• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista të hapura apo të mbyllura

18:45 : 24/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Ka një raport të Komisionit të Venecias të 2015-ës për listat e hapura dhe të mbyllura dhe sistemet zgjedhore proporcionale që kanë adoptuar njërën apo tjetrën metodë. Është mjaft interesant për gjetjet duke qenë se trajton dhe sistemet e tjera dhe i vë në një lloj shkalle krahasimi me të mirat dhe problematikën që ka secila prej tyre.

Nga 61 vende të marra në studim, pjesa dërrmuese e tyre, 56 vende kanë një sistem proporcional zgjedhor për zgjedhjet parlamentare. Dyzet e tre vende përdorin një sistem të mirëfilltë proporcional kurse 13 vende sistemin miks. Nga këto 56 vende që kanë sistemin proporcional, janë 25 syresh që kanë një sistem të listave të mbyllura, kurse 31 vende kanë listat e hapura ku votuesi mund të zgjedhë ndërmjet një ose disa emrash në listën e kandidatëve për subjektin politik. Ndërsa listat e mbyllura janë më të thjeshta në formë dhe menaxhim, listat e hapura përfshijnë një varietet më të gjerë, duke pasur përveç formave tradicionale të përzgjedhjes dhe renditjes mes disa kandidaturave, edhe sistemin e votës së transferueshme, votimin për më shumë se një parti, ose konceptin e listave bosh që shpërndajnë ulëset/vendet në parlament brenda listave.

Ndër 24 vendet që kanë sistemin e listave të mbyllura, ato ndahen mes atyre që kanë proporcional kombëtar dhe rajonal. Në sistemet me lista të hapura, shpërndarja e vendeve në listat e kandidatëve mund të bëhet në shumë mënyra. Ndërsa shtatë vende përdorin sisteme me një preferencë (Austri, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Hollanda, Polonia dhe Suedia), shumë vende të tjera përdorin sisteme me disa preferenca. Në kjo kategori e fundit, shtatë vende kanë një numër të preferencave fikse (Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kosova, Lituania, Peru dhe Sllovakia) ndërsa dhjetë vende kanë një numri i ndryshueshëm i preferencave, në varësi të numrit të vendeve që do të ndahen në elektorati (Armenia, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Bullgari, Islandë, Kirgistan, Letoni, Norvegji dhe San Marino).

Ka vende me sisteme me lista të hapura ku votuesit mund t’u heqin kryq kandidatëve të papëlqyer (Islandë, Letoni, Monako, Norvegji dhe Zvicër); vendet me një sistem ndër-votimi, d.m.th. ku votuesit mund të përzgjedhin kandidatët nga listat e partive të ndryshme (Lihtenshtajni, Luksemburgu, Monako dhe Zvicra). Ka edhe vende ku janë kandidatët të emëruar në zonat elektorale me një anëtar (Danimarka, Rumania); dhe vendet që përdorin sistemin me vota të vetme të transferueshme (Irlandë dhe Maltë).

Lexo edhe:

Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë

Vjedhja e zyrës së PD në Cërrik/ Alizoti: Tek kompjuteri kishim listat e sigurta të votuesve

Duhet të theksohet se në disa sisteme prania e pragjeve ose kushteve mund të kufizojnë shtrirjen e ndikimit që preferencat do të kenë në fund të fundit në shpërndarjen e vendeve brenda një liste. Megjithëse votuesit mund të shprehin preferencat e tyre, një numër kushtesh duhet të përmbushen para se të merren parasysh, siç janë pragjet ose caktimi i votave për listat pa asnjë preferencë për kandidatët në krye të listës. Kjo në përgjithësi rezulton në një situatë faktike me listë të mbyllur, përveç pengesave të tjera për efektivitetin e preferencës së votuesit të tilla si rrethet e nominimit apo kuotat për ekuilibrin gjinor.

Natyrisht ndikojnë dhe faktorë të tjerë si zgjedhja e votuesve për të ruajtur ekuilibrin gjinor, të konkurrencës brenda partive, të madhësisë së zonave elektorale, efekti i pragjeve elektorale, i modelimit të votave dhe efektet negative të zgjedhjeve komplekse. Duke marrë parasysh tërësinë e këtyre elementëve në dukje teknikë por në thelb politikë, aq më tepër përsa i përket realitetit shqiptar, i mëshojmë asaj që kemi thënë në vijëmësi që një sistem me lista të hapura, mundësisht me një zonë të vetme zgjedhore pse tre të tilla, me deri në 5 preferenca, por edhe ruajtjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore për mos deformim dhe dhunim të vullnetit të subjekteve politike, do të ishte sistemi më demokratizues dhe përfaqësues që do të hapte garën, do të rriste cilësinë e përfaqësimit dhe sillte një qarkullim të shëndetshëm të elitave drejtuese duke ruajtur dhe ekuilibrat përkatës.

Etiketa: kalemajlistatndryshime

Lajme të lidhura

BOTA

Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë

15:24 : 02/05/2025
AKTUALITET

Vjedhja e zyrës së PD në Cërrik/ Alizoti: Tek kompjuteri kishim listat e sigurta të votuesve

13:09 : 02/05/2025
HOROSKOPI

Parapërgatitje për një javë të rëndësishme, Meri Shehu zbulon shenjat e horoskopit që do t’u ndryshojë jeta

20:13 : 07/04/2025
AKTUALITET

Laska i përgjigjet Ramës: Listat i mbushëm me familjarë, jo me kriminelë siç bën ti

14:33 : 26/03/2025
AKTUALITET

Berisha sulmon partitë e reja: I frikshëm vendimi që futën familjarët në lista, janë paterica të Ramës

14:07 : 22/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Lista e Ramës përbëhet nga kandidatë me dosje në SPAK dhe patronazhistët famëzinj

14:41 : 15/03/2025
Para

"E dëgjove opozitën?"/ Maliqi-Ramës: Votoni hapjen e listave 100%, tregoni që s'jeni të kapur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Trump nënshkruan marrëveshjen ekonomike historike prej 1.2 trilionë dollarësh me Katarin

17:51 : 14/05/2025

Samiti/ Kush janë liderët që vijnë në Tiranë më 16 maj

17:45 : 14/05/2025

Tre emra në merkaton e Real Madridit, më i kushtueshmi vlen 90 mln euro

17:45 : 14/05/2025

Gjoni: Kaluan çdo lloj parashikimi! Rama bleu votat në çdo zonë

17:40 : 14/05/2025

Sampdoria prek fundin, bie në Serie C për herë të parë në histori

17:35 : 14/05/2025

Përplasen makinat me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

17:33 : 14/05/2025

Turneu i presidentit amerikan në Lindjen e Mesme/ Udhëheqësi i Katarit: Trump, “njeri i paqes”

17:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com