Tre ditët e ferrit/ Amber Heard: Johnny Depp hidhte shishe drejt meje si granata

Ish-gruaja e yllit të Hollywood Johnny Depp, Amber Heard, akuzon aktorin se ai ka hedhur drejt saj “si granata” të paktën 30 shishe vere e uiski, gjatë tre ditëve të tmerrit kur kishte pirë pareshtur.

Heard tha 57 vjeçari zbavitej teksa ajo tentonte të mbrohej prej tyre në incidentin e ndodhur në vitin 2015.

“Ai merrte shishet një nga një dhe i përdorte si granata drejt meje, si bomba, duke i hedhur një nga një në drejtimin tim,” është shprehur Heard.

Amber thotë se gjatë qëndrimit në Australi konsumi i alkoolit nga Depp kishte arritur kulmin dhe se ajo i shpëtoi jetën kur e bindi të ndalonte pijen.

Mes të tjerave dje në gjykatën e Londrës, Amber Heard pretendonte:

-Ajo mohon se i ka thyer gishtin Depp duke lëshuar një shishe drejt tij

-Heard thotë se pranoi fajin për sjelljen e dy qenve të saj ilegalisht në Australi, me qëllim të mbronte karrierën e Depp

-Heard thotë se Depp e goditur me kokë gjatë një sherri të dhunshëm

“Ndjeva që prapa meje po thyej diçka, u tërhoqa për t’u mbrojtur te bari por ai nuk ndalonte. Ndjeja copa xhami që më godisnin në krahë. Ai lëshonte të gjitha shishet që kishte aty pranë, në bar ishin rreth 30 shishe”, thotë Heard për incidentin.

LEXO EDHE  Publikohen pamjet/ Ja çfarë ndodhi mes Brunos dhe Hysenit në prapaskenë

Në lidhje me ndalimin e alkoolit për Depp, Heard thotë se një herë u detyrua të thyente përtokë një shishe sepse ishte “nevrikosur” me të pirin e tij, dhe kjo sipas saj bëri që ai të “zgjohej”.

Avokatja e Depp, Eleanor Laws sugjeronte se në fakt Heard kishte lëshuar shishe ndaj bashkëshortit.

Laws tha: “Ju morët një shishe dhe e lëshuat drejt kokës së tij, por shishja vetëm sa theu pasqyrën prapa tij. Ju morët një tjetër shishe dhe e lëshuat drejt tij me sa fuqi që kishit, duke e goditur në dorë, dhe kjo gjymtoi gishtin e Depp.”

Amber Heard i mohoi pretendimet. Në dëshminë e saj ajo shtoi se sytë e Depp ishin “të zinj ” teksa ai i thërriste “Të urrej, në djall vafsh”.

“Ai më lëshonte shishet plot me lëng, i lëshonte fort dhe me qëllim të më lëndonte. Unë i ulërisja, i lutesha të ndalonte. Tentova të vrapoj prapa tij por më kapi nga flokët dhe më rrëzoi në tavolinën e ping-pongut”, pretendon Amber.

Ajo tha më tej se Depp e ndoqi nëpër kuzhinë dhe e përplasi te frigoriferi duke i bërtitur: “Përherë kështu ma bën, ti më detyron t’i bëj këto”.