Humbi ndjeshmërinë në gjymtyrë nga virusi Vietnamez, instruktorja e fitnesit mëson sërish të ecë

Një instruktore fitnesi, së cilës iu dha një mundësi për mbijetesë prej 5% pasi u sëmur me një virus vdekjeprurës në Vietnam, është duke mësuar si të ecë sërish.

Mekala Osborne u sëmur pasi u infektua me virusin në Vietnam, teksa udhëtonte për në Azinë jug-lindore me një shoqe shtatorin e vitit të kaluar.

Instruktorja fillimisht zhvilloi simptoma të lehta gripi, por më pas u shtrua në spital. Ajo u vendos në një koma nga doktorët për shkak të pneumonisë së thellë që kaloi. Pas kësaj ajo arriti të shërohej nga virusi, por kishte humbur ndjeshmërinë në gjymtyrë.

LEXO EDHE  A do të ketë përballje me Mevlanin? Ledjana shuan kuriozitetin e ndjekësve

Tashmë, muaj më vonë, Mekala po mëson si të ecë sërish.