Mbyllet Veleçiku-Maliqi, ja skuadra që do të luajë në Kategorinë e Parë

Veleçiku ka triumfuar 2-1 kundër  Maliqit dhe do të jetë ajo skuadra që do të luajë në Katgeroinë e Parë sezonin tjetër.

Maliqi kaloi i pari në avantazh me anë të Muçollarit në minutën e 63’, i cili shënoi një perlë nga jashtë zone. Megjithatë kur të gjithë mendonin se Maliqi do të bënte ëndrrën realitet për të qenë në Kategorinë e Parë, erdhi edhe përmbysja e çmendur.

LEXO EDHE  Foto/ Mourinho mban premtimin, realizon foton me gazetarin për nder të babait të tij

Veleçiku barazoi shifrat në minutën e 89’ me anë të Shekajt, ndërsa Zaraj në minutën e 95’ bëri përmbysjen e çmendur për koplikasit, duke bërë që të jenë edhe për sezonin tjetër në Kategorinë e Parë.