‘Hë mo shefi, t’ia marr lekët gocës?’/ Ja si u vu në pranga mashtruesi që hiqej si ‘shoku’ i babait

Deri ku arrin fantazia? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjen jo vetëm ëndërrimtarët dhe krijuesit, por edhe mashtruesit. I fundit që ra në rrjetat e policisë u zbulua nga një vajzë e re që u bë viktima e tij me vetëm një telefonatë false.

Sipas procesverbalit që gazeta “Si” disponon ‘klienti’ hyri në dyqanin e prindërve të M. N ku ajo qëndronte në Tiranë.

Një burrë hyri në dyqan dhe ndërkohë hijerëndë po fliste në telefon. Ai pyeste dike tjetër që sipas fjalëve që i panjohuri përsëriste në telefon, ajo besoi që personi në anën tjetër ishte i ati. ‘Hë mo shefi, ku je në lokal. Unë nuk vij dot se e kam me nxitim.

Por paske gocën këtu, a t’ia marr kësaj?”. Pas kësaj bisede në telefon i panjohuri e pyeti M. N: “Sa lekë ke bërë xhiro deri tani?”

Kallëzuesja thotë në polici “besova që ai ishte duke biseduar me babin, ndaj nxora lekët nga arka dhe ai mori shumën e 10 mijë lekëve (të reja). Personi që e përdori këtë skemë pas hetimeve iu zbulua identiteti dhe ai rezulton se quhet A.C, banor i Kasharit, mosha 48 vjeç. Pasi ai i futi lekët në kuletë, mori telefonin dhe bëri sërish një telefonatë. Ia mora gocës tënde 10 mijë lekë, për pjesën tjetër do flasim”.

LEXO EDHE  Brataj: Tre masat që duhen zbatuar për të izoluar Covid-19

Por kjo bisedë në realitet nuk ishte kryer asnjëherë me babain e M. N.

“Menjëherë telefonova babain, i thashë që ia dhashë lekët shokut të tij, babai u çudit”, tregon e reja. Menjëherë pas këtij zbulimi babë e bijë janë vënë në ndjekje “të shokut”, i cili u kap në flagrancë prej tyre.

I pyetur nga policia 48-vjeçari u justifikua për mashtrimin dhe për rrjedhim për përvetësimin e 10 mijë lekëve. “E bëra për shkaqe ekonomike dhe veç kësaj isha dhe i pirë”, u mbrojt A.C, i cili do të dalë para drejtësisë për mashtrim.