• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

892 vendime në 3 muaj/ Yuri Kim: KLGJ të gjejë zgjidhje për plotësimin e vendeve në Gjykatën e Lartë

14:57 : 29/07/2020
në AKTUALITET, VETTING

Prezantimi i “Udhërrëfyesit për funksionimin e Gjykatës së Lartë” ishte qëllimi i takimit të organizuar nga projekti Justice for All (USAID), EURALIUS V, Këshillit të Lartë Gjyqësor me pjesëmarrjen e rëndësishme të drejtuesve të KLGJ, Gjykatës së Lartë si edhe Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, Ambasadorit të Delegacionit Evropian Luigi Soreca, etj.

Kryefjala e këtij takimi ishte funksionimi i Gjykatës së Lartë, i cili nënkupton se strukturat e përcaktuara me ligj, si ato gjyqësore edhe administrative, të jenë të ngritura në atë masë sa t’i lejojnë Gjykatës të trajtojë në shkallë të arsyeshme çështjet e prapambetura dhe ato të reja.

Megjithëse aktualisht Gjykata e Lartë funskionon me minimumin e anëtarëve të saj, Kolegji Administrativ, Civil dhe Penal i kësaj gjykate, kanë përballuar prej muajit prill, një punë voluminoze e cila evidentohet në marrjen e 892 vendimeve gjyqësore.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, theksoi se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata e Lartë po përballen me një situatë tejet të vështirë sa i përket funksionalitetit të kësaj gjykate.

Të dy institucionet e pranojnë që funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësor për gjyqësorin në Shqipëri dhe, çka është më e rëndësishme, për qytetarët e Shqipërisë. Aksesi në drejtësi mbetet një përparësi kyçe si për Këshillin, ashtu edhe për Gjykatën.

Lexo edhe:

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim vuri në dukje së sistemi gjyqësor në këto ditë duhet të bazohet pikë së pari tëk rritja e besimit të publikut dhe komunikimi mes palëve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin Reformën në Drejtësi dhe do të bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar Gjykatën e Lartë, funksionimi i së cilës lidhet me zgjidhjen e disa problemeve kryesore me të cilat përballet sot gjyqësori në Shqipëri”, tha Kim.

Ajo i kërkoi KLGJ-së që të gjejë zgjidhje sa më të efektshme dhe të shpejta për të plotësuar numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Edhe Ambasadori i Delegacionit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, theksoi se mungesa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë sjell mungesë të vendimmarrjes duke çuar në uljen e besimit të publikut tek gjyqësori dhe Reforma në Drejtësi. Për të zgjidhur këtë situatë, sipas Sorecas, është e nevojshme të bashkëpunohet dhe të komunikohet sa më shumë mes palëve me përgjegjësi dhe gadishmëri të madhe.

Ambasadori Soreca vlerësoi angazhimin e deritanishëm të tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe punën serioze të kryer prej tyre gjatë tre muajve të parë të emërimit në detyrë, si dhe vlerësoi maksimalisht vizionin e Zv.Kryetarit të kësaj gjykate mbi transparencën dhe publikimin në një kohë sa më të shpejtë të vendimeve dhe aktivitetit të gjykatës, për uljen e numrit të çështjeve gjyqësore.

Etiketa: Gjykata e lartekimKLGJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata e Lartë thërret mbledhje pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:47 : 07/10/2025
AKTUALITET

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025
AKTUALITET

Një reformë në drejtësi “vrastare”

11:13 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Reagon KLGJ: Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës!

19:45 : 06/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë reagon pas vrasjes së gjyqtarit: Sinjal alarmi për sigurinë e magjistratëve

18:48 : 06/10/2025
AKTUALITET

Votimi i dyshimtë! Naureda Llagami kërkon pezullimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

20:03 : 03/10/2025
Para

Do ti arrestonin burrin që kishte vdekur dy vite më parë, gruaja rrëzon SPAK

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com