbane, të merren masa

08:05 : 12/09/2025
BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
AKTUALITET

“1 në 3 shqiptar nuk ka akses në ushqim të sigurt”/ Dasho: Kr*minale dhe e pafalshme

18:01 : 24/08/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë bashkëmoshatarin, nis në Gjykatën e Korçës seanca për masën e sigurisë ndaj 14-vjeçarit

14:11 : 17/08/2025
AKTUALITET

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u”/ Familja Cani: Të merren masa për të mbrojtur fëmijët

12:08 : 17/08/2025
Para

Humbi ndjeshmërinë në gjymtyrë nga virusi Vietnamez, instruktorja e fitnesit mëson sërish të ecë

TË GJITHA

“Diella po bëhet sterrë”, Berisha: Do të dërgojmë në Kushtetuese edhe ndryshimimin e rregullores së Kuvendit

14:50 : 16/09/2025

Rikthehet në burg Vangjush Dako, GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

14:39 : 16/09/2025

ABI Bank i futet ndërtimit, krijon shoqëri komandite për të ndërtuar resort 32 hektarë në Poro të Vlorës

14:30 : 16/09/2025

Aksidenti me disa të plagosur në Fier-Lushnje, ndërron jetë 60-vjeçarja

14:24 : 16/09/2025

Deputetët demokratë mblidhen në seli, Bardhi: Braktisëm sallën për shkak të shkeljes së Kushtetutës

14:15 : 16/09/2025

Maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

13:54 : 16/09/2025

“Në Kuvend ka bashkëpunëtor të krimit!”/ Këlliçi-mazhorancës: Krijoni komision për kartelet e d*ogës

13:53 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com